Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Pranga të riut, kapet me 13 kg drogë në autobusin e linjës Gjirokastër-Tiranë Empty Pranga të riut, kapet me 13 kg drogë në autobusin e linjës Gjirokastër-Tiranë

Thu 14 Apr 2011 - 13:03
GJIROKASTER – Lajmifundit – Një 26-vjeçar u arrestua sot nga policia e Gjirokastrës teksa po transportonte 13 kilogramë drogë marihuanë.
Lajmi u bë i ditur nga policia lokale e cila theksoi se shtetasi Ardit Bacja nga Gjkirokastra, u arrestua pas një kontrolli në autobusin e linjës Gjirokastër-Tiranë. Kontrolli është kryer pranë pikës së Viroit ku është arritur të gjendet në bagazhin e autobuzit disa canta si dhe një valixhe e madhe me rrota ku ka rezultuar se brenda saj ishin fshehur pako të mbështjella me letër natriban dhe brenda tyre ishte lënda narkotike.
Policia tha se pas zbulimit të drogës, autobusi me 25 pasagjerë është shoqëruar në ambjentet e komisariatit Gjirokastër ku pas deklarimit të shoferit është bërë e mundur edhe identifikimi I poseduesit të drogës .
Policia tha se 26-vjeçari e kishte siguruar lëndën narkotike në fshatin Lazarat dhe do ta transportonte atë drejt kryeqytetit kundrejt shumës 1000 euro. Dyshohet se lënda narkotike ka pasur për destinacion Maqedoninë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi