Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Problemet e zemrës Empty Problemet e zemrës

Sat 9 Apr 2011 - 0:18
Problemet e zemrës Spitali-grek08
Çështje të
kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë moderne do të jenë në fokusin e një
konferencë shkencore pranë spitalit “Hygeia” në Tiranë.


Problemet kardiake janë të shpeshta
në pjesën më të madhe të popullsisë, ndaj mjekët e konsiderojnë mëse të
domosdoshëm trajtimin e problemeve të sëmundjeve të zemrës.

“Bëhet fjalë për përdorimin e tenkologjisë së avancuar në trajtimin e të
sëmundjeve të zemrës. Mund të përmend vetëm infarktin e miokardit ku
për këtë sëmundje bëhet një diagnostikim i shpejt dhe ndërhyrjet e tjera
që e kthejnë këtë patollogji nga një sëmundje minimalisht invalidizuese
dhe maksimalisht vdekjeprurëse, në një patollogji ku pacienti mund të
shkojë të pasnesërmen në punë”, është shprehur Edvin Dado, mjek
kardiolog.

Mjekë të njohur kardiologë shqiptarë dhe të huaj do të shkëmbejnë
përvoja të tyre në lidhje dhe me teknologjinë avancuar për trajtimin e
sëmundjeve të zemrës, sidomos për ato sëmundje që kërkojnë ndërhyrje
kirurgjikale.

“Në konferencë do të sillen tematika nga më interesantet, përsa i përket
trajtimeve kirurgjikale me teknikat dhe teknologjinë më të avancuar që
ekzistojnë sot në komunitetin evropian. Kjo duke filluar që me
proçedurat e trajtimit kirurgjikal miniinvaziv e deri në trajtimin e
sëmundjeve më komplekse siç është kirurgjia e aortës apo bypass-et me
grafte arteriale”, deklaroi Edvin Prifti, mjek kardiokirurg.

Vetëm në një periudhë 7 mujore në spitalin “Hygeia” janë kryer rreth
100, ndërhyrje kirurgjikale të pacientëve me probleme kardiake.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi