Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Berati Empty Berati

Wed 20 Apr 2011 - 18:12
Qyteti i nje mije e nje dritareve. Atyre qe vijne per here te pare u duket nje skene mahnitese; rruga kryesore qe pershkon qytetin e shoqeruar nga lumi Osum, i cili vjen nga Shqiperia e mesme dhe vazhdon drejt perendimit. Menjehere lihet pas lagja e Kombinatit (qe ndodhet jashte qytetit) dhe hyet ne Celepias (ose 6-kateshi). Duke iu afruar lumit, na shfaqet ajo qe
mund te quhet zemra e qytetit, nga ana e majte ndodhet Magalemi, ndersa nga e djathta, matane lumit, lagjia Gorice, e cila lidhet me qytetin nepermjet ures se Gorices. Pikerisht ne kete zone ku shtepite jane te ngjitura me njera tjetren,ku rrezet e diellit reflektojne mbi bardhesine e mureve, jane kondensuar arti, kultura, mjeshteria e beratasve. Verandat e hapura, qe kane hyrje nga te gjitha anet, perben edhe elementin kompozitiv tipik te "qytetit prej guri". Qyteti antik i Beratit eshte i vendosur ne rreze te shtate kodrave, dhe i shtrire si nje anfiteater gjigant, i pershkuar edhe nga Osumi, i ngritur mbi rrenojat e Antipatrea, qytet i hershem i pushtuar ne 200 para Krishtit nga Romaket, sot konsiderohet nje qytet muze'. Thuhet qe perandori Teodosio II i
Riu (401 - 450) e quajti Pulcheriopolis, duke ja kushtuar emrit te motres se tij Pulcheria. Pas gjysmes se dyte te shekullit te XI, thirrej Belligrad (qe do te thote qyteti i bardhe - nga ku me pas erdhi emri Berat).

Ne kete periudhe Berati u be qender beteje midis perpjekjeve te Bullgareve ndaj shqiptareve, qe vazhduan deri ne 1271. Ne shekullin e XIII, ne Berat rilindi jeta dhe kultura nen Mikel I Engjelli Komnen, Zoti i dhespotit te Epirit, ndersa ne XIV, u shnderruan ne feudet e Muzakajve.Ne qershorin e 1417 Turqit osmane e pushtuan, keshtjellen dhe shkaterruan pothuajse gjithcka'. Ishin forcat me ne krye Skenderbeun ato qe sollen paqen dhe lirine ne 1455. Ne vitin 1768 Ahmet Kurt Pashai e rregulloi qytetin duke ndertuar shtepi, rruge, mure. Midis 1777 dhe 1778, ndertoi mbi Osumin uren e Gorices, mbi 7 harqe te stilit bizantin. Ne 1837 qyteti u shkaterrua serish nga turqit, ne kohen kur zhvilloheshin betejat e Tafil Buzit dhe Zene Gjolekes.
Berati ne shekuj eshte njohur si nje nder qytetet me te populluara te Shqiperise, keshtu qe njohu shtrirje deri jashte mureve te kalase. Nga germimet eshte zbuluar se rreth viteve 1280, kane ekzistuar qendra banimi edhe ne rrethinat e keshtjelles, por megjithate u desh kohe qe lagjja e pare e krijuar te arrinte shek XIV. Ne shek. XVII u zhvillua Pazari, qendra ekonomike e qytetit. Me pas linden edhe dy ndarje te reja, Gorica dhe Murat Celebi.Pra
ne fund te ketij shekulli Berati mori krejt karakteristikat dhe fizionomine urbanistike qe i dha shtytje zhvillimit te tregjeve dhe artizanatit. Midis XVIII dhe XIX u ngriten shume ndertesa publike dhe administrative dhe shtepite qe sot i japin bukurine dhe vecantine qytetit te Beratit.
Kalaja e Beratit,e rindertuar nga Mikel Engjelli I Komnemn, e ristruktuar ne 400 nga Venecianet, ndodhet ne pjesen me te larte te qytetit, dhe ka mure jashtezakonisht te medhenj, te nderprere nga 24 kulla. U ndertua me gure te stermedhenj ne forme katrore. Ne periudhen e Perandorise bizantine keshtjella eshte shenuar ne listen e Perandor Justinianit. Kisha e Shen Merisee shek. XVIII, permban nje vellim te rralle ikonash te pikturuara nga nxenes te Onufrit. Perbri me kishen,ndodhet Muzeu qe paraqet veprat e Onufrit dhe te birit te tij Nikolles dhe
disa nxenesve te tij. Jane objekte te shfaqura ne kuadra prej argjendi, te punuara me kujdes, tabllo, mini ikona, si dhe nje Ungjill me kopertine prej argjendi. Interes te vecante tregojne edhe kishat e Shen Merise se Blakernes,kisha e Shen Triadhes ne Kala', kisha e Shen Mikailit qe eshte e stilit bizantin me kupole plot me figura apostujsh
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi