Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjendet i vdekur pas njëzet ditësh Empty Gjendet i vdekur pas njëzet ditësh

Tue 29 Mar 2011 - 15:37
Gjendet i vdekur pas njëzet ditësh Tirana-qetesi
Një 72-vjeçar është
gjetur i vdekur në apartamentin e tij, ku jetonte i vetëm prej disa
vitesh. Todi Haxhijakovi, i lindur në Elbasan dhe banues prej vitesh në
Tiranë, nuk ishte i martuar dhe kishte vendosur të kalonte jetën i
vetëm.

Kohën e lirë, ai mendohet se e kalonte në internet, pasi ishte regjistruar në disa rrjete sociale.

Sipas të dhënave, ai është gjetur i vdekur nga forcat policore, kur kanë
hyrë nga dritarja, pasi fqinjët kishin njoftuar për një aromë të rëndë
që vinte nga banesa dhe që askush nuk përgjigjej aty.

Dje paradite, banorët e një pallati të ri përballë njësive bashkiake 1
dhe 2 në Tiranë kanë telefonuar në sallën operative, duke dhënë alarmin
për një aromë të keqe që vinte në pallat.

Ata kanë treguar se aroma vinte nga apartamenti i katit të tetë të
pallatit, ku ishte trokitur disa herë, por që askush nuk përgjigjej.

Në këto kushte, me t’u njoftuar, në vendin e ngjarjes kanë shkuar
shërbimet e Komisariatit nr. 1, të cilat kanë trokitur në derën e
apartamentit, por nuk është përgjigjur askush.

Aroma është bërë edhe më e padurueshme, duke të lënë përshtypjen e
ndonjë njeriu të vdekur. Kështu, policia ka thirrur zjarrfikëset dhe nga
pjesa e rrugës “Mihal Grameno”, duke zgjatur shkallët, forcat
zjarrfikëse kanë hyrë në këtë apartament nëpërmjet ballkonit.

Kur kanë hyrë brenda është gjetur i vdekur 72-vjeçari Todi Haxhijakovi.
Në vendin e ngjarjes janë thirrur menjëherë ekspertët e Mjekësisë
Ligjore, por edhe ekspertët e kriminalistikës, të cilët kanë bërë
këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe ekzaminimin e trupit të pajetë, që u
dërgua në morgun e Tiranës.

Nga orët e pasdites, mjekët ligjorë u shprehën se vdekja e të moshuarit
ka qenë natyrale, por nga ana tjetër rezulton se ai kishte vdekur rreth
20 ditë më parë.

Duke qenë se jetonte i vetëm dhe nuk kishte shumë vizita, askush nuk e
ka konstatuar një gjë të tillë, deri dje kur kundërmoi era e rëndë në të
gjithë pallatin.

Për vdekjen e tij, autoritetet kanë njoftuar familjen e vëllait, i cili
jeton në Elbasan, pasi në Tiranë nuk ka asnjë person tjetër të familjes,
meqë kishte jetuar beqar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi