Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Artet Pamore Empty Artet Pamore

Wed 20 Apr 2011 - 7:26
Artet Pamore Galeria1s

Fillimet e arteve pamore nisin që në periudhat antike. Kështu nëpërmjet zbulimeve arkeologjike janë zbuluar me qindra terakota, ornamente metalike që i përkisnin fiseve ilire.
Për tu përmendur janë shkollat e Apolonisë dhe të Durrësit të lashtë.
Ndër objektet më të shquara të kësaj periudhe, të cilat janë interesante për tu vizituar janë koka e Deas (Hyjnesha e Butrintit), koka në mermer e Artemisit në Apoloni, mozaikët e Butrintit, mozaiku "Bukuroshja e Durrësit", statujat e Apolonisë etj.
Në periudhat bizantine dhe post - bizantine janë për tu përmendur afresket murore që gjenden në kishën e Rubikut (1272).
Në shekullin e 16 -të janë për tu përmendur afresket e Onufrit dhe në vitin 1986 u hap në Berat muzeu me punimet e këtij ikonografi të shquar.
Në shekujt e 18 -të janë për tu përmendur punimet e ikonografëve të shquar Kostandin Shpatarakut dhe David Selenicasit. Punimet e tyre gjenden në Ardenicë, Voskopojë, në kishat e Selcanit dhe Veleshit në zonën e Shpatit, në Korçë etj.
Për vizitorët dhe turistët paraqet mjaft interes "Muzeu i Artit Mesjetar" që gjendet në Korçë.
Gjatë periudhës së rilindjes dhe pavarësisë në artin dhe kulturën shqiptare janë për tu përmendur personalitete të tilla si piktorët Kolë Idromeno (1860 - 1939), Andrea Kushi (1884 - 1959), Spiro Xega (1863 - 1953), Vangjush Mio (1891 - 1957), në skulpturë Odise Paksali (1903 - 1985), në muzikë Tefta Tashko Koço etj.
Për turistët Shqipëria ofron disa muzeume dhe galeri me interes kulturor siç janë: Muzeu Historik Kombëtar, Shtëpia Muze e Vangjush Mios, Galeria Kombëtare e Arteve Figurative në Tiranë, Galeria "Eduard Lir" në Berat, Galeria "Guri Madhi" në Korçë, etj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi