Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Lajmi i rrallë Empty Lajmi i rrallë

Sat 23 Apr 2011 - 22:00
Britani

Makina e parë e garave, e ndërtuar nga perimet dhe që punon me çokollatë, do të ekspozohet për publikun muajin e ardhshëm. “EcoF3” me 145 milje në orë ka timon prej karotash, një trup të përbërë nga patatet dhe ndenjëse prej soje. Kjo është makina e parë “Formula 3”, e dizenjuar dhe e prodhuar nga materiale të riciklueshme”, raporton “Daily Telegraph”. Dizenjuesit shpresojnë që teknologjia e përdorur në makinën e tyre të përshtatet edhe nga skuadra të “F1”, si “McLaren” dhe “Ferrari”. Lubrifikantët me vaj bimësh dhe motori “biodiesel” punon me çokollatë dhe vaj perimesh. Ende nuk dihet sa do të kushtojë.

SHBA

Teli i reçipetave pengoi plumbin dhe i shpëton jetën
Një grua nga Detroid shpëtoi shëndoshë e mirë për shkak të reçipetave që mbante, se ato i ndalën plumbin. Policia thotë se ajo po vështronte nga dritarja, kur njëri prej hajdutëve të shtëpisë së fqinjit qëlloi me armë. Plumbi u godit me kornizën e dritares, para se të godiste telin e reçipetave, por nuk i përshkroi lëkurën. 57-vjeçarja, e cila nuk është identifikuar, u kurua në një spital pranë. Shefi i policisë në Detroid, Leon Rahmaan, thotë: “Plumbi u ngadalësua. Ajo pësoi lëndime, por jo kërcënuese për jetën”. Policia beson se ajo u afrua pranë dritares kur dëgjoi alarmin në shtëpinë përballë. Hajdutët u larguan pasi qëlluan.

Itali

Çifti braktis tre fëmijë në picerinë italiane
Një çift gjerman braktisi tre fëmijë të moshës tetë muajsh deri në katër vjeçare në një restorant në Itali. Burri dhe gruaja dolën nga restoranti në Italinë veriore, Aosta, rreth orës 8:30 duke i thënë stafit se donin të pinin një cigare. Kur nuk u kthyen pas 10 minutash, kamerierët nisin t’i kërkojnë, por më kot. Ata ishin zhdukur pa lënë gjurmë. Ndërkohë, fëmijët në tavolinë vazhdonin të hanin ushqimin. “Fëmijët nuk e kuptuan çfarë ndodhi. Ata kujtuan se nëna shkoi në banjë dhe humbi rrugën”, thotë menaxheri i restorantit. Policia nisi menjëherë kërkimet për nënën 26-vjeçare Ina Caterina R. dhe të dashurin e saj 24-vjeçar, Sasha S..

SHBA

Shkon të grabisë bankën, nuk ndërpret telefonatën e rëndësishme
Një shtatzënë nga North Carolina në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka tentuar të plaçkitë bankën, por në këtë tentativë e ka penguar një thirrje e rëndësishme në celular. Kamerat e vendosura në një bankë të North Carolina kanë incizuar një hajdute, e cila deri në një moment të caktuar, po zbatonte planin e saj për të plaçkitur bankën, por edhe diçka më shumë. Ndërsa po bënte punën e saj, asaj i bie zilja e telefonit. “Aq shumë është hutuar nga muhabetin që po bënte në telefon, saqë ka dalë prej bankës duke harruar pse kishte ardhur”, kanë thënë përfaqësuesit e policisë së vendit. Ndërkohë “kolegët” dhe arkëtarja pritën sa të mbaronte telefonatën.

Itali

37 kinezë jetojnë në banesën prej 12 metrash katrorë
Policia italiane ka zbuluar se në një banesë të qytetit të Milanos prej 12 metrash katrorë, kanë jetuar ilegalisht 37 imigrantë kinezë. Kundër shtetasit kinez, i cili ka bërë marrëveshje për marrjen me qira të banesës, është ngritur padi për shfrytëzim të imigrantëve ilegalë. “Banesa, e cila gjendet në katin e fundit të lagjes milaneze e njohur si “lagja kineze”, është zbuluar nga policët të cilët po patrullonin në këtë rajon”, njoftojnë agjencitë vendase. Ende nuk është e njohur nëse pronari i banesës, një italian, e ka ditur se sa njerëz jetojnë në të. Megjithatë, është kuptuar se qiraja të cilën e ka marrë ka qenë dyfish më e shtrenjtë nga sa është e zakonshme për atë pjesë të qytetit.

SHBA

Të bërtiturat dhe zhurma e armëve sjell policinë para televizorit
Një amerikan nga Bartlett, Tennensee, po shinte televizor me dritare të hapur, por kjo ka alarmuar policinë, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Kishte të bërtitura, dy të shtëna armësh, pastaj një zile dere. Ngjarja ka ndodhur në një lagjen “Memphis” në qytetin Bartlett. 6 makina policie iu përgjigjën alarmit mëngjesin e ditës së djeshme, ndërsa dispeçerët kontrolluan nëse ajo shtëpi ishte bërë ndonjëherë problem në lagje. Policia gjeti një dritare hapur, gjë që shpjegoi pse fqinjët mendonin se po kryej ndonjë krim. Polici në skenë tha se një person brenda shtëpisë po shihte televizor dhe volumi ishte tepër i lartë.

SHBA

Kirurgu e operon dy herë për të hequr apendicitin
Një kirurg nga Minnesota kreu dy operacione tek një pacient për t’i hequr apendicitin. Raporti i hetimit thotë se kirurgu kreu operacionin tek i njëjti pacient dy herë, pasi gabimisht hoqi një copë indi dhjamor herën e parë. “Star Tribune” raportoi se kirurgu e kuptoi gabimin pas dy ditësh, kur patologu i spitalit i tha se objekti i hequr ishte “jo apendicit”. Pacienti ankohej për dhimbje dhe temperaturë, prandaj u urdhërua një operacion i dytë. Atëherë apendiciti kishte shpërthyer, prandaj pacienti kaloi 11 ditë në spital për shkak të komplikimeve nga operacioni i dytë. Departamenti i Shëndetit shfajësoi spitalin, duke akuzuar doktorin.

Gjermani

Skuadra e futbollit humb 4-0, ua kthejnë paratë tifozëve
Kur 600 tifozë futbolli udhëtuan 760 milje për në Gjermani fundjavën e kaluar që të shihnin ndeshjen e skuadrës së zemrës, ajo u turpërua me rezultatin 4-0. Kjo ishte e padurueshme për gjithë ato fansa të zhgënjyer. Mundja e gjashtë në shtatë lojëra i habiti të gjithë tifozët besnikë, që qanin nga dëshpërimi. “FC Energie” u mund nga “FC Schalke” 4 me 0. Lojtarët ndanë dhimbjen e tyre dhe të nesërmen klubi njoftoi se skuadra do të rimbursonte koston e biletës për çdo shpirt të dërrmuar që kishte patur fatin e keq të shihte ndeshjen. Në ndeshjen e ardhshme do të ketë 10 mijë tifozë, por skuadra nuk premton rimbursim, por fitore.

Britani

Grabisin 61 mijë paund pasi bankomati kishte probleme
Një çift lakmitar mori 61 mijë paund nga një bankomat me defekt. Në një kohë kur njerëzit nuk i marrin dot asnjë qindarkë bankave, Darren dhe Joanne Jones e gjetën veten mirë mes parave. Mashtrimi i tyre nisi pasi zbuluan se bankomati “HSBC” në një supermarket në Waitrose, në Hight Street, Billericay, kishte një problem. Ai u jepte para edhe klientëve që e kishin llogarinë në zero. Nëse tërhiqeshin para, bankomati do t’i nxirrte paratë pa e regjistruar tërheqjen. Andrew Jackson, prokuror, thotë se çifti i martuar që jeton në MacGregor Drive, Wickford, përfitoi nga problemi për më shumë se tre muaj. Asnjëri prej tyre nuk lejohet të dalë me kusht.

Britani

Bashkia paguan gjobën se e kishte vendosur tabelën gabim
Autoritetet e bashkisë do të paguajnë dhjetëra mijëra paund gjoba, pasi një drejtues automjeti i gjobitur, u bë investigator i çastit dhe zbuloi se tabelës në rrugë i mungonte një fjalë. Derek Brocklehurst, 38-vjeçar, refuzoi të paguajë 30 paund gjobë me justifikimin se tabela ishte gabim. Rrethi blu duhet të pohojë se vetëm autobusët, çiklistët dhe taksitë mund ta përdorin atë korsi rruge, por fjala “vetëm” mungonte. Këshilli i Mançesterit pranoi se kishte një gabim dhe më vonë e korrigjoi tabelën. Por suksesi i zotit Brocklehurst mund t’i hapë punë bashkisë, pasi edhe drejtuesit e tjerë të makinave të gjobitura mund ta refuzojnë gjobën dhe të padisin bashkinë. Nëse kjo ndodh, bashkia do të paguajë mijëra dollarë gjoba.

Britani

Libraritë kritikohen se luajnë muzikë
Libraritë, një herë vende që garantonin paqe dhe qetësi dhe ishin enkas për të lexuar dhe studiuar, po e mënjanojnë rregullin e artë të heshtjes në favor të muzikës për të tërhequr klientelë. Vizitorët në librarinë e vendit duhet të durojnë muzikën pop që luhet gjatë gjithë kohës, pasi menaxherët kërkojnë të nxisin kërkesën ndaj shërbimit të tyre tek moshat e reja. Libraritë në Gloucestershire janë të pajisura me sisteme zëri të teknologjisë së lartë sepse “libraritë nuk janë më vetëm për libra”, thonë organizatorët e një projekti të tillë. Megjithatë kjo lëvizje është kritikuar si “krejtësisht e papërshtatshme”.

Kinë

Muri i Madh Kinez, shumë më i gjatë nga sa është menduar
Studimi i parë për të matur gjatësinë e vërtetë të Murit Kinez ka dëshmuar se ky ndërtim është pothuajse 4.000 kilometra më i gjatë se sa është menduar deri më tani. Studimi gjeodezik i qeverisë, i cili ka zgjatur dy vite, ka dëshmuar se Muri kinez shtrihet në 8.850 kilometra, dhe besohet se është rreth pesë mijë kilometra më i gjatë. Gjatësia e mëhershme e murit kryesisht është marrë nga të dhënat parahistorike, mirëpo asnjëherë në kohërat më të reja nuk është matur zyrtarisht. Teknologjia infra e kuqe dhe ajo GPS ka ndihmuar në gjetjen e disa pjesëve të murit të cilat me kohë janë fshehur nën stuhitë e rërës.

Spanjë

Rrëmben menaxherin e bankës dhe kërkon makinë luksoze
Një ndërtues spanjoll me borxhe të mëdha ka rrëmbyer menaxherin e bankës duke e kërcënuar me armë dhe i ka kërkuar 50 mijë euro (66 mijë dollarë), plus një makinë luksoze. Kjo ka ndodhur në qytetin jugor të Malagas. “Ai kishte nevojë urgjentisht për paratë, pasi ishte zhytur në borxhe të mëdha kohët e fundit”, thotë zëdhënësi. Sipërmarrësi i ndërtimeve e rrëmbeu menaxherin e bankës duke e detyruar të futej në makinën e parkuar pranë bankës, dhe i tha se rrëmbyesit i kishin marrë peng familjen. Atëherë u larguan 20 kilometra nga Estepona, dhe atje i dha makinën luksoze dhe 1500 euro.

Kore e Veriut

Bum kërkesash për veshje në Kore, femrat s’duan t’ia dinë për krizë
Dyqanet e veshjeve në rrugët “e larta” në Londër, Britani, mund të vuajnë nga kriza financiare globale, pro në Korenë e Veriut komuniste gratë as që duan t’ia dinë. Dyqanet e veshjeve në Korenë e Veriut po gumëzhijnë me klientë këtë sezon pranvere. “Punonjësit i kanë duar e mbushura me një sërë porosish”, shkruajnë mediat. Një punonjës në dyqanin “Ryonghung”, thotë: “Të gjithë mahniten me admirim për kostumet mahnitëse në dhomën e provës”. Ekonomia është në duart e shtetit dhe analistët e huaj thonë se po përballet me probleme, por jo dhe aq shumë. Burimet e drejtuara në shpenzimet ushtarake dhe programe bërthamore kanë alarmuar Perëndimin, por kanë kontribuuar në mirëqenin e tyre.

SHBA

Fton një të pastrehë të kalojë natën në garazh, e pamundur ta nxjerrin prapë
Një e huaj lëviz në oborrin e pronës së një çifti të moshuar në Spokane, dhe tani e kanë të pamundur ta largojnë prej andej. Gruaja jeton në garazhin e tyre prej më se një muaji, por policia thotë se ajo nuk ka shkelur asnjë ligj, sepse nipi i çiftit e ka ftuar vetë që ajo të jetojë në atë garazh. Kur ajo lëvizi për të jetuar aty, policia thotë se tashmë është bërë banesa e saj. Me sa duhet nuk ka rëndësi se harxhon energji elektrike dhe ndot vendin. “Unë mendoj se e ka gabim, sepse është prona ime. Ajo nuk paguan taksa dhe as faturën e energjisë”, thotë i zoti i shtëpisë. Policia thotë se ajo ka lejen e nipit të tyre për të banuar aty dhe e kanë të pamundur ta nxjerrin nga garazhi.

Zimbabve

Qeveria u merr para bankave që të paguajnë shpenzimet e ministrive
Guvernatori i bankës qendrore në Zimbabve pranoi ditën e djeshme se ka marrë para nga bankat private dhe grupet e ndihmave pa leje, për të ndihmuar ministritë e shtetit të bëjnë punën e tyre. Kjo deklaratë është e pabesueshme për veshët e gjithë njerëzve që kanë vënë paratë në banka. Guvernatori i Bankës së Rezervës, Gideon Gono, u kërkoi shtetasve ta mbajë punën e tij edhe pse është kritikuar mjaft. Gono thotë se tani Zimbabve ka një qeveri koalicioni e përkushtuar të kthejë 100 për qind krizën ekonomike që ka prekur shtetin prej kohësh. Për arsye se nuk kanë ku t’i gjejnë paratë, guvernatori ka menduar këtë zgjidhej “të zgjuar”, duke premtuar se do t’ua kthejë paratë.

SHBA

Ena e xhamtë me ujë dhe dielli djegin shtëpinë
Zjarrfikësit të cilët kanë intervenuar në një periferi të Seattle kanë njoftuar se ena e xhamtë për ujë e qenit dhe dielli janë fajtorë për shpërthimin e zjarrit në një shtëpi. Hulumtimi ka dëshmuar se ena e xhamtë për ujë deri tek e cila ka depërtuar rrezja e diellit, ka shërbyer si llupë që ka mjaftuar për t’u ndezur zjarri në trarin e drunjtë të shtëpisë. Zjarrfikësit kanë shtuar se në atë pjesë të shtëpisë nuk ka pasur asnjë lloj pajisjeje elektrike. Pronarët e shtëpisë nuk kanë qenë atje, por fqinjët kanë hetuar tymin dhe kanë parë zjarrin, prandaj kanë lajmëruar zjarrfikësit të cilët e kanë shpëtuar qenin. Dëmi është vlerësuar të jetë rreth 215.000 dollarë.

SHBA

Brisk rroje i cili shndërrohet në vibrator
Brisku i rrojës për zonja e cila shndërrohet në vibrator, ka pushtuar tregun amerikan “sa hap e mbyll sytë”. Brisku i rrojës ngjyrë roze në shikim të parë duket krejtësisht i zakontë, por në fakt paraqet një produkt 2 në 1. Qëkur është lansuar në treg në fillim të këtij viti, “Linge Razor” ka shkaktuar eksitim të vërtetë në mesin e zonjave. Këtë pajisje e ka shpikur 28-vjeçarja Tammy Roberts, një grua afariste e cila thotë se për shpikjen e ka inspiruar nevoja personale për pak kënaqësi gjatë largimit të qimeve.“Brisqet tona megjithatë dridhen në mënyrë shumë më të këndshme”, shton gruaja shpikëse produkti i së cilës kushton rreth 70 euro dhe mund të porositet nga faqja mytinge.com.

KROACI

Premton t’i vjedhë qytetarët, zgjidhet kryetar komune
Një politikan kroat ka ardhur në pushtet pasi që u ka premtuar votuesve se do t’i vjedhë në çdo rast që i jepet. Josko Risa është votuar si kryetar komune në Prolozac me një fitore shumë të ngushtë duke përdorur parullën: "Të gjitha për mua – asgjë për ju"."Vetëm iu kam thënë të vërtetën. Ky qytet do të jetë si një biznes familjar. Nëse unë fitoj diçka, do të fitojnë edhe ata", ka sqaruar ai.“E dimë se në çka po e fusim veten”, ka thënë 57-vjeçari Ivan Vjisnic."Ne do të vidhemi edhe ashtu. Së paku ai është bërë i sinqertë dhe na ka treguar paraprakisht për këtë. Dhe siç ka thënë ai nëse gjërat bëhen mirë për të, atëherë do të bëhen edhe për ne”, ka shtuar Vjisnic.

FILADELFIA

Rekordmeni me 55 gjoba dhe 11 mijë dollarë zgjidhet gjykatës
Votuesit në Filadelfia kanë zgjedhur për kandidat të gjykatës së shkeljeve të qarkullimit rrugor një shkelës që ka mbledhur 11 dollarë në gjoba. Me siguri ata mendojnë se duhet të jesh vetë shkelës, në vend që t’i kuptosh më mirë shkelësit. Willie Singletary, kandidati demokrat fitoi zgjedhjen javën e kaluar para se historia e tij e zgjeruar si shkelës i ligjit të bëhet publike. Deri javën e kaluar ai kishte 55 gjoba me 11,420.50 në gjoba. Singletary ka mbledhur gjoba për ngarje të pakujdesshme të makinës, ngarje pa patentë, ngarje të automjetit të pasiguruar dhe ngarje të një automjeti të paregjistruar. Patenta e tij është e pavlefshme deri në vitin 2011.

SHBA

Policit i grabisin armën kur luante basketboll
Një polic nga Dallasi, i cili thoshte se brezi i armës i kishte rënë gjatë një ndjekjeje në këmbë, e pranoi se ia kanë grabitur nga makina kur ai luante basketboll. Të martën në mbrëmje ai ishte në detyrë dhe për tu qetësuar vendosi të bënte disa minuta pushim duke luajtur me sportin e tij të preferuar, basketboll. Ai e la rripin, armën, prangat, municionet dhe shkopin, të gjitha në makinë. Kur zbuloi se sendet i kishin humbur,s’po i gjente më, njoftoi dispeçerin për t’ia raportuar, duke i thënë se kishte ndjekur dikë. Policët e dërguar në vendngjarje nuk gjetën gjë gjatë kërkimit që bënë dhe dëshmitarët e ndodhur atje thanë se ai po luante basketboll.

SHBA

Shefi pushon 4 punonjëse se bëjnë thashetheme për të
Katër punonjëse në Hooksett, N.H., tani janë pa punë, pasi gjatë javëve të fundit janë marrë me thashetheme. Kundërshtimet në lidhje me këtë vendim bënë që çështja këtë javë të dalë në një gjyq publik. Ish-punonjëset thanë se po flisnin për një thashethem që po përmendej në të gjithë qytetin, në lidhje me marrëdhënien jashtëmartesore të administratorit të Bashkisë së qytetit, David Jodoin, me një tjetër punonjëse. Jodoin u ankua në Këshill, i cili më pas vendosi të hetojë dhe si rezultat u pushuan katër gra, të gjitha punonjëse prej një kohe të gjatë dhe me referenca të mira në punë. Por si përfundim doli nga Këshilli se asnjë shef nuk ka të drejtë ta bëjë për një arsye të tillë.

GJERMANI

Kopshti zoologjik punëson njerëz për t’u hequr mërzitjen majmunëve
Një kopsht zoologjik ka punësuar një kloun që t’i mbajë majmunët në humor të mirë. Të zotët e kopshtit zoologjik punësuan Christina Peter, 45-vjeçare, për të luajtur me veshjen e klounit, pasi specialistët veterinerë thanë se shimpanzetë, babuinët, gorillat dhe orangutangët në kafazët e kopshtit zoologjik ishin më agresivë kur mërziteshin. Christina thotë se i mban kafshët të kënaqur duke u bërë lojëra dhe duke i hutuar. Psikologia e kafshëve, Jennifer Ringleb thotë: “Në natyrë, kafshët e kalojnë tërë ditën në kërkim të ushqimit. Në kopshte zoologjike ata nuk kanë çfarë të bëjnë, prandaj mërziten. Kafshët që kanë diçka për të bërë janë më të lumtur dhe më të ekuilibruar”.

Rumani

Të papunët marrin para vetëm nëse janë të larë
Punonjësit e zyrës që u japin asistencën të papunëve në Rumani kohët e fundit kanë shkelur ligjin. Llogaritarët nuk u japin të papunëve paratë e ndihmës sociale. Ata refuzojnë t’i paguajnë paratë e siguruara nga shteti rumun të papunëve që figurojnë në listën e personave që duhet të marrin asistencë. Punonjësit mendojnë se kjo situatë ka arritur kulmin, prandaj kanë rrezikuar të shkelin edhe ligjin. “Si presin t’i marrin në punë kur mbajnë erë të keqe dhe askush s’do lejonte të qëndronin në të njëjtën dhomë për të bërë intervistën”. Me fondet e qytetit janë ndërtuar dushe falas enkas për ta, dhe të gjithë të papunët do të bëjnë dushe para se të shkojnë të marrin paratë.

ANGLI

Deputetët në mbipeshë kërkojnë të notojnë në parlament
Ligjvënësit për peshën e rëndë u kërkojnë autoriteteve britanike të ndërtohet një pishinë në parlament, duke arsyetuar se kështu do të jenë më në formë. "A jeni dakord se parlamenti anglez ka shumë anëtarë të shëndoshë?", tha ligjvënësi Richard Bacon gjatë një debati në Dhomën e Përfaqësuesve. "Duke folur si njëri prej tyre, mund të them se një propozim për ta zëvendësuar dhomën e qitjes me një pishinë është i mirëpritur", shton ai. Një sugjerim është të mbulohet oborri i jashtëm me çati prej xhami. Harriet Harman, liderja e Dhomës së Përfaqësuesve, u tha të gjithë ligjvënësve, të shëndoshë apo të hollë, se do t'i merrte parasysh kërkesat e tyre.

ZELANDE E RE

Ofron birrë për gjithë jetën në shkëmbim të laptopit
Një birrari në Zelandën e Re ofron birrë falas pa kufi në shkëmbim të një laptopi të tyren të grabitur para disa ditëve. Mediat vendase thonë se laptopi është grabitur nga kompania "Croucher Brewing" në qendër të qytetit Rotorua në fillim të javës. Të zotit e kompjuterit kërkojnë dëshpërimisht t'u rikthehet laptopi që përmban dizenjo, detaje kontaktesh dhe informacion financiar në këmbim të birrës pa limit. Ata kanë ofruar birrë falas për gjithë jetën për ata që japin të dhëna për vendndodhjen e mundshme të kompjuterit. Ka vërtet kaq shume rëndësi për ta.

ANGLI

Qyteti heq 1 mijë shenja rrugore se janë të tepërta
Një qytet në Angli do të heqë 1 mijë shenja rrugore, pasi janë të tepërta dhe më shume pengojnë sesa ndihmojnë në qarkullim. Këto tabela rrugore hutojnë shoferët dhe shkaktojnë aksidente. Shefat e qarkullimit rrugor, pasi bënë një kontroll të imtësishëm vendosën se ato ishin shumë dhe pjesa më e madhe prej tyre nuk ishin dhe aq të nevojshme sa për tu mbajtur akoma. "Shenjat e paralajmërimit dhe të drejtimit, veçanërisht në qendra historike në Caerhilly, Gramorgan, nuk do të hiqen", njofton "Daily Mirror". Policët e qarkullimi rrugor thonë se pjesa më e madhe e aksidenteve ndodhin për shkak të mbingarkimit të informacionit në të këtyre shenjave.

ANGLI

Gruaja spiunon burrin, ngec poshtë makinës
Skuadra e shpëtimit mori një telefonatë urgjente për një rast të veçantë ditën e djeshme. Ajo vinte nga një banore e rrugës “Oakridge” në Brookline, e cila i njoftonte për shkak se një bashkëshorte xheloze kishte ngecur poshtë makinës para shtëpisë së saj. Kur ata shkuan në vendngjarje, panë se një grua kishte ngecur vërtet nën një automjet sportiv të lartë. Policia tha se gruaja, emri i të cilës nuk është bërë i ditur, mendonte se bashkëshorti po e tradhtonte. Ata thonë se ajo u fut poshtë një makine fuoristradë para shtëpisë së të dashurës së supozuar. Gruaja është marrë nën kujdesin e doktorëve, të cilët do t’i bëjnë një vlerësim të shëndetit mendor.

ANGLI

Gjobitet 70 paund se hedh plehrat në kosh
Një pensionist nga Lincolnshire u gjobit me 75 paund, sepse vendosi një çantë me plehra, në një kosh plehrash. John Richard, 84-vjeçar, la një pako të paketuar mirë në një kosh publik, në vend që të priste për dhjetë ditë makinën që grumbullon plehrat nga koshat e shtëpive private. Por autoritetet e bashkisë zbuluan se ku banonte, i bënë publik emrin dhe i dërguan në shtëpi faturën e gjobës prej 75 paundësh. Ata thonë se gjoba e tij shkon deri në 2500 paund nëse shkon në gjykatë, por zoti Richards nga Boston, preferoi t’i dorëzojë tre të katërtat e pensionit javor për të paguar gjobën prej 75 paundësh. Ai thotë: “Kjo është qesharake.”

SHBA

Jep makinën luksoze për qenin e humbur
Një grua në San Antonio ka qenë e gatshme të japë makinën luksoze sportive në shkëmbim të qenit bulldog të rrëmbyer. Javën e kaluar, Pork Chop, një bulldog anglez dy vjeçar, u zhduk nga oborri i shtëpisë së Latashës. Ajo menjëherë vuri një shpërblim prej 500 dollarësh, duke e shpërndarë njoftimin kudo, por edhe kështu nuk pati fat. Askush nuk e pranoi ofertën e saj dhe edhe pse ditët kaloni, qenin konsiderohej i humbur. Atëherë ofroi një prej objekteve më me vlerë që posedonte. Një automjet i hapshëm “Ford Mustang 19-96”. Të mërkurën në mbrëmje, Latasha mori një telefonatë nga një burrë që tha se kishte gjetur një qen pranë shtëpisë së saj. Ajo e mbajti premtimin.

SHBA

6-vjeçarja gjobitet se zhgarravit trotuarin
Një vajzë 6-vjeçare është dënuar të paguajë 300 dollarë nga qyteti, pasi ka bërë atë që fëmijët e qytetit bëjnë prej dekadash: ka vizatuar një pikturë të këndshme me shkumës. Por jo të gjithë menduan kështu për pikturën e saj. Një fqinj njoftoi 311-in për të raportuar për piktura grafiti dhe Departamenti i Higjienës Publike i dërgoi menjëherë një letër mamasë së Natalie-s, Jen Pepperman. Në letër shkruhet: "Ju lutem hiqni grafitin në pronën tuaj. Nëse nuk e zbatoni urdhrin, mbi ju mund të merren masa nga autoritetet e zbatimti të ligjit". Ligji i Këshillit të qytetit i vitit 2005 i ndalon piktura në ndërtesat publike dhe tregtare.

SHBA

Jep alarm për bombë që të mos shkojë në punë
Një punonjës i "Idlewild Park", në Pitsburg i tha policisë se kishte bërë dy kërcënime për bomba në park gjatë fundjavës, pasi nuk donte të shkonte në punë. Robert A. Deemer, 21-vjeçar nga New Florence u arrestua ditën e djeshme dhe pret të dalë në seancën paraprake më 19 tetor. Zoti Deemer akuzohet se ka përdorur telefonin celular për të njoftuar autoritetet e parkut për bombë, duke shkaktuar reagimin masiv të policisë, vonesa në hapjen e parkut dhe bllokim trafiku të rrugës 30. Punonjësit e parkut kanë regjistruar telefonatat dhe kanë dalluar zërin e tij. Zoti Deemer fillimisht i mohoi telefonatat, por më vonë i pranoi duke thënë se kërkonte justifikim për të mos punuar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi