Elbasan, plagosen tre persona
Wed 23 Mar 2011 - 18:05
Pasditen e së martës, në qytetin e Elbasan janë regjistruar të shtëna armësh, nga ku kanë mbetur tre të plagosur.
Burimet lokale të policisë së Elbasanit bëjnë me dije se tre persona janë plagosur me armë gjahu pas një konflikti banal mes tyre.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Tiranë, pranë metalurgjisë.
Shtetasi Adem Boriçi pasi ka debatuar me ka qëlluar drejt Mejtim Trokes dhe Arben Xhani, përkatësisht 40 dhe 39 vjeç, duke u shkaktuar plagë në trup.
Më pas këta të fundit i marrin armen Boriçit dhe qëllojnë mbi të, duke e plagosur edhe atë.
Pas ekspertimeve policia i arrestoi të tre të plagosurit rreth mesnatës dhe ka mundur të zbulojë se konflikti ka nisur mes tre personave për shkak të konkurencës së shtrirjes së televizioneve kabllore në zonë.
Të dëmtuarti janë dërguar menjëherë në Spitalin e Elbasanit, për të marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Adem Borici akuzohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë, ndërsa dy të plagosurit e tjerë për plagosje të rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi