Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kaltrina i rikthyehet skenës me videoklipin e saj “Zero” Empty Kaltrina i rikthyehet skenës me videoklipin e saj “Zero”

Sat 26 Mar 2011 - 15:39
Ani pse këngën në fjalë e kishte realizuar vitin që shkoi me të
cilën ishte prezantuar edhe nëprogramet festive të fundvitit, Kaltrina
pati nevojë për ca kohë për t’i realizuar kësaj kënge edhe
klipin.“Klipin e kam lansuar javën e kaluar, madje nuk kam pasur mundësi
të jap intervista, sepse nuk isha mirë me shëndet e më pas udhëtova për
në Zvicër, e ndoshta edhe fansave të mi u kam mbetur borxh t’u tregoj
më shumë detaje”, ka thënë Kaltrina Selimi për ‘InfoPress’, ndërsa
tregon edhe përshtypjet e para për klipin e saj.“Ka dalë një klip i
mirë, i thjeshtë. Si zakonisht, nuk kam dalë shumë nga vetja. Jam
munduar t’i përshtatem stilit tim. Por ka qenë një vonesë paksa në
realizimin e tij, meqë koha e ftohtë na i ka shtyrë xhirimet”, shton më
tej këngëtarja.Ajo tregon edhe arsyet e udhëtimit drejt Zvicrës, duke
treguar njëkohësisht edhe për angazhimet aktuale dhe të rejat pasuese
rreth saj.“Në Zvicër isha për shkak se kam pasur koncerte, të cilat kanë
qenë të aranzhuara më herët. E aktualisht jam më shumë e angazhuar
rreth intervistave, por edhe mbrëmjeve të ndryshme muzikore. E
gjithashtu jam në kontakt me disa kompozitorë për të punuar edhe një
këngë tjetër të cilën besoj se do ta lansoj në fillim të sezonit veror”,
ka përfunduar Kaltrina.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi