Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Pak zgjuarsi shqiptare Empty Pak zgjuarsi shqiptare

Sat 16 Apr 2011 - 4:14
Lexoni me poshte disa thenie popullore mbi jeten dhe virtytet e shqiptarit.

Cila eshte gjendja me e rende per njeriun?

Pergjigje: Kur te tjeret te njohin per te zgjuar e nuk te njeh femija yt, kur te drejten ta bejne te shtremberuar dhe kur te gjykon buadallai.


Kujt duhet tia dish per nder meritat qe ke?

Pergjigje: Kur te thone djale i mire, dija per nder babes, kur te thone burre i mire dija per nder vetes dhe kur te thone plak i mire dija per nder djalit.



Kush e mban gjalle njerezine?

Pergjigje: Njerezine e mban gjalle drejtesia e te zgjuarit, bujaria e pasanikut dhe puna e te varfrit. Kur i zgjuari shtremberon drejtesine dhe pasaniku ndal bujarine, atehere edhe i varfri ndal punen dhe njerezia merr fund.



Ne cilat raste jane fjala-pushke, guri-pushke dhe pushka- pushke?

Fjala pushke eshte kur tjetrin e rendon me fjale te renda, guri-pushke eshte kur kap gurin te godasesh tjetrin, pushka pushke eshte kur tjetrit i drejton pushken per ta vrare.


Si dallohet i zgjuari nga gjysmebudallai dhe nga budallai?

I zgjuari meson nga pesimi i tjetrit, gjysmebudallai meson nga pesimi i vet, kurse budallai nuk meson as nga pesimi i vet dhe as nga pesimi i tjetrit. Si dallohet i zgjuari nga gjysmebudallai dhe nga budallai?



- Ku ndryshon budallai nga havdalli?

- Budallait po ti leshosh rruge shpeton, kurse havdallin e ndal plumbi.


- Kur ngaterohen dy te zgjuar, nje budalla e nje zgjuar, ose dy budallenj, cfare ndodh?
- Te zgjuarit ndahen vete, kur ngaterohen i zgjuari me budallane, i zgjuari i hap rruge budallait, ndersa kur ngaterrohen dy budallenj, ata ndahen vetem pasi te rrihen.


- Kur miku te troket ne dere dhe i thua miresevjen, a i ke borxh tjeter?

- I ke borxh edhe buzeqeshjen.


- Sa lloje mikepritjesh ka?

- Ka tri lloje mikpritjesh. Mikepritja me e larte eshte kur miku ben gabim dhe i zoti i shpise ia fal. Mikepritja me e madhe eshte kur mikut i thua miresevjen pa e pare dhe mikpritje e zakonshme kur mikut i thua miresevjen pasi e ke pare.



- Kush eshte babai i plakut dhe kush eshte mjeku i shtratit?

- Babai i plakut eshte pensioni dhe mjeku i shtratit eshte gruaja.


- Ne cilat raste burri e ndien veten me keq?
- Kur e mund budallai dhe kur eshte fajtor para gruas dhe femijeve.


- Kur i vjen fundi nje familjeje?

- Kur i zoti i shpise shkon mik per nje nate dhe rri nje jave, kur gostit vetem mikun dhe jo te gjithe familjen dhe kur ne punen e burrave marrin pjese dhe grate.


- A me ne hall je me djalin budalla apo me vajzen budallaqe?

- Me ne hall je me vajzen budallaqe, sepse si te martohet, te nxjerr namin e keq neper bote ndersa, djali rri ne shpine e vet.


- A eshte me i afert djali apo vellai?

- Me i afert eshte vellai, sepse edhe po nuk qe i babes, i nenes eshte patjeter, ndersa djali po nuk qe i babes se vet, eshte gjak i huaj.



- Gruaja e keqe plak me shpejt burrin e mire apo burrin e keq?

- Gruaja e keqe plak me shpejt burrin e mire, sepse sa here qe kundershton i shkurton jeten, ndersa burri i keq nuk e ka per gje kundershtimin e gruas.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi