Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mujo Ulqinaku Empty Mujo Ulqinaku

Mon 18 Apr 2011 - 5:50
Mujo Ulqinaku

Mujo Cakuli (Ulqinaku) lindi në vitin l896 dhe u rrit në një familje detaro-tregtare të Ulqinit. Në moshë të re punoi si ndihmësdetar në Shkodër e në Durrës dhe u bë një mjeshtër i shquar lundrimi. Punoi si nënoficer (kapter) në një nënrepart të Marinës Ushtarake Shqiptare në Durrës. Këtu u gjend ai ditën e 7 prillit 1939, kur fashistët italianë e sulmuan Shqipërinë.
Ndjenjat e fuqishme të detyrës së ushtarakut patriot shqiptar e nxitën Mujo Ulqinakun t'u drejtonte armët pushtuesve, duke qenë plotësisht i bindur se po shkonte drejt vdekjes. Me aktin e tij sublim të 7 prillit 1939, Mujo Ulqinaku u shndrrëua në simbol të atdhedashurisë e të heroizmit. Me këtë akt filloi Lufta Çlirimtare Antifashiste e popullit shqiptar dhe ai u bë dëshmor i parë i saj.
Më 8 janar 1939 kryetari i Qeverisë fashiste, Benito Musolini, miratoi planin e Çianos për pushtimin ushtarak të Shqipërisë. Ahmet Zogu mori disa masa kundër planeve italiane. Ambasadori italian në Tiranë protestoi për këto masa. Ndërkohë, në Italinë e Jugut u përqendruan forcat ushtarke që do të realizonin pushtimin.
Më 25 mars 1939 Ahmet Zogut iu paraqit një projekt traktat nga qeveria italiane që synonte nënshtrimin e Shqipërtsë. Por Ahmet Zogu e la në heshtje. Pasi iu përsërit më 2 prill, iu paraqit ultimatumi me afat deri në orën 12 të datës 6 prill. Më 5 prill 1939 Qeveria Shqiptare i paraqiti ministrit italian në Tiranë kundërpropozimet, në të cilat kërkohej të përfundohej një konventë ushtarake dhe të përcaktoheshin rrethanat kur ushtria italiane mund të vendosej në Shqipëri. Më 6 prill pasdreke, parlamenti shqiptar e hodhi poshtë ultimatumin e B. Musolinit. Populli shqiptar e ndjeu rrezikun e pushtimit. Ai shpërtheu në demonstrata dhe i kërkoi qeverisë të organizonte qëndresën. Demonstruesit shkuan përpara pallatit mbretëror në Tiranë për të kërkuar armë. Gatishmërisë së kosovarëve për t'u ardhur në ndihmë vëllezërve të tyre, Qeveria Jugosllave iu kundërvu me mbylljen e kufijve.
Në mëngjesin e 7 prillit 1939, ushtria fashiste italiane, prej 35 - 40 mijë vetësh e sulmoi Shqipërinë duke zbarkuar në Durrës, në Vlorë, në Shëngjin dhe në Sarandë. Në Durrës, ushtria e vogëë shqiptare e drejtuar nga major Abaz Kupi dhe sidomos kapteri i marinës Mujo Ulqinaku i bëri qëndresë pushtuesit.
Ushtarët italianë zbarkuan në bregun dursak por u detyruan të zmbrapseshin në det mbasi në breg i priti mitrolozi i Mujo Ulqinakut që mbronte trojet e veta. Ushtarët italjan zbarkuan disa herë në breg dhe po aq herë edhe u zmbrapsën. Por ushtria italiane ishte e shumtë në numur dhe Mujua nuk mund ti bënte ballë për shumë kohë veçse sa qe gjallë Mujua ata nuk kaluan dot. Në këtë mbrojtje të truallit të vet Mujo Ulqinaku ra heroikisht më 7 prill 1939. Mujo Ulqinaku u bë kështu dëshmori i parë i atdheut në luftë kundër pushtuesit fashist.
Mbrapsht në krye
Similar topics
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi