Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Dashuri dhe urrejtje,ndjenja te njëjta! Empty Dashuri dhe urrejtje,ndjenja te njëjta!

Sun 24 Apr 2011 - 7:31
Shkencëtarët, duke studiuar natyrën fizike të urrejtjes kanë parë se disa qeliza të trurit, përgjegjëse për ndjenjën më negative janë të njëjtat me ato që aktivizojnë ndjenjën romantike të dashurisë.

Kur Katuli në poezinë e tij bashkonte dashurinë dhe urrejtjen, për shumë njerëz kjo tingëllonte çuditshëm, edhe pse ai sqaronte se ndjenjat bashkëjetonin në shpirtin e poetit të dashuruar dhe të lënduar.

Sot, falë një studimi të bërë nga një studio angleze dhe të publikuar në revistën

“Plos One”, është faktuar që dashuria dhe urrejtja bashkëjetojnë në trurin njerëzor, madje janë të aktivizuar nga të njëjtat zona dhe nga të njëjtët mekanizma biokimikë.

Shkencëtarët, duke studiuar natyrën fizike të urrejtjes kanë parë se disa qeliza të trurit, përgjegjëse për ndjenjën më negative janë të njëjtat me ato që aktivizojnë ndjenjën romantike të dashurisë.

Një rezultat befasues, që u zbulua falë një skaneri që hetoi pjesët që aktivizoheshin kur njerëzve i prezantoheshin fotografi me persona, për të cilët ata deklaroheshin hapur se i urrenin.

Duke ballafaqur të dhënat, kur të njëjtëve persona(pjesë e studimit) u tregoheshin fotografi të njerëzve më të dashur, u zbulua se urrejtja ka shumë të përbashkëta me dashurinë.

“Rezultatet mund të shpjegojnë motivin për të cilin si dashuria, ashtu edhe urrejtja për kërkuesit kanë të njëjtin interes shkencor: janë irracionale dhe shoqërohet të dy me akte ‘heroike’, ose me veprime të dhunshme”-sqaron profesor Semir Zeki, nga Universiteti i Londrës, që ka udhëhequr studimin.

Vullnetarët që u bënë pjesë e studimit, kanë treguar se provojnë urrejte të thellë për një person. Pjesa më e madhe e tyre ka zgjedhur një ish të dashur, ose një rival në vendin e punës. Shkencëtarët zbuluan edhe pjesën e trurit që provokon urrejtjen, të quajtura ‘putamen dhe insula’. Pjesa e parë lidhet ngushtë me përcmimin. “Shkencërisht putamen dhe insula aktivizohen edhe nga dashuria”- thonë kërkuesit.

Por ka edhe një diferencë thelbësor. Urrejtja, ndryshe nga cfarë mendohet ëhstë shumë herë më racionale se dashuria. Gjatë dashurisë mësohet se nuk funksionon mirë një pjesë e konsiderueshme, e asaj që shkencëratët e përmbledhim me emrin’racionalitet’.

“I dashuruari nuk arsyeton dhe është shumë më pak kritik ndaj personit që do, ndërkohë që kush urren ka nevojë për qartësi për të kuptuar se si ta ndëshkojë rivalin, duke e lënduar, ose duke u hakmarrë”- thotë profesor Zeki.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi