- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Ismail Kadare dhe Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.
Sat 16 Apr 2011 - 5:13
Ismail Kadare dhe Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.
Mimoza Cika (DW)
Zoti Kadare, çfarë vlere ka per ju, sot, pas gati tre dekadash, Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe dhe cili qe roli i tij?
Kadare: Mendoj se për këtë kongres po bëhen shumë spekulime. Nga njëra anë sigurisht ka qenë rritja e rëndësisë së tij ose glorifikimi i tij nga pushteti, nga regjimi komunist në Shqipëri. Nga ana tjetër, ka qenë një mohim i tij total, duke e quajtur si një manipulim të regjimit. Mendoj se e vërteta është midis të dyjave. Kongresi i Drejtshkrimit nuk është as një gjë për t’i ngritur monument, për ta glorifikuar, nuk është as një gjë që duhet mallkuar, duhet rrëzuar.
A mendoni se Kongresi ka vendosur kufizime për ndonjërin nga dialektet?
Kadare: Besoj se nuk mund të flitet me terma kaq të prera. Kongresi, siç thashë, është në vazhdim të një prirjeje të vjetër, gati shekullore, që gjuha shqipe, ashtu si gjuhët e tjera evropiane, të shkojë drejt njësimit. Pra, është një aspiratë e vjetër, e natyrshme, harmonioze, e detyrueshme, e një kulture. Në Shqipëri nuk u bë asgjë e jashtëzakonshme. Përkundrazi, u bë ajo që është bërë në të gjitha vendet evropiane. Pra, Kongresi është një nga forumet që ka marrë pjesë në këtë gjë. Partia Komuniste donte të merrte patronazhin e saj, të merrte lavdinë, se është ajo që e krijoi Gjuhën e Njësuar Shqipe, gjë që s’është e vërtetë, sepse gjuhën e njësuar nuk e krijon kurrë një regjim politik, një parti ose një diktaturë. Por, ajo e mori në patronazh dhe u sugjestionuan të gjithë, duke e pranuar këtë mashtrim. Në të vërtetë, duke qenë në ndikim të regjimit, në Kongres u bënë edhe gabime. U bënë gabime, por jo të asaj natyre dramatike ose tragjike sa për ta mohuar atë dhe për ta rikthtyer procesin gjuhësor 30 e sa vjet prapa, sepse kjo do të ishte një humbje e jashtëzakonshme për kulturën shqiptare. Gabimet që u bënë, pra, nuk janë të asaj peshe që mund të përligjin një kthim prapa. Kthimi prapa do të ishte, vërtet, një dramë e rëndë për kulturën shqiptare, do të krijonte probleme të jashtëzakonshme, të cilat do të donin edhe gjysmë shekulli për t’u zgjidhur.
Cilat janë ato gabime që u bënë në Kongres, për të cilat po flisni ju zoti Kadare?
Kadare: Gabimet që u bënë në Kongres - kanë qenë se një grup shkencëtarësh stalinistë, gjuhëtarë stalinistë, për fat të keq ka pasur të tillë, u përpoqën aq sa mundën të ndikonin, në çdo mënyrë, që ta nënvleftësonin fondin, pasurinë e fjalorit, të njërit prej dy dialekteve kryesore, atë të gegërishtes. Në mënyrë gati tinëzare, duke bërë sikur harruan, duke bërë sikur iu shpëtoi, duke bërë sikur nuk iu ra në sy, lanë jashtë fjalorit, që u hartua fill pas Kongresit të Drejtshrimit, një pjesë të madhe të pasurisë gjuhësore. Kurse, në sistemim sintaksor, në bazat e strukturës së gjuhës, nuk besoj se u bënë gabime dramatike. Natyrisht, kanë kaluar 30 e sa vjet dhe ka gjëra për t’u korrigjuar. Bashkë me qortimin e këtyre gjërave do të qortohej edhe ajo ana meskine, sepse në çdo mënyrë u përpoqën ta denigronin pasurinë, sidomos të shkrimtarëve katolikë të veriut. Pra, bashkë me këtë korrigjim, për të cilin unë mendoj se është korrigjimi themelor që duhet bërë, mund të rishikohen disa nga rregullat të cilat janë vendosur ndoshta jo drejt. Kjo gjë mund të bëhet dhe duhet të bëhet. Është gjë e natyrshme. Në çdo vend, në Greqi, për shembull, pas Kongresit të Drejtshkrimit janë bërë reforma gjuhësore. Dy vjet më parë, në Gjermani u rishikuan disa rregulla ortografike, pas një polemike 10 vjeçare. Një gjuhë e madhe si gjermanishtja, e kristalizuar gjatë shekujve, përsëri herë pas herë, e lyp nevoja diçka dhe ndryshohet. S’ka asgjë të panatyrshme në këtë gjë. Por, në gjuhën shqipe, në bazën e saj, nuk ka gjëra themelore për t’u rishikuar. Gjuha shqipe është një bazë e strukturuar që askush nuk mund t’i prishë natyrën e saj.
Pyetje: Ju jeni njëri nga shkrimtarët që keni ndikuar në pasurimin e leksikut të shqipes, me fjalë e forma të reja, dhe këtë e keni bërë në kohën e regjimit komunist. Në ç’formë është pasqyruar ndikimi i politikës zyrtare të asaj kohe në politikën gjuhësore dhe në atë letrare?
Kadare: Unë mendoj se te gjuha e shkrimtarëve - regjimi nuk duhet të lozte asnjë rol. Nuk mund të justifikohen shkrimtarët shqiptarë e të thonë: unë pata gjuhë të varfër, sepse ma varfëroi regjimi. Ky është një mashtrim, një sharlatanizëm. Ne shkrimtarët kemi përgjegjësi për gjërat tona, regjimi ka përgjegjësi për gjërat e veta. Ne nuk mund të ankohemi se regjimi na prishi gjuhën.
Lidhur me atë se a u ndalua njëri dialekt, ai i gegërishtes, në kohën e komunizmit, kjo ka qenë më tepër dinake, sepse stimulohej, në çdo mënyrë, që është mirë të shkruhet në këtë tjetrin dialekt nga shkrimtarët, kurse për t’u ndaluar - nuk është ndaluar asnjëherë. Unë di disa shkrimtarë të veriut që kanë vazhduar me kokëfortësi të shkruanin në dialektin e tyre, deri sa vdiqën. Por, natyrisht, kur ka një gjuhë standard, asnjë vend në botë nuk lejon që në shkolla, në shtyp, në radio, televizion, të ketë dy gjuhë. Është vetëm njëra që sundon. Kurse, çdo shkrimtar ka të drejtën e tij të krijimit, ta bëjë gjuhën si të dojë ai, ta kthejë kokëposhtë, po deshi, është e drejta e tij private. Këtu ngatërrohen shumë njerëz, sepse harrojnë përgjegjësitë që ka shkrimtari dhe përgjegjësitë që ka shteti ose qeveria. Po them, shkrimtari mund të bëjë çfarë të dojë.
Ndërkohë, shumë intelektuialë, pas 30 vjetësh të Kongresit të Drejtshkrimit, kanë dalë me hipoteza se Gjuha e Njësuar Shqipe favorizoi një dialekt në disfavor të tjetrit dhe gjatë gjithë kësaj kohe është dëshmuar se ajo nuk u familjarizua me pjesën më të madhe të atyre që shqipen e quajnë gjuhë amtare…
Kadare: Nuk ka askund që dy dialekte të ecin paralelisht. Njëri do të jetë gjuhë standard, tjetri mundësisht të ndihmojë me pasurimin e tij. Nuk mund të ketë dy gjuhë shqipe. Kjo është naive nga ana shkencore ta mendosh, sepse në të gjitha vendet e botës ka pasur disa dialekte dhe njëri prej tyre, për një arsye ose tjetër, dialekti i një zone, i një qyteti, bile edhe i një njeriu, është bërë gjuhë standard. Që Shqipëria të bëjë përjashtim e të ketë dy gjuhë, këto më duken versione të sugjerimeve që i bëhen kombit shqiptar për t’u përçarë sa më shumë. Ka mundësi të ndahen veç gegë e toskë, të ndahen veç katolikë, ortodoksë e muslimanë. Janë bërë këto marifete në Shqipëri, janë bërë këto sugjerime të mbrapshta antishqiptare. Nuk ka pse Shqipëria të bëjë dallim dhe ndryshe nga Gjermania, e cila gjithashtu ka pasur dhe ka ende shumë dialekte, ose nga Franca apo Italia. Nuk ka pse Shqipëria të dalë tashti me dy gjuhë. Këto janë marrëzitë tona që vijnë ose nga injoranca, ose nga burime krejt të dyshimta. Është pjesë e një programimi shumë këmbëngulës për të mbjellë në Shqipëri përçarje me çdo kusht.
Shkencëtarët e intelektualët tanë kanë për detyrë morale, mision para popullit shqiptar, të sqarojnë se si ndodh që një dialekt të bëhet zotërues në një gjuhë. Që u bë njëri nga dy dialektet është një gjë krejt normale. Mund të bëhej dialekti i veriut, mund të bëhej ai i jugut. Natyrisht, politika shqiptare diktatoriale donte, në çdo mënyrë, të bëhej dialekti i jugut, për arsye që i dimë, për arsyet e armiqësisë së tyre, instinktive gati, për kulturën veriore, të shqiptarëve të veriut, sidomos kulturën katolike. Por, kjo nuk mund të bëhej me kokëfortësi kundër rregullave të përgjithshme të kulturës. Gjuha shqipe nuk është një gjuhë indigjenësh që mund të merrej nëpër këmbë nga një byro politike, e cila përbëhej kryesisht nga !#*ë. Gjuha shqipe është kaq e formuar sa që kurrsesi nuk mund të deformohej në këtë mënyrë.
Në qoftë se kemi parasysh që kohëve të fundit po shkruhet në gjuhë letrare dhe në dialektin gegë, kujt i shërben kjo?
Kadare: Mua më duket krejtësisht normale që shkrimtarët të shkruajnë si të duan. Nuk ka asgjë të keqe. Në gjuhën standard, ndërkaq, kjo është e palejueshme. Në Francë, për shembull, është i ndaluar me ligj përdorimi në gjuhën standard i fjalëve që nuk i ka aprovuar akademia. Në çdo vit del një numër fjalësh, 20 deri në 30, që aprovohen. Ndryshe, është e ndaluar me ligj dhe dënohen ata që i përdorin. Kurse shkrimtarët mund të shkruajnë secili si të dojë, ajo është gjuha private e tyre në krijimtarinë letrare.
Rrethanat e reja politike dhe sociale për shqiptarët kërkojnë dhe reagime të shpejta nga gjuha dhe gjuhëtarët. Cila do të jetë strategjia e re gjuhësore në këtë situatë dhe rrugët për pasurimin e gjuhës shqipe?
Kadare: Në procesin e një gjuhe lozin një rol shumë të madh njerëzit që janë të njohur në publik. Po kush janë ata? Dy janë kategori të njerëzve që lozin rol në gjuhë, për t’u imituar nga të tjerët në gjuhën e përditshme, janë politikanët dhe aktorët. Tash, politikanët, për fat të keq, për shkak të injorancës, përdorin jashtëzakonisht fjalë të huaja për t’i dhënë autoritet vetes, duke e shkatërruar kështu një pjesë të gjuhës, gazetarët !#*ë, që gjithashtu, shkojnë pas tyre, ose edhe një pjesë “aktorësh” që përdorin të njëjtën gjuhë. Kjo ka sjellë probleme të rënda në Shqipëri. Detyrë urgjente është ruajtja e pasurisë së gjuhës shqipe, jo për të rënë në puritanizëm. Ruajtja e pasurisë së një gjuhe është detyrë, është një gjë e shëndetshme në një gjuhë. Ne jemi të detyruar ta ruajmë identitetin e gjuhës shqipe, e cila nuk ka nevojë të mbulohet nga një mori fjalësh të huaja, të panevojshme. Gjuha shqipe është një makinë e mrekullueshme e të shprehurit, një nga makinat më të përsosura të Evropës, nga ana e mundësive të shprehjes. Prandaj, ne s’kemi pse ta prishim këtë makinë për t’u dukur se jemi më të zgjuar, për t’u dukur që dimë anglisht, italisht a frëngjisht. Ruajtja e pastërtisë së gjuhës, që shoqërohet me procesin e pasurimit, tregon mjeshtërinë e lartë dhe moralitetin e një kulture.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi