- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Anekdota per figura historike
Sat 16 Apr 2011 - 3:56
"Emrat dhe kujtimet e njerezve te medhenj jane paja e nje kombi."
Paskuale Willord
Skenderbeu dhe Ballabani
Ne vitin 1463, Ballaban pashe Badera nga Mati, hyri me 18 mije ushtare ne Diber. Para se te fillonte lufta, i dergoi Skenderbeut dhurata shume te cmuara. Skenderbeu i dergoi nje plor dhe nje kerrabe. Me keto dhurata ai i thoshte Ballabanit se do te ishte me mire bujk ose bari ne Shqiperi, sesa pasha ne Turqi.
Mencuria e Leke Dukagjinit
Leke Dukagjini u nis per te shkuar ne nje kuvend burrash. Rruges takoi nje fshatar, i cili i tregoi se turqit kishin zene prite per ta vrare. Leka menjehere u ndal dhe ktheu rruge.
- Perse ktheve rruge? - ia ktheu fshatari.
- Me mire te thone dredhoi Leka, sesa vdiq Leka, - ia priti Leke Dukagjini.
Ali Pasha dhe Napoleoni
Napoleon Bonoparti i kerkoi Ali pashe Tepelenes nje sasi gruri per ushtrine qe kishte ne ishujt greke.
Sekretari formuloi pergjigjen me terma te zgjedhura dhe nisi tia lexonte pashait. Ali menjehere e nderpreu dhe i tha:
- Nuk me duhen fjalet e medha, prandaj shkruaj keto qe po te them:
"Napoleon, dergo parate te marresh grurin!
Une, Ali Pasha"
Abdyl Frasheri ne Diber
Rruges per ne Prizren, Abdyl Frasheri fjeti nje nate ne Teqene e Vleshes ne Diber. Aty u mblodhen mjaft fshatare, te cilet degjuan me vemendje Abdylin, qe foli per qellimin e larte te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Pas fjales se Abdylit, njeri nga pleqte e fshatit iu drejtua:
- Abdyl bej, pas fjaleve te mira qe na the, te japim besen se, edhe diellin sikur ta kete ne dore sulltani, prej tij nuk e duam.
Nikoll Kacorri dhe flamuri
Ne kuvendin mbarekombetar me 28 Nendor 1912, kur u shtrua per diskutim koha per ngritjen e Flamurit, patrioti i shquar Nikoll Kacorri, ngrihet dhe thote:
" Burra, ne qofte per te vdekur neser, me mire vdesim sot!" dhe i zgjat flamurin Ismail Qemalit, i cili nga ballkoni i nderteses e shpalosi para mijera njerezve nga gjithe Shqiperia".
Ismail Qemali dhe Kanan Maze
Luftetari Kanan Maze shkoi ne zyren e rekrutimit te qeverise se Vlores per te hyre ne ushtrine shqiptare.
Oficeri pasi e mati i tha:
- Shtatin e ke disa centimetra me te shkurter nga sa e kerkon rregullorja, prandaj nuk mund te te pranojme ne ushtri.
Kanani shkoi menjehere tek Ismail Qemali dhe i tha:
- Ismail Bej, vetem per te gjatet e ke bere Shqiperine apo edhe per te shkurterit?
- Pse si eshte puna? - e pyeti Ismail Beu.
Kanani i tregoi cfare i kishte ngjare ne zyren e rekrutimit.
- Shqiperia ka nevoje edhe per te shkurterit e, vecanerisht per trimat si ti, - ia ktheu Ismail Qemali dhe i dha nje leter per komisionin, qe jo vetem ta pranonin ne ushtri, por ta benin edhe suvari.
Isa Boletini ne Londer
Ne marsin e vitit 1913, nje delegacion shqiptar me Ismail Qemalin, Luigh Gurakuqin, Isa Boletinin etj,. shkuan ne Londer, ku mbahej konferenca e Ambasadoreve te Fuqive te Medha, te cilat do te caktonin edhe kufijte e Shqiperise. Kur delegacioni hyri ne Ministrine e Jashtme, sipas rregullit, Isa Boletini dorezoi koburen. Ministri i Jashtem, Eduard Grej i tha Isa Boletinit:
- Gjeneral, neser gazetat mund te shkruajne se Isa Boletinin qe s'mundi ta carmatoste Mahmud Shefqet Pasha, e carmatosen ne Londer.
- Jo besa, as ne Londer jo, - u pergjigj Isai dhe nga xhepi i jelekut nxorri nagantin(koburen) tjeter.
Elez Isufi dhe diplomati
Nje diplomat i huaj, i shtyre nga politikanet serbe i thote patriotit dibran, Elez Isufi:
- Elez Aga, Bjeshket e Sharrit eshte mire tia jepni Jugosllavise kundrejt nje shperblimi te mire. - Bjeshket e Sharrit edhe sikur te jene cifligu im, kurre nuk i shes, lena ma qe ato jane prone e kombit shqiptar, - ia ktheu Elezi.
Diplomati per te nderuar bisede tha:
- Zoti Elez, ku e ke qepur kaq bukur kete kostum shajaku?
- Ne Galican te Dibres, - ia ktheu elezi.
- Interesant, - thote me mendje diplomati, - kurre s'kam pare njeri me veshje Galicani dhe me mendje europiani.
Ismail Spahia dhe Mahmud Kacaku
Mahmud kacaku nga Kolesiani i Lumes, ishte ngaterruar me luftetarin Islam Spahia per ceshtje kufijsh. Mahmudi, si kacak qe ishte, doli ne mal te vriste Islamin. Me te marre vesh ngjarjen, erdhen nga Prizreni dy ofiecere turq dhe i shkuan ne shtepi Mahmudit.
- Perse keni ardhe, - i pyet ai.
- Morem vesh qe ke dal ne mal me vra Islam Spahine, qe eshte armiku i perandorise osmane, - tha njeri oficer, - prandaj po e vrave do te jepen 100 lira.
- Kaq trim i madh qenka Islam Spahia sa e njihka dhe Stambolli? - pyeti i habitur Mahmudi.
- Islam Spahise ia ka degjuar zene edhe sulltani, - tha oficeri tjeter.
Mahmudi, si u mendua pak tha:
- Perderisa Islam Spahia qenka kaq i zoti, sa e njihka dhe sulltani, une nuk jam budalla me e vra per dy pellembe toke, prandaj merrini lirat dhe mu hiqni sysh se, po te mos ju kisha ne shtepi, nuk shkonit gjalle ne Prizren.
Oficeret ia mbathen menjehere per ne Prizren.
Themistokli Germenji para pushkatimit
Me 9 nendor 1917 do te ekzekutohej ne Selanik, Themistokli Germenji. Para pushkatimit Themistokliu shfaqi tri deshira te padegjuara ndonjehere:
"
1. Te vishem me kostum kombetar shqiptar,
2.Te mos me lidhni syte
3.Komanden per zjarr ta jap vete
"
Gjergj Fishta dhe shkrimtari serb
Poeti kombetar Gjergj Fishta shkoi ne nje konference shkrimtaresh ne Rome. Ne konference merrte pjese edhe nje shkrimtar serb, i cili ne nje liber te tij kishte shkruajtur se shqiptaret jane me bisht. Kur te gjithe u ulen per te filluar konferencen, Fishta ndenji ne kembe.
- Zoteri, a nuk keni karrige? - e pyeti drejtuesi i seances.
- Karrigen e kam, por nuk ka vrime ku te fus bishtin, - u pergjigj Fishta.
- Cilin bisht? - e pyeti i cuditur drejtuesi i seances.
- Bishtin qe kemi ne shqiptaret per te cilin ka shkruajtur ky shkrimtari serb, - tha Gjergji duke shenjuar serbin.
- Ju lutem zoteri, mos beni shaka! - foli perseri drejtuesi.
- Nuk po bej aspak shaka, - u pergjigj Fishta, - sepse serbi, o do te gjeje bishtin shqiptareve per te cilin ka shkruajtur, o te dale perjashta i turperuar.
Shkrimtari serb nuk e zgjati, por kokulur dhe i mbuluar me turp, doli nga salla.
Fan S. Noli dhe delegacioni grek
Ne konferencen e paqes ne Paris, perfaqesuesi i delegacionit grek, per te bindur te pranishmit se Shqiperia e Jugut eshte toke greke, ne mes te tjerash tha se te gjitha kishat ne Shqiperine e Jugut jane me mbishkrime greke. F. S Noli qe perfaqesonte delegacioni n shqiptar, i dha kete pergjigje grekut:
"Ne pjesen veriore te Parisit eshte nje kishe me mbishkrimin grek, prandaj Komisioni i Paqes, le ti japi grekut njehere Parisin, pastaj kur te doje te vije te shohe mbishkrimet greke ne kishat tona. "
Mustafa Qemal Ataturku dhe Shqiperia
Mustafa Qemal Ataturkut, sekretari i solli per te firmosur nje liste me emrat e disa shqiptareve, qe do te shpernguleshin nga Turqia.
Ataturku, pasi i lexoi emrat, mori stilografin dhe ne krye te listes vuri emrin e tij.
- Zoteri, nuk e kuptoj perse e vute emrin tuaj ne krye te listes?! - pyeti sekretari i habitur.
- E vura, sepse i pari qe duhet te shpernguleme nga Turqia, duhet te jem une sepse edhe une jam shqiptar, - ia ktheu Ataturku.
Ahmet Zogu dhe atentatori
Me 23 shkurt 1923, Beqir Valteri i beri Zogut atentat ne shkallet e parlamentit. Zogu. megjithese i plagosur, carmatosi atentatorin dhe hyri qetesisht ne parlament e tha:
- Zoterinj deputete, keto gjera ndodhin shpesh here prandaj nuk kini perse shqetesoheni.
Mjaftuan keto fjale qe parlamenti te vazhdonte normalisht punimet.
Me pas kur Zogu u sherrua e pyeten:
- Cfare denimi ti japim atentatorit?
- Meqe eshte matjan do ta fal, - tha Zogu, - sepse baba, kurre nuk e vret femijen e vet.
Bajram Curri dhe Dava e Ndue Markut
Ne vitin 1924, Bajram Curri gjate rruges per ne Tirane, fjeti nje nate tek Brahim Gjoci ne Lure. Te nesermen u nis per ne fshatin Merkuth. Njeri nga shoqeruesit shkoi te Dava e Ndue Markut, qe ishte plake me ze dhe i tha:
- Bajram Begu eshte nisur per te shtepia jote me pi nje kafe, prandaj duhet me gjet ndonje karrige.
- Bajram Curri eshte njeri i popullit e nuk kerkon karrige, - ia ktheu Dava, - ndersa per ty qe don te dukesh, kam koshin qe ushqej kecat.
Shkeputur nga libri "Perla Shqiptare"

- BeSaaFondatore Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11852
Hobi : leximi dhe muzika
Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
Anetaresuar : 12/11/2011
Re: Anekdota per figura historike
Sun 9 Sep 2012 - 22:41
SHQIPTARËT JANË SI SHQIPET
Në një ndejë në Mal të Zi, Mark Milnai i thotë Ali pashë Gucisë:
- Ju shqiptarët jini sikur dhitë e egra. A i ke parë dhitë e egra, njëra në atë rrëpirë, tjetra në rrëpirën përball thërasin e bërtasin se nuk u rrihet vetëm, por kur bëhën bashkë, të parën punë që bëjnë, godasin njëra-tjetrën në lule të ballit, veç në këmbë të prapme për të bërë belanë...
Ali pashë Gucia buzëqeshi e tha:
- E more Mark Milani, sa di unë, edhe ti prejardhjen e ke shqiptare, por pasi u bërë malazez “të koftë me sherr kombi i ri...” E për dhitë e egra, po them, e ke gabim!
- Pse e kam gabim?
- Sepse shqiptarët nuk janë sikur dhitë e egra, por janë shqiponja. I ke parë buburrecat? Ata janë të vegjël, qyqar, rrinë bashkë e punojnë bashkë se vetëm nuk ua mban dhe s’ia dalin dot. E shqiptarët sillen sikur shqiponjat. I ke parë shqiponjat në fluturim, i bien qiellit trup e tërthor e askënd se mbajnë afër vetes, sepse ato janë sundimtare të plota të qiellit e nuk ia kanë nevojën kujt për ndihmë.
- Hollë ke qitur Ali pashë Gucia!...
- Jo, s’thashë gjë të re, o Mark Milani! Shqiptarët prej shqipeve e kanë marrë emrin, e mjerë ata që s’kanë ndenjur me shqipe, po janë bërë bashkë me buburrecat!
- Figura të politikanëve amerikanë (Foto)
- Agolli: Më mirë një qeveri me figura të reja. Rilindja? Le ta quajmë rimëkëmbje
- Mendoni se pas Ahmed Zogut, duhet rivlerësuar edhe figura e Enver Hoxhës?
- Figura befasuese e “Jezu Krishtit” që mallëngjeu ukrainasit në prag Krishtlindjesh! (video)
- OBT-ja bën kthesën historike
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi