Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Talentët shqiptarë i rrëmben skena ndërkombëtare Empty Talentët shqiptarë i rrëmben skena ndërkombëtare

Mon 11 Apr 2011 - 19:14
Një ditë pasi Melinda Ademi kishte lënë pa fjalë amerikanët
me zërin dhe historinë e saj familjare, ajo u bë femra më e re e një
shtëpie diskografike në ShBA. Me nënshkrimin e kontratës, vajzës
17-vjeçare i ishin ndaluar edhe intervistat. Kësisoj, ajo kishe shkuar
në rundin e dytë të “American Idol” me një kontratë në xhep. Fatin e
njëjtë e ka pasur edhe kosovarja tjetër nga Peja, Vanesa Krasniqi, që u
zbulua në “German Got Talent.Ajo tashmë është duke realizuar albumin e saj të parë në një studio
në Gjermani. Një tjetër shqiptar nga Presheva, Fatlum Musliji, i njohur
me vallëzimin robotik në finalen e “Grössten Schw
eizer Talente”, i
mbajtur dy javë më parë, ka siguruar një kontratë. E të premten e kaluar
kosovari tjetër Ardian Bujupi ka hyrë në pesën e finalistëve në
“Superstar” në Gjermani. Mbi 20 kompani diskografike janë të interesuara
për të.Për të gjithë këta, vendi i origjinës së tyre mbetet vetëm i tillë
dhe jo një vend ku ata do të mund të ndërtonin një ëndërr. Arsyen e
kësaj e dinë mirë produ
centët kosovarë, sipas të cilëve Kosova nuk ofron
asgjë për ta. Kësisoj, këta talentë shqiptarë mund t’i shohim vetëm në
televizor ose në ndonjë koncert në vendin tonë, që sipas producentëve
kosovarë është zor të ndodhë.Karrierë sa më larg vendlindjesPërpos zërit, Melinda Ademi në historinë e saj në “American Idol”-
kishte rrëfyer për gjithë sakrificën e familjes së saj për të dalë nga
Kosova. Vetë do ta zbulonte se Kosova është vetëm vendlindja e saj dhe
jo një vend ku do të mund të bënte karrierë.“Dua ta falënderoj familjen time që janë këtu në Amerikë dhe me këtë më
është dhënë mundësia që të jetoj këtu. Po të isha në Kosovë nuk do të
kisha ndonjë mundësi që të zhvilloja talentin dhe t’i hyja rrugës së
muzikës”, kishte thënë Ademi.
Disa javë më vonë ajo as nuk do të mund të jepte intervistë për ndonjë media nga Kosova.
“Jam pjesë e një shtëpie diskografike dhe ata më kanë thënë që nuk guxoj
të flas për asnjë media”, ka thënë Ademi, duke iu përgjigjur kërkesës
së gazetës për një prononcim.
Me kontratë dhe me shumë angazhime në Zvicër është edhe talenti tjetër
që përfundoi në dhjetëshen e parë të showt, që zbulon talente në Zvicër,
Fatlum Musliji.
“Me gjithë dëshirë do të flisja për një gazetë nga Prishtina, por unë
thjesht jam i zënë këto kohët e fundit dhe e kam të pamundur”, ka thënë
ai.
Ndërsa në pyetjen e gazetës, që nëse ai mendon që të kthehet në Kosovë për të vazhduar karrierën, ai përgjigjet shkurt.
“Kjo që po përjetoj këtu është një ëndërr të cilën as në Preshevë, vendi
ku kam lindur, e as në Kosovë nuk mund ta ndiej e realizoj”, ka thënë
Musliji.
Talenti tjetër i zbuluar këtë javë në Gjermani, e që para dy ditësh hyri
në pesëshen e finalistëve në “Deutschland Sucht den Superstar”, Ardian
Bujupi, ka thënë se nuk guxon të flasë për media pa përfunduar show.
“Ky është rregulli. Por mund të them se ka shumë kompani të interesuara
për mua”, ka thënë Bujupi. Siç raporton televizioni RTL, për Bujupin
janë të interesuara mbi 25 shtëpi diskografike jashtë Gjermanisë, përpos
atyre vendore.
Në pozicion të njëjtë është edhe Vanesa Krasniqi, e zbuluar dy vite më parë në po të njëjtin show.
“Duhet të kontaktoni me kompaninë që më menaxhojnë”, ka thënë Krasniqi.
Siç raportojnë mediat në këtë shtet, Krasniqi është duke u bërë gati që
të dalë me një këngë të re në tregun gjerman.
Kthimi i talentëve në Kosovë – mision i pamundur
Pikërisht Vanesa Krasniqi ka qenë në shënjestër të një producenti
kosovar. Por ai ishte kthyer duarthatë nga vizita e para një viti në
Gjermani.
Genc Prelvukaj, producent i “GR Entertaiment”, ka një përvojë të keqe në tentimin e tij për të sjellë Krasniqin në Prishtinë.
“Ne shkuam për të folur me të, mirëpo ajo vetëm kishte lidhur kontratë
me një shtëpi diskografike. Prandaj ne nuk mund as të diskutonim për
këtë gjë me Vanesën”, ka thënë Prelvukaj. Sipas tij, sjellja e këtyre
talentëve në Kosovë është e pamundur, sepse kompanitë jashtë veprojnë
brenda orëve për të marrë përsipër talentë të rinj. Kësisoj, producenti
kosovar ka mbetur jashtë loje.
“Producentët ndërkombëtarë ofrojnë kontrata me miliona, përderisa
gjendja financiare në Kosovë nuk është e atij formati”, ka thënë ai.
Kompozitori Florent Boshnjaku nuk fajëson talentët e shumtë shqiptarë për refuzimin që i bëjnë Kosovës.
“Ajo çka ky vend u ofron atyre është një ligj që nuk i mbron dhe një
treg që vepron në anarki. Nuk kanë ndonjë arsye të vijnë këtu”, ka thënë
Boshnjaku.
Sipas tij, secili producent që punon në Kosovë e ka të zorshme që të
investojë në njerëz të rinj, sepse nuk ka ligj që e mbron punën e tyre.
“Këtu nuk funksion kontrata e në skenën ndërkombëtare nëse një këngëtar
nënshkruan një kontratë, kompania merr përsipër të gjitha detajet për
atë këngëtar. Pra, një kompani merret me gjithçka dhe artisti nuk ka
asgjë në dorë”, ka theksuar Boshnjaku.
E Genc Prelvukaj ka folur edhe si zyrtar në Ministrinë e Kulturës. Sipas
tij MKRS-ja vetëm do të mund të përkrahte ndonjë iniciativë private.
“Kjo është punë private e dikujt, pra biznes, dhe roli i Ministrisë së
Kulturës është të mbështesë nëse dikush ka një projekt serioz”, ka thënë
Prelvukaj në cilësinë e këshilltarit për rini të ministrit të Kulturës.
Ky i fundit me të ardhur në krye të institucionit më të lartë kulturor
në vend kishte premtuar se rregullimi dhe funksionimi i ligjeve do të
jetë njëri prej prioriteteve të tij. Por kjo deri më tani ka mbetur
vetëm premtim.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi