Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ja disa këshilla që e forcojnë marrëdhënien tuaj Empty Ja disa këshilla që e forcojnë marrëdhënien tuaj

Sun 24 Apr 2011 - 7:13
Romantizmi është një mënyrë për të shprehur dashurinë tuaj, ndjenjë e cila bën t’u rrahë zemra fort sa herë që jeni pranë partnerit. Mos prisni asnjëherë raste të veçanta për të shprehur dashurinë tuaj. Sigurohuni të ushqeni lidhjen dashurore që keni krijuar duke vënë në zbatim disa këshilla praktike me të cilat specialistët sigurojnë se kanë një efekt mjaft pozitiv në jetën e një çifti.

Shpesh duket e pabesueshme dhe e paarritshme krijimi i një lidhjeje e cila karakterizohet nga harmonia dhe dashuria mes partnerëve, aq sa kur e sheh tek të tjerët të duket diçka ireale, por që sipas studiuesve është krejt e kundërta.

10 këshillat që ata japin janë:

1. Thuaji partneres ose partnerit “të dua”, të paktën një herë në ditë. Edhe pse mund të jetë i sigurt, personi që keni në krah ka nevojë t’u dëgjojë ta thoni këtë fjalë.

2. Përshëndetjen e mëngjesit apo të rikthimit pas punës në shtëpi shoqërojeni gjithmonë me puthje dhe nëse atë ditë po mendoni edhe për të kryer marrëdhënie seksuale shtojini edhe një përqafim.

3. Bëni “takime dashurie” me partnerin për gjithë jetën tuaj. Trajtojeni partnerin edhe më mirë nga sa e keni trajtuar kur jeni njohur në fillim. Mos harroni, jini të përzemërt, buzëqeshini partnerit sa herë që rikthehet në shtëpi, mbajini duart njëri-tjetrit gjatë një shëtitjeje që bëni të dy, etj.

4. Lërini pas defektet e tij. Nëse jeni të lidhur me një djalë apo vajzë që nuk është shumë e rregullt, atëherë keni dy alternativa t’i përsërisni ato që bëni dhe të mërziteni të dy, ose ta këshilloni butësisht që ai të mos i përsërisë më.

5. Përqendrohuni tek pozitivja. Në vend që të mendoni vetëm për një fjalë apo veprim të gabuar të tij, e cili u ka mërzitur shumë, mendoni pozitivisht, mendoni të gjitha gjërat e bukura që bën për ju, fjalët e ëmbla që u pëshpërit në vesh etj.

6. Mendohuni dy herë para se të flisni nëse jeni me nerva. Mos u përpiqni të flisni nëse jeni të mërzitur, thjesht heshtni ose qëndroni larg njëri-tjetrit. Dilni për pak çaste të merrni ajër dhe të qetësoheni, dhe kur të riktheheni sërish tek partneri do të shihni se mërzia ka mbetur pas dhe do të jeni gati të përkëdhelni dhe puthni njëri-tjetrin.

7. Mos përdorni sekretet e partnerit apo dobësitë e tij gjatë një zënke për të lënduar, apo edhe në një situatë të zakonshme. Ajo çfarë juve u duket e parëndësishme, idiote, mund të jetë diçka shumë serioze për partnerin tuaj. Merrni në konsideratë atë çfarë është e rëndësishme për njeriun e zemrës dhe mos e diskutoni atë me miqtë apo familjen tuaj.

8. Mendoni së pari për partnerin tuaj. Nëse të dy e bëni këtë, atëherë të dy i keni dhënë një ndihmë të madhe lidhjes suaj. Thuaji “po” partnerit sa më shumë të jetë e mundur, plotësojini atij edhe dëshirat më të vogla dhe mos e pengoni të shijojë aktivitete apo të tjera gjëra që i kanë dhuruar kënaqësi para se të lidheshit.

9. Respektoni partnerin tuaj. Mos e përgojoni atë me asnjëri. Kur flisni për të dashurin tuaj përdorni gjithmonë fjalë që tregojnë dashuri dhe respekt në radhë të parë.

10. Gjeni një mënyrë për t’u bashkuar të dy çdo ditë. Zbuloni çfarë u përshtatet dhe ndihmon me të vërtetë marrëdhënien tuaj. Hani jashtë bashkë, takohuni për të pirë çajin e pasdites, shtrihuni në krevat për të përkëdhelur njëri-tjetrin, bëni një shëtitje etj.

Dëshira për ngrohtësi dhe siguri

Mundësia për të pasur një martesë të mirë e të qëndrueshme e bën pothuajse këdo të gatshëm për ta provuar njëherë. E pra, pse është martesa kaq tërheqëse? E vërteta është se asnjë nuk dëshiron të jetë i vetëm. Edhe pse e bëjmë të madhe çështjen e “bërjes së gjërave si të duam” dhe këmbëngulim për të drejtat individuale, të gjithë dëshirojmë sigurinë dhe ngrohtësinë e një marrëdhënieje intime me dikë që çmendet pas nesh.

Ne mund të themi se “duam të jemi vetëm” dhe dëshirojmë “pak hapësirë”, por dëshira jonë më e fortë është ta ndajmë këtë hapësirë me dikë që na do. Edhe pse tërheqja intime është një pjesë e rëndësishme e dëshirës tonë për intimitet, këto dëshira për t’u lidhur fort me një person tjetër nuk janë vetëm për intimitet. Kjo dëshirë e zjarrtë për t’u njohur dhe vlerësuar nga dikush tjetër vjen nga mënyra si jemi projektuar që në fillim.

Dashuria dhe marrëdhënia

Shumica e praktikave intime, qofshin midis njerëzve me seks të kundërt ose të njëjtë, zakonisht përfshijnë prekjen, eksitimin dhe afeksionin. Përvojat intime mund të kenë të bëjnë sa me emocionet aq edhe me aktet fizike. Marrëdhëniet pozitive midis dy partnerëve mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet e tyre intime dhe në ndjenjat intime mes tyre.

Disa njerëz besojnë se nuk ka kuptim të ketë marrëdhënie intime, po të mos të ekzistojë dashuria midis dy partnerëve. Por ka të tjerë që nuk kanë një partner të rregullt dhe vazhdojnë të kenë marrëdhënie intime aktive. Marrëdhëniet intime dhe dashuria nuk janë saktësisht e njëjta gjë. Megjithatë, për shumë njerëz dashuria dhe marrëdhëniet intime shkojnë së bashku.

Mjetet e informimit shpesh i portretizojnë marrëdhëniet intime ose si një aktivitet i natyrshëm që është eksitues dhe pa rreziqe, ose si një aktivitet i dëmshëm, anormal dhe i rrezikshëm.

Tipat e marrëdhënieve

Asnjë prej nesh nuk mund ta thotë me saktësi se sa të kënaqshme do të jenë kontaktet e ndryshme intime që do të kemi ose se çfarë rezultati do të kenë ato.

Kjo është e vërtetë edhe kur është fjala për partnerët tanë, marrëdhëniet intime që kryejmë dhe kënaqësinë që marrim. Këto përvoja kërkojnë një eksplorim dhe njohje të thellë të trupit tuaj ose të trupit të të tjerëve.

Një mënyrë e mirë për ta bërë këtë është eksplorimi i trupit tuaj. Kjo mund të zhvillojë njohuritë tuaja në të kuptuarit e trupit, të ndjesive dhe të mënyrës se si reagon ai. Gjuha e trupit të të mëson se çfarë partneri je.

Marrëdhëniet intime midis meshkujve dhe femrave quhen marrëdhënie heteroseksuale ose të drejtpërdrejta. Ndërsa marrëdhëniet midis partnerëve të të njëjtit seks quhen marrëdhënie homoseksuale. Meshkujt homoseksualë kanë tërheqje intime ndaj meshkujve të tjerë. Ndërsa femrat lesbike kanë tërheqje intime ndaj femrave të tjera.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi