- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Itali, kapet banda shqiptare, shiste kokainë për avokatët e mjekët
Wed 20 Apr 2011 - 18:36
ASCOLI – Lajmifundit - Një organizatë kriminale italo-shqiptare që vepronte në trafikimin e drogës, është arrestuar sot nga policia italiane pas një aksioni që u shtri në të paktën katër qytete të Italisë, në Ascoli, Teramo, Napoli dhe Caserta.
Sipas policisë, 21 persona të arrestuar akuzohen se kanë qenë përgjegjës për pritjen e drogës që hynte në Itali nga Adriatiku dhe rajoni i Campania.
Gjykata e Ascolit, autorizoi arrestimin e 21 personave duke përfshirë shitësit e drogës dhe korrierët.
Gjatë aksionit policia sekuestroi 2 kg kokainë dhe marihuanë dhe rreth 13.500 € para të gatshme si dhe një makinë ndërsa është mbyllur një restorant dhe një bar si dhe një sallë lojërash.
Hetimi filloi një vit më parë mbi bazën e regjistrimeve të kamerave të mbikqyrjes dhe sekuestrimit të drogës e cila vinte kryesisht nga brigjet e Adriatikut dhe nga Napoli e më pas shpërndahej në Ascoli, San Benedetto dhe përgjatë bregut të Adriatikut e Teramo.
Organizata kriminale e përbërë nga shqiptarë dhe italianë, u shiste drogë klientëve të pasur, avokatë, sipërmarrës, profesionistë (duke përfshirë një mjek, operatorë vilash.
Policia tha se pjesë të fitimit nga shitja e drogës janë riinvestuar pastaj në blerjen e pasurive të ndryshme dhe krijimin e bizneseve të paligjshëm.
Në mesin e të arrestuarve është një shtetas shqiptar me emrin Vladimir, pronari i bar-restorant "Havjar" në Benedetto, ai konsiderohet si një nga pesë banakiere më të talentuar në Itali dhe i njohur në mjedisin e tij.
Arion Ikonomi, Elton Ferra janë disa nga shqiptarët e arrestuar ndërsa mes tyre ka italiane dhe marokenë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi