Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 109
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

Mall prej kurbetit Empty Mall prej kurbetit

Wed 3 Feb 2010 - 13:19
Si na shkoi keshtu kjo jete, me sy te piseruar ne horizont.
Me zemra te ndara me dysh dhe me mallin qe pervelon shpirtra.
Nena pret djalin dhe meraku per te, se le te vere gjume ne sy, ne netet e gjata.
Ndonjehere, ndodh qe nena te perpelitet ne agoni, dhe mezi jep shpirt, sepse se ka prane femijen e sa, qe endet ne dhe te huaj.
Vajza, qe pret dashurine e jetes se saj, zhytur ne lote malli.
Presim ne ketej dhe ju andej perpeliteni ne endrra malli.
Sa lot u derdhen prej mallit, qe shkakton ky kurbet i zi.
Koha capitet kaq ngadale dhe ne presim, te cmallemi sadopak me te dashurit tane, qe vijne dhe ikin aq shpejte, sa nuk merret vesh, nese kane ardhur apo kane ikur.
Lote ne takimin e mireseardhjes dhe lote ne takimin e ndarjes.
Zemra te copetuara nga malli pervelonjes.
Dhimbje dhe brenga.
Kur do te kthehen te dashurit tane?
Si na shkoi keshtu kjo jete, ne mall per ata qe kemi larg, ne kurbet te zi?
Deri kur, do te presim keshtu, me zemra te ndara me dysh?
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mall prej kurbetit Empty Re: Mall prej kurbetit

Wed 3 Feb 2010 - 14:08
Letra nga Mergimi

M`pikon loti n`tokè me ran
mos harro atè ditè moj nanè
n`ditè Bajrami, n`e ditè gezimi
mora rrugen e mergimit.

Sot skam gezim as nuk kam gas,
as prej malit smuj te flas,
prandaj jam ulè e po t`shkruaj
vajza yte prej dheut te huaj

Te tregoj nané pernjemend
asgjè sèsht ne vendin tem
qysh kam ardhè ketu mallkoi veten
merzia po m`shkatrron jeten.

Ketu hana rri e fsheht
ketu qielli èsht i errtè
as dielli nuk jap ndriqim
s`èsht si aj dielli i vendit tim.

Ket lulve sju vjen errè
ketu s`ka vjesht as s`ka pranver
ka veq dimen e vapè te shkret
mos me mujt nji natè me fjet.

Ktu ska qef veq gjum e punè
pamirsi me shum zullum
ketu jan njerzit si bagetia
nga nje javè nuk shkojn te shpia.

Tash nanè shum nuk po te shkruaj
vajza yte prej dheut t`huaj
se her te duash me m`kujtue
puthe dheun qe me ka rrit mua
diana
diana
Anetari ri
Anetari ri
<b>Postime</b> Postime : 39
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/02/2010

Mall prej kurbetit Empty Re: Mall prej kurbetit

Wed 3 Feb 2010 - 15:24
viola shkruajti:Letra nga Mergimi

M`pikon loti n`tokè me ran
mos harro atè ditè moj nanè
n`ditè Bajrami, n`e ditè gezimi
mora rrugen e mergimit.

Sot skam gezim as nuk kam gas,
as prej malit smuj te flas,
prandaj jam ulè e po t`shkruaj
vajza yte prej dheut te huaj

Te tregoj nané pernjemend
asgjè sèsht ne vendin tem
qysh kam ardhè ketu mallkoi veten
merzia po m`shkatrron jeten.

Ketu hana rri e fsheht
ketu qielli èsht i errtè
as dielli nuk jap ndriqim
s`èsht si aj dielli i vendit tim.

Ket lulve sju vjen errè
ketu s`ka vjesht as s`ka pranver
ka veq dimen e vapè te shkret
mos me mujt nji natè me fjet.

Ktu ska qef veq gjum e punè
pamirsi me shum zullum
ketu jan njerzit si bagetia
nga nje javè nuk shkojn te shpia.

Tash nanè shum nuk po te shkruaj
vajza yte prej dheut t`huaj
se her te duash me m`kujtue
puthe dheun qe me ka rrit mua
moj VIOLA te lumshin duart se me bere te qaj :185512: bravo te Mall prej kurbetit 2910981823
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mall prej kurbetit Empty Re: Mall prej kurbetit

Fri 26 Feb 2010 - 21:26
Nje Nene

Sa lot kish derdhur ne vetmi,
sa "ah"! tek zoti pat
derguar,
kete vec shpirti i saj e di
dhe zoti lart n'e paste
degjuar.

Gjithcka qe prekte behej lot
dhe loti ndriste syte e
tretur;
ah, mrekullite qe kish kjo bote,
kaq mizorisht ia pati
fshehur.

Gjithe zine e mbledhur neper jete
a thua vdekja do t'ia
trese?
E luti vdekjen "eja shpejt"-
dhe vdekja s'mund te mos e
merrte.


dhe...


KURBETI........
NUK QETESOHET ZEMRA
IME.
PA U KTHYER NE SHQIPERIN TIME.
NEPER RRUGET E BOTES MBETA.
VALL
PERSE KAQ LARG U TRETA.

O KURBET PER MUA JE MALLKIM.
SE TI ME TRETE
NEPER BOTE.
TEK TI GEZIMI ESHTE HILLERIM.
TEK TI CDO BUZEQESHJE KTHEHET NE
LOT.
O JU VALET E DETIT QE ME SHIKONI ME AQ TRISHTIM.
ME TREGONI MUA TE
SHKRETES SI E KAM UNE VENDIN TIM.

ME KUJTOHET BABAI,MAMI,MOTRAT DHE
VELLEZERIT NE PRAGUN E DERES TONE.
ATO E PRESIN KTHIMIN TIM.
TE JEMI
BASHKE PERGJITHMONE.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mall prej kurbetit Empty Re: Mall prej kurbetit

Fri 26 Feb 2010 - 21:27
Jo ...nuk dua te largohem nga ty vendi ime...
Jo ...nuk dua qe te le
shqiperi..
Jo..nuk dua qe te jem large nga njerzit e mije..
Jo..nuk dua te
largohem nga kunja shqiptare qe me perkundi..
Jo..nuk dua te le vendin ku
mesova virtytet e mija..aty ku une ndjeva lumturi dhe krenari..duke
qene..Biri/Bija jote Shqiperi..
Keto jane pergjigjet e gjdo emigranti..ne
shpirtin e tije..jane refreni i tije si muzike qe shpirtin ja lendojne
....
Ai thote me permallim..
Ika ne ca hapa pa kthim..rrugeve te huaja pa
emerim..i humbure ne vetvete dhe i deshperuare..fatin per me mire duke
kerkuare...
sillem si memec se nuk di gjuhe te huaje...
Buzqeshe dhe kur
me ironizojne..se sherrin se dua..
lendimi ne shpirte me rritet...se si do ja
dale per tu ambjentuare ne nje vende ku jame komplet i huaje..
Ne vorbullen e
madhe te metropoleve evropjane vertitem..me letra pa letra gjithmone duke
vrapuare...per te gjeture nje varjante per te jetuare dhe punuare..
Ai ecen
rruges i vetmuar ..
Si shoqeri ka vetmin...
Si argetim ka merzin..
Keto
jane ndjenjat e nje emigranti..nje shpirt i mire por i vetmuare..
nje
njeri..kerkuse dhe insistues..por gjithmone i permalluare..
nje njeri i denje
dhe i zgjuare por gjithmone i presekutuare..
Ai merr fleten dhe
shkruan....
Arrita..shume gjera qe kame kerkuar..
por jame ne vende te
huaje askushe nuk me don mua..
Ne enderr c"mallet..me shqiperin..familjen dhe
shoqerin..mengjesi vjen shpejte dhe zilja e ores e zgjon perseri..buzqeshe embel
me vetmin e tije..me shpresen qe neser buzqeshja e tije do jete me me
gjalleri..me me jete nga ndjenjat e shpirtit te tije..

Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mall prej kurbetit Empty Re: Mall prej kurbetit

Sat 27 Feb 2010 - 10:46
Jetoj ne mergim
ne kete vende te huaj
jetoj si nje
zog shtegtar
gjithmone shqiptar
i ketille gjithhere do t`mbes

shqiptar kam lindur
I ketill do te vdes.

MËRGIMTARI

Nate ishte bere jeta larg Atdheut
I
vuajtur, i rraskapitur
ne sofren e mallit ndan buen e pikellimit
pa
familje, pa prinder, pa atdhe
deri kure do te haje vete veten
syte e tij
dy burime te shterrura
lum i dhembjes gurgullon damarve te tij
dhe
prape i fort qendron


Vendlindja ju prêt
si foleja zogun shtegtar
kthehuni
te gjithe
kudo qe jeni mergimtar

Ju presin nenat
tek pragu i
shtepis
askund s`ka vend me te mire
se toka e Arberis
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mall prej kurbetit Empty Re: Mall prej kurbetit

Sat 27 Feb 2010 - 10:46
Jete pa jete
pa kuptim, pa emer
i nenqmuar, pa
zemer.

Buka s`eshte si buka
as uji si uji
e rende eshte jeta

ne dhe te huaj.

Mbremjet vijne te zymta
malli shperthen vullkan

gjumi merr arratine syri lotin s`e mban.

Ketu jame nje askush
digjem
si nje urne ne prush.


Vetem nje vendlindje
jeta ka kuptim
kthehet emri im.

Evropa dere
e hapur
der e mbyllur
hyne e dalin
njerez
nga te gjitha vendet
kerkojne azil jete
te drejten per te jetuar.

Ketu kane ardhur
shume bashkatdhetare te mi
nuk kerkojn shume
pak buke, pak uje, pak ajer
dhe pak liri
secili deshiron te
jetoje si njeri
aspak me shume



MERGIMTARET

U nisen me zemer brengosur,
Mjerimi
s'durohet n' atdhe!
Etur nga epshe t' pasosur,
Remojne nje jete te re.


Deshirat e egra krenare,
S' ia shuan, tufani, veriu,
Mjerimet ne
token amtare,
Pervojtur, durohen gjetiu.

Po ecen ani e mergimit,

Ne detin pa kry, e pafund,
Kur zgjohet ne ore t'agimit,
Atdheun s'e
shohin kerkund.

Sa shpresa gjat' udhes se fshehte,
Kur nisem
mergimin e ri:
Nga ecja qe duket e lehte,
Te ndizet dhe zjarri ne gji.


Andej n'ato vise te reja,
Me djersen qe derdhet rreke,
Do
ngrihet e qeshur foleja,
Do nisetnje jete e re.

Por jeta nuk eshte e
lehte,
Andej n' ato vise mergimi;
Sa brenga gjat' udhes se fshehte!

Sa dhimbje kur zgjohet kujtimi.

Por punen e nisen pa lodhje,
Dhe
djersa iu derdhe rreke;
E gjeten pushimin dhe ?lodhje,
Ne endrrat e
jetes se re.

Andej - edhe val' e mjerimit,
Durohet me heshtje ne
zemer;
Se neser fole e pushimit.
Do ngrihet nder brigje pa emer.


Dhe e ngriten nder vise merguar,
Me djersen e punes krenare;
Dhe
ndezen nje vater te shuar,
Larg vatres se dashur amtare.

Por oh! sa
i rende mergimi,
Se malli ka zjarrin ne vete,
Se idhur rizgjohet
kujtimi,
Per vatren qe mbeti e shkrete.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mall prej kurbetit Empty Re: Mall prej kurbetit

Sun 28 Feb 2010 - 11:46
Loti ne dhe te huaj


Loti ne dhe te huaj
lehte na pikon
leshon rrenje thelle
kush se beson
dhe ne gur te thate ai
ka per te zane
malli po me djeg per
te gjith per babe e nane



loti s´na u nda asnje
cast ne mergim
shpesh here vetja na
duket si jetim
dikush te na fyej me nje
fjale
buza shtremberohet
shpirti loton
zemra merr vaj


nese ky lot do ishte
i dobishem per treg
do isha pasuruar
do isha mbretresh
kaq shume jemi
perlotur e perlotur
nuk dua qe ta mendosh
e dashura moter


sa here qe kemi bere
biseda telefonike
receptori eshte lare me lote
duke degjuar
zerin e embelte nenes
fisnike
mundohesha ti fshija
te shperthenin nga mbrenda
e pamundur,persh me eshte ngritur
jo vetem shpirti por dhe zemra

nese mblidheshin lotet
qe bienin ne toke
do te punonte
do te punonte termocentrali
me i madhe ne bote
qe do te prodhoje vetem
te qeshura dhe jo lote


mjafton kaq sa kemi derdhur
mos te shkoj syri ne te shterruar
provojeni dhe ju qe se keni provuar kurr
hidherimin e pamjes se kufizuar
dhimbjen e pa fund te njeriut
qe e bete te vuaj


jo jo me lote do te ngrihen
dhe te vdekurit nga kjo toke
do te jene deshmitar
se edhe ajo jete ka lote


linda duke qare
u rrita me te njejten melodi
eshte domethense se
nuk ka lote ne pleqeri
nuk ka me ku te kete
ca i perpiu toka
ca u zhduken ne det

toka eshte e ngopur me lote
deti se gjithnje i terbuar
thote jep prap lote
syri i pergjigjet
tani me ka verbuar
nuk ka fuqi me lote
te prodhuar


Mall prej kurbetit 482245 Mall prej kurbetit 482245
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mall prej kurbetit Empty Re: Mall prej kurbetit

Sun 7 Mar 2010 - 16:41
Prej vendlindjes u
largove,
more udhet e gjata!
Kurre nuk u gezove,
as nga dita e as
nga nata!

Si skllav ty te trajtuan,
kudo qe ti jetove!
C'do te
drejte ta mohuan,
por prape ti rezistove!

Emigrant emrin e pate,

ne toke te huaj ku ishe!
Rehat s'bere as ne gjume nate,
se mendjen
ne vendlindje e kishe!

Ne atdhe me mall te prisnin,
nena jote dhe
babai!
Me sy donin te te shihnin,
motra e vogel dhe vellai!

Ne
atdhe te prisnin shoket,
dhe shoqet qe pate lene!
Atje te priste edhe
vajza,
qe fjalen i pate dhene!

Nga drejtimi qe pate ikur,
te
gjithe syte shpesh i drejtonin!
Me mendimin qe mjafte, te kishin pritur,

dhe se se shpejti do te te shikonin!
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mall prej kurbetit Empty Re: Mall prej kurbetit

Sun 7 Mar 2010 - 16:42
Fati;
Si nje placke pa vlere me hodhi,

ne rruget e mundimshme te mergimit!
Ku gjithmone nga pas me ndoqen,

castet e mallkuara te deshperimit!

Fati;
Padrejtesishte me
detyroi,
te jetoja i vetem ne kurbet!
Te gjitha enderrat mi shkaterroi,

e jeten ma beri te shkrete!

Fati;
Me la te endesha i pashprese,

ne labirintet e jetes sime!
Ku shpeshhere u rrezikova te vdes,
por
mbijetova me shume mundime!!!...
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mall prej kurbetit Empty Re: Mall prej kurbetit

Sun 7 Mar 2010 - 16:43
Shkruajme, mendojme
kurre nuk harrojme
Degjojme, shikojme dicka te re te mesojme
Ndodhemi
larg, larg shume por asnjehere nuk gurojme
qe se shpejti ne vendin tone ne
te rijetojme

s'mund te harroshe
dhe ne nje ane smund te lesh

kujtimet e femijerise
gjithmone ne mendje do ti kesh
ata i ke me
vete kudo qe ti shkon
kurbeti qenka gjeja me a keqe qe njeriu ne jet provon
!!
DoNì
DoNì
n'Progres
n'Progres
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Postime</b> Postime : 74
<b>Hobi</b> Hobi : Dashuria
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/03/2010

Mall prej kurbetit Empty Re: Mall prej kurbetit

Tue 9 Mar 2010 - 1:54
komplimente viola :O
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mall prej kurbetit Empty Re: Mall prej kurbetit

Tue 9 Mar 2010 - 9:09
E lashe vendlindjen time,
larg saj
emigrova.
Zemra qe mbushur plot kujtime,
qe kurre nuk i harrova.


Rruget me kalldrem,
ambientin plot hijeshi.
Shoket qe atje kam
lene,
c'do dite ne mendje me rrine.

Tani jam ne shtet te huaj,

ndaj merzitem shume!
E ndjej mungesen tuaj,
edhe kur jam ne gjume.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mall prej kurbetit Empty Re: Mall prej kurbetit

Tue 9 Mar 2010 - 9:10
Me ju shoke qe u njoha.
qe kur isha ende femi.
Me ju qe une krijova,

me te miren shoqeri.

Shpesh, me kujtohen ditet,
kur sebashku
qendronim.
Po ashtu edhe netet,
qe pa gjume i kalonim.

Sa vende
te bukura,
me ju kam vizituar?!
Sa festa e ditelindje,
me ju i kam
festuar?!

Te gjitha keto kujtime,
i ruaj me shume mall.
Ndaj nuk
do t'i harroj,
sa kohe qe te jem gjalle.

Porsi zogu qe shtegton,

e s'e harron folene e vet.
Ashtu edhe zemra ime j'u kujton,
e s'do
t'ju harroj perjet.

Besomeni o shoke,
se nje dite do te kthehem.

Ne krahet e shoqerise tuaj,
perseri me deshire do te prehem.

Kur
mendoj diten e kthimit,
zemra sa nuk me pelcet.
Ndaj papushim i lutem
Zotit,
qe kete dite, ta beje realitet.

Por edhe ne qofte se nuk
kthehem,
j'u lutem o shoke, me besoni!
Pergjegjes per kete, do te jete
fati,
i cili larg jush me hodhi!!!...
Sponsored content

Mall prej kurbetit Empty Re: Mall prej kurbetit

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi