Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Lindje rekord në SHBA, gruaja sjell në jetë tetenjakë Empty Lindje rekord në SHBA, gruaja sjell në jetë tetenjakë

Sat 23 Apr 2011 - 22:15
Një grua japoneze ka sjellë në jetë tetë fëmijë, gjashtë djem dhe dy vajza. Lindjet ndodhën në një spital në Bellflower, në Los Anxhelos. Të gjithë të vegjlit janë në gjendje të mirë shëndetësore. Në lindjen e foshnjave asistoi një skuadër prej 46 mjekësh. Gruaja shënon rastin e dytë që vijnë në jetë tetënjakë.

Foshnjat lindën nëntë javë parakohe, erdhën në jetë me operacion dhe peshonin nga 820 gram deri në 1820 gram. Indentiteti i gruas që lindi tetënjakët nuk është zbuluar, pasi ajo nuk ka pranuar. Mjekët e cilësuan operacionin si të suksesshëm, ndërsa bebet lindën për pesë minuta. Mjekët mendonin se ishin shtatë fëmijë dhe u çuditën kur panë se pas të shtatëve doli edhe një i tetë. Tre prej bebeve kishin probleme me frymëmarrjen, por tani gjendja e tyre është e mirë. Ata do të qëndrojnë në inkubatore për të paktën gjashtë javë, ndërsa nëna ka thënë se do t’i ushqejë të gjithë me gji.

Tetënjaket e parë në botë erdhën në jetë në Houston tëTeksasit në 1998. Njëri prej tyre vdiq pas një jave, por shtatë të tjerët festuan 10-vjetorin në muajin dhjetor.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi