Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Libri në jetën tonë Empty Libri në jetën tonë

Tue 2 Feb 2010 - 16:37
A mund te shkruaje secili prej nesh nje liber?


Pjesa derrmuese e personave qe njoh mendojne se PO, fatkeqesisht kjo tregon se askush prej tyre nuk e ka kuptuar ende rendesine qe ofrojne librat tek lexuesit. Te shkruash, do te thote te ofrosh dicka me vlere. Sigurisht, eshte e pamundur qe te gjithe shkrimtaret dhe poetet te ofrojne te njejtat gjera persa i perket anes artistike. Por kjo eshte edhe ajo c’ka i diferencon ata, keshtu qe kemi njerez letrash qe u perkasin kategorive te ndryshme:

Cilesore: Ne kete kategori bejne pjese te gjithe ata individe te cilet ofrojne ndihmesen e tyre ne fusha te caktuara, per shembull ne mjekesi cdo zbulim i ri avancon situaten aktuale te mjekesise ne pergjithesi dhe jo vetem, keshtu qe mungesa e nje pene te denje per ta percjelle kete hap te ri tek lexuesit, dhe profesionistet perkates shpesh na drejton ne “MONOPATIN E INJORANCES” te fakteve me te rendesishme te jetes sone.

Argetuese: Ne kete kategori bejne pjese te gjithe ata shkrimtare dhe poete te cilet kane si qellim te vetem “argetimin” e zemrave te lodhura nga rutina e perditshmerise, qe jane te “etura” per kete stil te vecante shkrimesh. Shpesh brenda vargjeve gjejne vetveten te shfaqur ne forma te ndryshme.

Cfare e ben nje liber te rralle?

Sic e dime te gjithe, botimet e librave, gazetave dhe shkrimeve ne pergjithesi kane nje zanafille prej 500 vjetesh. Gjithesesi vetem nje pjese e tyre mund te konsiderohen si te rralla. Rezistenca ne vite e ketyre librave shoqerohet padyshim me cilesine maksimale qe ato kane, disa mund te kene vlera artistike, ca te tjera shpirterore e keshtu me rradhe.

Ku mund t’i gjejme keta libra te rralle?

Varet, nuk do te thote se po te shkosh ne nje librari te madhe, do kesh patjeter mundesine te shfletosh nje liber me vlere. Madje mund te them se ne biblotekat personale mundesite jane me te medha per te gjetur nje liber te tille. Per vete faktin se qellimi kryesor i koleksionuesve te ketyre librave nuk eshte “fitimi”, keshtu qe ne nje te ardhme nje liber te thjeshte ta “pagezojne” si te rralle. Gjithashtu ekzistojne edhe faqe te ndryshme elektronike qe ofrojne shitjen e ketyre librave.

A kane te njejten vlere te gjithe librat e vjeter?

Vete fakti qe disa libra jane shkruar dhjetera, qindra vite me pare, automatikisht i shnderron ne libra me vlere. Rendesia e tekstit, viti i botimit, gjendja e pergjithshme e librit dhe cmimi do te percaktojne vleren perfundimtare te librit. Librat qe jane konsideruar si me te vlefshem jane ata qe jane botuar para vitit 1501, librat ne anglisht qe jane botuar para vitit 1641 dhe ata qe jane botuar ne Amerike para vitit 1801.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi