Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

Athina, mbretëresha e kriminalitetit Empty Athina, mbretëresha e kriminalitetit

Fri 22 Apr 2011 - 20:38
Nje qytet “mekatar” mbreteron ne zemer te Athines. Qe nga Gazohori dhe deri ne Qipsel, dyqane dhe magazina te ndryshme,jane dorezuar ne duart e keqberesve, te cilet nuk ngurojne te lyejne duart me gjak, cdo dite per te mbushur xhepat e tyre. Sfera e kriminalitetit permban gjithcka, qe nga prostitucioni, vjedhjet, shitja e lendeve narkotike dhe deri tek krimet me pagese. Mjere kush bie ne shenjesteren e qenieve te quajtura “njerez”. Nen hunden e organeve kompetente luhen keto skena kinematografike… te cilat preferojne te bejne “nje sy qorr e nje vesh shurdhe”. Me frike ne zemer qarkullojne akoma dhe banuesit e lagjeve perreth qendres se Athines, te moshuarit dhe femrat perbejne rrezikun me te madh, pasi jane ata te cilet ndiqen me mani te jashtezakonshme nga keqberesit. Vendasit jane katandisur ta konsiderojne veten te huaj brenda shtepise se tyre. Eshte per te ardhur keq fakti qe cdo dite degjojme per vrasje dhe presje te ndryshme qe ndodhin ne qender te Athines. Motivet? Ehhhh gjithcka permban “menuja” e tyre, s’ka gje qe t’ju kete shkuar ndermend dhe mos ta kene bere!!! Nen hijen e Akropolit dhe ne zemer te qendrave tregtare, eshte strehuar nje qytet “i piste” i cili e ka shitur shpirtin ne djall. Ku te shkosh e c’te besh?! Ne qender te Athines s’can dot fare rruget jane te zena nga te pastrehet, prostitutat, narkomanet dhe mikro-shitesit te cilet mundohen te nxjerrin buken e gojes ne folene e gjarprit. Policia ka ngritur duart lart, s’di nga ta kap e nga ta leshoje kete realitet te shemtuar. Cdo dite portat e komisariateve te policise i kalojne nga 50-100 persona te dyshimte, pjesa e derrmuese e te cileve del shpejt dhe rikthehet ne “vendin e krimit”. Mafjozet jane aq te organizuar sa qe eshte shume e veshtire te bien ne gracke… Detyrat i kane te ndara. Pakistanezet, Somalezet, Indianet dhe Afrikanet kane marre persiper vjedhjet dhe shitjen e lendeve narkotike, ndersa cubat greke, shqiptare, ruse dhe Italiane drejtojne timonin e mekanizmit te seksit me pagese. Si reagojne banoret e zonave te shenjesteruara nga kriminelet dhe parazitet e shek XXI? Thjesht ikin, braktisin pasurite e veta per te shpetuar koken. Do thoni me vete pse ndodhin te gjitha keto? Sepse te gjithe llumrat e shteteve ballkanike jane mbledhur KETU, dhe luajne rolin e PSEUDO-CUBAVE te rradhes. Deri dje s’kishin ngopur as barkun me buke, thembrat e kembeve i kane akoma te gjakosura nga gjembat… Le te shpresojme se deri diku do te shohim ndonje normalizim te situates aktuale KAOTIKE
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi