Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Turkja pozoi nudo në “Playboy”: Ndjehem si Che Guevara Empty Turkja pozoi nudo në “Playboy”: Ndjehem si Che Guevara

Tue 19 Apr 2011 - 19:20
Sila Sahin, 25 vjeçarja me origjinë nga Turqia dhe që jetonte në Berlin të Gjermanisë ishte parë si një shembull pozitiv se si vajzat myslimane përfshihen në shoqëri multikulturale. Një aktore e suksesshme që luante në telenovelën gjermane “Good Times, Bad Times”, ajo kishte bërë familjen e saj dhe miqtë të ndjeheshin krenarë.

Lëvizja e saj e fundit ka shokuar fansat dhe ka nervozuar familjen e saj. Pozat nudo në revistën “PlayBoy” të shtypur në Gjermani, kanë shkaktuar zemërim tek familja e saj turke dhe komuniteti që e rrethon. “E bëra sepse doja të isha e lirë më në fund”, thotë ajo ndërsa sqaron se ato fotografi janë akti i lirisë nga ato privime që i janë bërë gjatë gjithë jetës. Familja e saj ka reaguar në mënyrë të ashpër dhe nëna e saj ka prerë gjitha kontaktet me të. “Nëna ime është ende e nervozuar. Do ta kem edhe më të vështirë me gjyshin dhe gjyshën, hallat dhe dajat”, thotë vajza për median.

Megjithatë ajo ka arritur të flasë me babain e saj i cili i ka shprehur shqetësim për reagimin jo vetëm të komunitetit turk në gjermani dhe Turqi por edhe për të gjithë muslimanët përqark botës. Sahin thotë se qëllimi ishte për ti përdorur këto foto si një thirrje për veprim edhe për femrat e tjera turke të cilat u janë nënshtruar rregullave strikte, ku zgjedhjet e tyre janë të limituara dhe për gjithçka vendosin meshkujt. Mesazhi i saj për vajzat ishte “për shumë kohë unë u përpoqa të bëj gjithçka mirë. Tanimë desha tu them femrave turke se është gjithçka mirë nëse ju bëni jetën që zgjidhni ta bëni.

Me këto foto doja tu thoja atyre se nuk e kemi të nevojshme të jetojmë nën këto rregulla të ashpra që na janë vënë”. Duke qenë se është femra e parë turke që pozon e zhveshur për kopertinën e “Playboy” Sahin thotë se nxjehet si “Che Guevara”. “Gjatë gjithë jetës më është thënë se nuk duhet të bëja asgjë që të dukesha tërheqëse, që nuk duhet të kisha miq meshkuj. Si rezultat tek unë u zhvillua një dëshirë ekstreme për të qenë e lirë. Unë ndjehem si Che Guevara.

Do të bëj gjithçka dua ndryshe do të ndjehesha sikur të isha e vdekur”, thotë vajza. Sahin shton se shoqet e saj e kanë admiruar për kurajon ndërsa familja e ka pritur shumë keq. Sahin e informoi familjen për fotot nudo përmes një intervistë të bërë në televizionin gjerman RTL një ditë para se ato të botoheshin në kopertinën e revistës Playboy. “Shpresoj se do të më falni. Ju lutem më lini të vij në shtëpi”, thotë ajo duke ju drejtuar familjes.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi