Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pertacia Shqiptare Empty Pertacia Shqiptare

Sat 2 Apr 2011 - 1:41
Artikullin e meposhtem e lexova tek Speketer dhe e solla sepse me acaroi nervat. Flet per ata qediplomohen ne Shqiperi dhe qe "detyrohen" te ikin jashte shtetit pasi nuk gjejne dot pune. Personi qe pershkruhet nuk mund te pranonte per nje vit te punonte si ndihmes avokat me 200,000 leke pasi kjo shume "nuki dilte per veten, jo me per te kursyer." Per cfare dreqin i duhet njepersoni te sapo-diplomuar ne Shqiperi nje rroge mbi 200,000 leke te vjetra? Sa dreqin kerkon te paguhet ne nje vend ku te ardhurat mesatare
jane tek 60-70 dollare ne muaj. Ne Shqiptaret jemi njerez pertace, hunde-perpjete, dhe mburravece te kote. Personi ne artikull po perpiqet te iki ne Sh.B.A. tek familja dhe kur te vije ketu ate pune qe s'donte ta bente aty do ta enderroje sepse ketu do te perfundoje si kamarier osepjata-lares. Eh, njerez te humbur. Pertacia Shqiptare Frown

Studentët, në udhëkryq pas diplomës

Nga Elda Spaho

Armand Zerka ka mbaruar para një viti fakultetin e Juridikut në Tiranë
dhe është i papunë. “Nuk ma merrte kurrë mendja që të ngelesha kështu,
para se të hyja në shkollë të lartë. Mendoja se të mbaruarit e një
fakulteti zgjidhte shumë gjëra, por në fakt problemet fillojnë tani”,-
thotë ai.

Pasi e ka kaluar gjithë verën e nxehtë të kryeqytetit duke bredhur
poshtë e lart për të gjetur një punë të hajrit, pogradecari i ri, më së
fundi, i ka dorëzuar armët. Tani e ka ndarë mendjen: do të shkojë në
Amerikë, tek familja e vet. “Nuk do të ikja nëse do të hyja në një punë
të mirë, që lidhet me atë çka kam studiuar. Por tani nuk kam ç’të bëj
më”. I bindur se në Shqipëri nuk do të mund të gjejë hapësirë, Armandi
ka hequr dorë përfundimisht nga çdo lloj përpjekjeje për të gjetur
ndonjë vend pune. Të gjitha energjitë dhe çastet e lira po i shkrin për
të nxjerrë vizën e dokumentet që i duhen për të shkuar në Amerikë.
Ai ka qëlluar me të vërtetë me fat, të paktën ka shanse që të shkojë në Amerikë dhe familjen e vet që e pret atje.

Të tjetët, në mëshirë te fatit

Teksa tymos cigaren, në njërin nga lokalet e Qytetit Studenti në Tiranë,
Armandit i kujtohen të tjerë studentë që pasi kanë mbaruar studimet,
kanë ngelur me gisht në gojë. “Dy shokët e mi nga Erseka, (nuk e di nëse
atyre u pëlqen t’ua them emrat, kështu që s’po ua përmend), mbaruan
studimet bashkë me mua dhe punojnë si kamarierë, këtu në Tiranë. Ndërsa
një tjetër shok i imi, nga Kukësi, vazhdon të jetë akoma dhe sot i
papunë”. Dhe lista vazhdon. Shumica e studentëve që dalin nga shkolla
ngelen pa punë. Ose punojnë diku tjetër, në punë nga më të rëndomtat,
por rrallë në profesionin e tyre. “Për këtë të jesh e sigurt”,- thotë
Armandi.

Në mes të rrugës
Në një vend si Shqipëria, ku papunësia është pjesë e së përditshmes,
ndoshta mund të mos bëjë kushedi se sa përshtypje fakti që mbarimi i
studimeve të larta nuk të garanton ndonjë vend pune. Por në fakt është,
për sa kohë që një person investon para e kohë për t’u arsimuar dhe për
sa kohë që një gjë e tillë nuk i jep ndonjë avantazh të dukshëm. Të
paktën jo në fillim.
Ministria shqiptare e Punës dhe Çështjeve Sociale ka një strategji
punësimi, një kapitulli i tërë i së cilit i kushtohet rinisë. Por
zëdhënësit i saj, Naim Zoto, tregon se ata që mbarojnë shkollën e lartë,
nuk trajtohen si kategori më vete. Nuk ka politika të veçanta për
punësimin e tyre. Dhe jo sepse janë të rinj e plot shëndet, por sepse
këta njerëz nuk futen në grupet e rrezikuara. “Janë të tjera kategori
ato për të cilat ne kemi politika të veçanta punësimi. Këtu hyjnë njerëz
me probleme e halle, grupe të margjinalizuara”,- thotë Zoto.

I punësuar për të mbijetuar

Ndodh rëndom që pas studimeve të larta, të rinjtë përfundojnë si
pjatalarës ose shitëse nëpër butikë. Në rastin më të mirë, mund të futen
në ndonjë firmë ose kompani që i shfrytëzon si kafshë dhe i paguan
shumë pak , për dy ose tre muaj. Mund edhe të mos i paguajë, përderisa
askush nuk i kontrollon dot. “Një gjë e tillë ndalohet me ligj, por nuk
mund të kontrollohet, edhe pse ndodh”,- thotë Zoto. Kjo quhet periudha e
provës, po deshe ta kalosh, duhet të shtrëngosh dhëmbët e t’i
përvishesh punës. Ndodh njëlloj si nëpër rrobaqepësitë ose këpucaritë më
të humbura dhe askush nuk do t’ia dijë se ti ke qenë ndër më të mirët
në fakultet. “Ky është kapitalizmi dhe të rinjtë duhet të çajnë
fillimisht vetë, të paktën sa të sigurojnë një farë eksperience”,- thotë
zëdhënësi i Ministrisë së Punës.

Eksperienca?!
Kur kujton eksperiencën, Armand Zerkës i vjen për të qeshur. Edhe ai ka
dashur ta vërë mënjanë nja dy vjet punë, por s’mundi dot. Verën e
kaluar, një studio legale pranoi që ai të punonte aty si asistent. Pasi u
mendua mirë e mirë, Armandi refuzoi , edhe pse vend më të mirë se ky, e
dinte që për momentin nuk do të gjente. Arsyeja ishte e thjeshtë. Ai
duhej të punonte maksimumi me 20 mijë lekë të reja në muaj. “Që mua nuk
më dalin as për veten, le pastaj për të kursyer, as që bëhet fjalë”,-
thotë Armandi. Si rregull, nëse mbaron fakultetin juridik dhe dëshiron
të japësh konkursin për t’u bërë avokat, duhet të kesh punuar një vit më
parë si asistent-avokat. Kjo do të thotë që do të punosh për tjetrin
një vit të tërë, me një rrogë shumë të vogël. Armandi përmend raste kur
të njohurit e tij , që kanë punuar nëpër studio avokatie, kanë bërë punë
nga më të ndryshmet, deri edhe postier, për të marrë vërtetimin se ata
kanë punuar aty një vit.

Projekti i nxitjes së punësimit
Ajo çka bën Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale për të punësuar
ata që dalin nga dyert e fakulteteve është monitorimi i tregut të punës
dhe kërkesave të tij. “Një gjë të tillë e bëjnë zyrat tona të punës, në
çdo rreth”,- thotë Zoto. Përveç kësaj, ka vite që ekziston dhe
praktikohet (të paktën kështu pohohet) një projekt i nxitjes së
punësimit. “Fondi i këtij viti është 200 milionë lekë të reja”,- sqaron
zëdhënësi. Projekti parashikon që nëse një firmë, pranon të punësojë një
ose disa persona, shteti i garanton të punësuarit një rrogë prej 10
mijë lekësh të reja në muaj (rroga minimale siguracionet). Pjesën tjetër
të rrogës e vë pronari, natyrisht që punëtori punon vetëm për të.
Gjithçka bëhet në bashkëpunim me zyrat e punës, por shihet se studentët
janë ata që përfitojnë më pak nga ky projekt.


Eksperienca botërore
Politikat e punësimit për të gjithë ata që mbarojnë studimet e larta
janë shumë të zhvilluara në vendet kryesore të botës. Për vetë faktin se
nëpër universitete gjendet truri, politikanët dhe shkencëtarët e
ardhshëm. Nga Vendet e Ulëta (Danimarkë, Suedi, Hollandë, Norvegji e
Finlandë) vjen një shembull shumë domethënës. Që në kohën kur janë ende
studentë, të rinjtë e kanë një vend pune, me gjysmë rroge, që quhet
part-time. Shteti ndërmjetëson çdo vit futjen e projekteve të punësimit
nëpër fakultete dhe përveç kësaj, autonomia e universiteteve bën që këto
të fundit të lidhin marrëveshje e bashkëpunime me firma e kompani që
janë të interesuara për të thithur studentët. Ndërsa Armandi tregon : “I
vetmi projekt që më është ofruar gjatë katër viteve që kam studiuar në
fakultetin Juridik ka qenë një i SHIK-ut. Dhe ky projekt nuk më kërkonte
që të bëhesha jurist, por thjesht një shiks. Sigurisht që nuk pranova".
Një shembull tjetër që dëshmon mbi politikat që mund të ndërmarrë shteti
mbi punësimin e njerëzve që mbarojnë shkollën e lartë sjell edhe
Japonia. Pas Luftës së Dytë Botërore, qeveria japoneze financoi mijëra
nga studentët më të mirë për të shkuar në universitetet më të mira të
SHBA. Dhe kur u kthyen, këta studentë, kishin se çfarë t’i jepnin vendit
të tyre.


Spekter
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi