Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

Mjellma e dashuruar në një traktor Empty Mjellma e dashuruar në një traktor

Sat 23 Apr 2011 - 20:39
Se dashuria nuk njeh kufij të gjithë kemi dëgjuar, por për një çift kaq të pazakontë besoj së do të dëgjoni për herë të parë.
Në Gjermani një mjellmë është dashuruar te një traktor i kaltër. Mjellma 8 vjeçare e cila quhet Sveni është e mahnitur tek automjeti, i cili sa herë që fillon të punojë ajo nxiton për ta përshëndetur.
Por kjo dashuri nuk është diçka e re, sipas banorëve të fshatit Velen në veriperëndim të Gjermanisë, Sveni prej vitesh i është përkushtuar traktorit.
“Ekspertët nuk e kuptojnë pse ajo ka rënë në dashuri me traktorin. Por ata mendojnë se ajo ka qenë në kontakt të afërt me makina të zhurmshme që në moshë të re dhe mbase kjo ka ndikuar që ajo tani të dashurohet te traktori”, tha Hermann-Joseff Hericks, hotelier.
Por konfuzioni i Svenit nuk është rasti i parë. Para pesë vjetësh një mjellmë tjetër e quajtur Petra kishte pushtuar titujt kryesor me dashurinë e saj ndaj një anijeje nga plastika në formë të mjellmës. Gjermania duket se ka fituar një reputacion të madh për storjet e pazakonta të kafshëve.
Vitin e kaluar ishte i famshmi oktapodi Pol, i cili u shndërrua në sensacion me parashikimin e rezultateve të ndeshjeve të Kampionatit Botëror të Afrikës së Jugut.
Mjellma e dashuruar në një traktor Mjellma
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi