Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Pyetjet që femrës nuk i parashtrohen Empty Pyetjet që femrës nuk i parashtrohen

Sun 24 Apr 2011 - 1:42
David DeAngelo, autori i librit “Double Your Dating”, pohon se shumica e meshkujve bëjnë gabime të mëdha që në takimin e parë dhe atë duke parashtruar pyetja plotësisht të panevojshme, nga të cilat femrat tmerrohen. Pikërisht për këtë DeAngelo vendosi që meshkujve t’u japë disa këshilla për çka të mos flasin me partneret potenciale dhe cilat pyetje mos t’i parashtrojnë.

Pyetjet që femrës nuk i parashtrohen Lovelostu


- Para së gjithash, mashkulli kurrë nuk duhet ta pyesë femrës a bën që ta puthë. “Nëse femrën që u pëlqen e pyesni a guxoni ta puthni në sy, do të dukeni si ‘djalosh i vogël’, dhe kjo aspak nuk do t’i pëlqejë.

Madje edhe nëse thotë që mundeni ta bëni këtë, kjo me siguri ndodh se nuk dëshiron të duket e pakulturuar, edhe pse mendon se si të ikë sa më parë nga ju”, potencoi DeAngelo.

- Femrën kurrë nuk bën ta pyesni se a mund ta thirrni në takim, pasi që ajo pëlqen mashkullin i cili di ta qeverisë me situatën dhe i cili di ta marrë kontrollin, dhe jo personin i cili kërkon nga ajo leje për gjithçka. “Mashkulli me vetëbesim duhet ta pyesë femrën që t’ia japë numrin e telefonit dhe po me këtë vetëbesim t’i thotë se do të duhet të shoqërohen dhe të dalin në takim”, pohon autori.

- “Kur të dilni me femrën e cila ju pëlqen, kurrë mos i flisni për automobilin tuaj, shtëpinë në të cilën jetoni, pasi që kjo do të duket se dëshironi ta impresiononi me pasurinë tuaj materiale”, pohoi DeAngelo.

- Po ashtu, kurrë mos e pyesni femrën “çka planifikon të bëjë sonte”, pasi që ajo pret që gjithmonë ju të keni plan.

- Kurrë mos e pyesni femrën me të cilën dilni se ai pëlqeni, pasi që do të dukeni si person i pasigurt. Kushtoni vëmendjen në gjuhën e trupit të saj dhe të tërën do ta keni të qartë.

- Natyrisht, mashkulli kurrë nuk duhet ta pyes femrën me të cilën del, se sa të dashur i ka pasur dhe me sa prej tyre ka pasur marrëdhënie seksuale.

- “Meshkujt nuk duhet ta caktojnë takimin tjetër, nëse i pari ende nuk ka përfunduar. Nuk duhet të tregoheni si “gjah” i lehtë, pasi që femrat shumë lehtë e humbin interesin kur ta kuptojnë se këtë “ishull” tashmë e kanë pushtuar”, këshillon DeAngelo.

- Dhe ajo që të gjithë meshkujt duhet ta mbajnë në mend: mos flisni kundër shokëve të partneres suaj potenciale, sidomos nëse nuk i njihni.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi