- Ak-47Anetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 35
Postime : 13657
Hobi : Cdo gje
Vendndodhja : Tirane
Anetaresuar : 10/02/2011
Si mund ti njohim armiqt tan???
Thu 7 Apr 2011 - 20:27
Si mund t’i njohim armiqtë tanë
Një gjë e tillë nuk është punë aq e lehtë për laikët. Megjithatë unë do të përpiqem t’ua shpjegoj që edhe ju të mësoheni që edhe ju të mund të gjykoni më drejtë njerëzit e rrethit ku jetoni.
Ekzistojnë disa indicje, të cilave duhet t’i kushtojmë rëndësi. Tiparet që do t’i përmendim nuk na tregojnë me çdo kusht kemi të bëjmë me armikun porse na japin mundësi të ushtrojmë për t’i kuptuar njerëzit me „gjuhën e trupit“, ashtu që të mund të gjykojmë më drejtë rreth njerëzve me të cilët kemi të bëjmë.
Kur të takoni në rrugë fqiun tuaj, me të cilin gjithmonë keni zhvilluar ndonjë muhabet e tash nuk don të flasë me ju. JO vetëm që nuk don të flasë me ju por edhe largohet nga rruga që të mos ndeshet me ju e të mos ju shikojë në sy.
Kur dikush gjetë bisedës nën katër sy, nuk mund t’ju shikojë në sy, tregohet i shqetësuar në praninë tuaj dhe gjatë bisedës me ju i përpërit sytë e madje edhe permanent shikon diku tjetër përtej jush e nuk ju dëgjon me vëmendje kur jeni duke folur. Këto mund të jenë tiparet kryesore që tregojnë për armiqësinë apo dashakeqësinë e ndonjë personi ndaj jush.
Megjithatë vlen të përmendet në mënyrë të veçantë kur nën praninë e palës tjetër ndjeni njëfarë ftohtësie të vërtetë, kur ta shihni se si i rrotullon sytë e kur t’ju kapin mornicat në shpinë gjatë përshëndetjes me dorë. Në këtë rast është më së miri „ta dëgjoni“ se ç’ju thot barku.
Kur të ndjeheni me të vërtetë jo këndshëm e me dëshirë që të largoheni sa më shpejt nga ai person, në këtë rast mund të jemi të sigurtë se kemi të bëjmë me një sinjal alarmues, i cili nuk duhet të lihet pasdore në asnjë mënyrë. Këtu mund të bëhet fjalë për hukamën (fantazmën) e një njeriu egoist e dashakeq.
Kujdes i jashtëzakonshëm lypset sidomos në ato raste kur kemi të bëjmë me njerëz shtinjakë. Është me të vërtetë vështirë të dallohet se kush ka mendim të sinqertë ndaj nesh dhe kush dëshiron të na bind se ka simpati ndaj nesh?
Armiqësia e mbuluar, për fat të keq, sot e tërë ditën është mjeti më i preferuar për të manipuluar me njerëz. Kur dikush luan (shtiret se) rolin e mikut dhe kinse tregon interesim për ne, përderisa faktikisht don t’ua bëjë ndonjë të keqe kurse ne e hetojmë tepër vonë një qëllim të tillë. Kjo, siç thot fjala jonë popullore: „Para syve ta bën se s’ke me të e pas shpine ta bën varrin“.
Nëse e keni pasur rastin për të përjetuar raste të tilla si këto, nuk do të kishte qenë keq sikur të kishit menduar edhe një herë pak më thellë lidhje me këto, me qëllim që të mësonit pak më shumë nga përvojat dhe përjetimet e tilla. Në këtë mënyrë do të ishit në gjendje më të mirë për të nxjerrë konkluzione më të qarta.
Më së lehti nga të gjithat e kemi kur dikush na e tregon në sy se çfarë mendimi ka për ne.
Lidhje me njerëzit e tillë nuk duhet as ta çani fort kokën, meqenëse këta nuk mund t’ju ndihmojnë në përparimin tuaj

- ZhakuKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 475
Hobi : teknollogji
Vendndodhja : tirana
Anetaresuar : 09/04/2011
Re: Si mund ti njohim armiqt tan???
Sun 10 Apr 2011 - 20:47
e j armikun gjithmon e ke perpara syve eshte shoku jot qe mund te shprehet i gateshem per ty i ka dhen provat koha
- VizitorVizitor
Re: Si mund ti njohim armiqt tan???
Sun 10 Apr 2011 - 20:50
po ku njihen armiqte e luajn rolin e tyre shume mire kur e merr vesh ti ka ik treni
- Ak-47Anetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 35
Postime : 13657
Hobi : Cdo gje
Vendndodhja : Tirane
Anetaresuar : 10/02/2011
Re: Si mund ti njohim armiqt tan???
Thu 30 Jun 2011 - 17:51
kollaj fare thuaj eshte i shar ai qe me ka inat dhe dalin veta ta pastaj
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi