Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Magjia e mitologjisë shqiptare Empty Magjia e mitologjisë shqiptare

Sun 24 Apr 2011 - 12:54
Historia dhe tradita shqiptare eshte shfaqur nder vite edhe me ane te mitologjise. Veprat e ndryshme te autoreve tane me te shquar kane shpalosur kulturen dhe boten shpirterore te krijimtarise shqiptare
Magjia e mitologjise shqiptare Per te dhene nje pasqyre me te gjere, me te plote te mitologjise se nje populli, nevojitet kohe me e gjate dhe pune sistematike hulumtuese ne terren ne vise te ndryshme, perveç studimit te literatures ekzistuese per kete teme shume te gjere dhe shume te lashte. Tek ne, mjerisht, nuk ekziston ende te pakten nje sprove konkrete, per te permbledhur ne nje botim, boten mitologjike shqiptare, e cila eshte shume e pasur dhe, ne disa vise, e ruajtur dhe e gjalle deri me sot. Por, megjithate, materiale te mbledhura, veshtrime dhe studime fragmentare kemi, qofte nga autore te huaj, qofte nga njerezit tane te afte per kete pune.
Te dhena dhe analiza me te plota gjenden ne veprat e albanologeve te njohur, siç ka qene, p.sh., Hani, Nopça, Durham, Lamberci dhe shume te tjere. Autore shqiptare dhe mbledhes te materialeve te mitologjise sone popullore ka shume, te cilet ne revista te ndryshme (p.sh., "Leka", "Hylli i Drites", "Drita" etj…), ose ne botime te tjera kane dhene kontribut te vlefshem per njohjen dhe ruajtjen e kesaj pjese te rendesishme te kultures shpirterore te popullit tone.
Punen me te madhe per kete e kane bere etnografet tane pas Luftes se Dyte Boterore, qofte me kontributet e tyre te vlefshme shkencore te botuara ne revisten "Etnografia shqiptare", "Kultura Popullore", e materialeve ne Institutin e Kultures Popullore. Gjithsesi, shtrohet nevoja e botimit te nje vepre me te gjere, ne te cilen do te paraqitej, te pakten ne vija kryesore, mitologjia e popullit shqiptar, e cila, ne kushte te reja ekonomike, kulturore dhe pergjithesisht shoqerore, ka humbur fare rolin e dikurshem te saj dhe se shpejti mund te qitet ne harrese pergjithmone. Keshtu do te varferohej historia e kultures se popullit tone.
Nga shume punime te autoreve tane e te huaj, ketu po permendim vetem dijetarin tone te shquar Prof. Eqerem Çabej (1908-1980), i cili qysh ne vitin 1939, ka dhene nje pasqyre te shkurter, por te qarte, te mitologjise sone popullore, botuar frengjisht ne revisten "Revue international des etudes balcaniques", nga e cila po paraqesim vetem disa te dhena dhe mendime te tij, te cilat ai i ka zgjeruar dhe shqyrtuar me vone edhe ne botime te tjera te ndryshme.
Te bardhat jane nje lloj shtojzovallesh, vajza te bukura, pra, diçka si zanat. E Bukura e Dheut, edhe kjo eshte njefare zane. Kjo figure mitologjike eshte e njohur jo vetem ne Ballkan, por edhe ne boten arabe, nga duhet te kete ardhur nder ne. Dragoi, kuçedra, syri i keq, lugati, shtriga, etj. Ne besimet popullore, thote Çabej, ruhen shume figura te moçme, te cilat ne mitologjine tone paraqiten me emer te ri dhe me disa ndryshime kuptimore. Ne mitologjine tone shpesh permenden "hijet", si figura mjaft te papercaktuara, por gjithsesi me kuptimin e nje demoni, te nje fantazme. Ne Kosove me fjalen "hije", ne kuptimin mitologjik, mund te perfshihen demone te ndryshem, por para se gjithash - bota "andej varrit", te vdekurit, zakonisht shpirtra te ligj. Balozi i detit permendet ne folklorin tone mjaft shpesh.
Ketu po permendim vetem disa qenie te tjera te kesaj sfere si i paraqet Çabej, te cilat ne Kosove njihen pak ose aspak, te pakten me emrin perkates. Keshtu, p.sh., ne Kosove nuk degjohet per Erretat e Sheut, te cilat Çabej i permend sipas te dhenave te albanologut gjerman Lamberc. Gjithashtu, Dhamsuta eshte nder ne e panjohur. Keshtu u quaka ne viset tona veriore "nje pele perrallore, me ne shpine kaloresin te quajtur Dheveshtruesi".
Tek arbereshet e Italise ekziston Fata, e cila duhet t'i pergjigjet zanes nder ne. Ne gojedhenat e zones se Permetit permenden Floçkat, vasha te bukura me floke te gjata, qe mendohej se rrinin ne ujera e ne puse. Edhe Kshetrrat ose Kshetzat, ishin te ngjashme me Floçkat. Hyjrija e Detit eshte nje lloj sirene, pastaj Xhullite e Judi, jane figura te njohura ne zonat tona te veriut, por edhe nder bullgare e rumune. Karakonxholli eshte figure mitologjike nder ne, e ardhur nga mitologjia turke.
Ne Kosove njihet me emrin "Kallakonxhe", e cila udhetarin e huton, ia mjegullon mendjen dhe nuk di te orientohet ne hapesire. Gogu, Sanagogu ose Herri eshte njelloj xhuxhmaxhuxhi, shkurtabiqi ose kokerrmeli. Figura mitologjike me pak te njohura jane gjithashtu Memedreqja, lloj perbindshi ne bestytnite e hershme nder shqiptaret (arbereshet) e Sicilise ne Itali, kurse ne besimet e tyre ne Kalabri, Manaqeli ka qene njelloj hijeje.
Nuset e Malit dhe Oret e Malit kane qene lloj zanash, emri i te cilave rrallehere zihej ne goje. Emri i tyre ishte tabu (i ndaluar), prandaj zevendesohej me emerime, si p.sh., "Qofshin te bardha", "Ato te lumturat", "Ato te mirat" etj., siç thuhet ne Kosove. Ne viset e veriut, Shurdhi ka qene demon i rendesishem. Ne mitologjine e trakeve te vjeter, ky ishte hyjni e motit te keq. Figure e ngjashme me Shurdhin, ne veri ka qene Verbti. Gjarpri i shtepise ne disa vise quhet Vitore.
Ne mitologjine e shqiptareve te Çamerise, Vitoret ishin tri Fatite qe mendohej se i vinin foshnjes te djepi naten e trete te lindjes dhe ia caktonin fatin qe do te kishte ne jete. Emri i Vitores ne thelb eshte vejtore, "ajo qe end pelhure, endese, emer qe del edhe me trajten vektore", - pra, ato ishin endese te pelhures se jetes.
Zana - ne mitologji eshte simbol i nje vashe me bukuri te pashoqe.Ky emer rrjedh prej hyjnise romake Diana - hyjnia e pyjeve dhe e gjuetise.
Huazimi i figurave mitologjike ne popujt e Ballkanit dhe me gjere ka qene i ndersjellte, duke bere edhe pershtatje te ndryshme ne emer, e disa raste edhe ne kuptim. Kjo dukuri eshte qe nga koha antike. Keshtu, p.sh., Zeusi, hyjnia kryesore helene (greke), nder shqiptaret gjithashtu merrej si hyjni, ndoshta me me pak rendesi se siç e kishte ne Greqine antike, dhe me emer te vendit, Zojz.
Edhe hyjnesha romake, Diana, ka qene e njohur ne mitologjine ilire dhe trakase, ndoshta me me pak autoritet se te romaket, por prape me kurore hyjnie. Mitologjia jone eshte teper e ngarkuar me figura e besime te ndryshme.
Perkundrazi, iliret - te paret e shqiptareve, duket se kane qene me reale ose te pakten me racionale ne kete pikepamje. Ata besonin ne fenomenet e natyres. Per ta zot ka qene, para se gjithash, dielli, pastaj hena, ujet, rrufeja, bubullima, shiu, zjarri etj. Pra, iliret besonin ne trupat qiellore dhe ne fuqite natyrore, te cilat ndikonin per te mire ose per te keq mbi jeten e veprimet e tyre te perditshme. Mitologjia e te pareve tane te lashte, pra, nuk ka qene e ngarkuar me shtriga, lugeter, magji, etj., te cilat u shfaqen nder ne shume me vone.
Profesor Çabej ka botuar ne revisten "Yllyria" nje studim tjeter mbi zakonet dhe doket e shqiptareve, ku, perveç te tjerash, shpjegon edhe disa te dhena mitologjike, sidomos prejardhjen e figurave dhe dukurive te ndryshme te saj. Me vone (me 1942) ka botuar nje studim te posaçem me titull "Diana dhe Zana" dhe me 1972 artikullin "Disa figura te besimeve popullore shqiptare". Ai, nder te tjera, thoshte se qysh te Gjon Buzuku (shekulli XVI) permenden ne "Mesharin" e tij "gjigantet" - fantazma me shtat te gjate e natyre luftarake.
Ai gjithashtu permend fjalen "hije" me kuptimin e nje fantazme tjeter. Edhe ne veprat e Pjeter Budit (1566-1622) ka elemente te besimeve tona popullore. Ne vepren e Pjeter Bogdanit "Cuneus prophetarum" me 1685, shfaqen zanat si figura mitologjike. Nga fjala "gjigant", te cilen e permend Buzuku, vjen fjala "vigan" qe eshte sot e perhapur ne gjuhen tone, me kuptim te njeriut me shtat te rritur, te larte, te zhvilluar.
Ne Miredite, shkruan Çabej, ekziston nje figure mitologjike me emrin kuptimor "Dheveshtruesi", i cili "ne net pranvere ve veshin tek dheu, per te degjuar a vjen njeri per se largu dhe a gjemon ujet e nendheshem. Ai gjithmone shkon kaluar ne vithe te "Dhamsutes", nje pele e pagoje qe kalon neper male e dete dhe shpie larg e larg ate qe do te shpetoje me ane te saj".
Ne Dukat te Vlores, ne malesite e Laberise, besohej ne nje lloj zane shtatgjate, te cilen e quanin Suta "drenusha" dhe perfytyrohej ne trajten e nje lope. Nder shqiptaret e jugut, ne toskeri, mali i Tomorrit (2418 m) ka kuptim mitologjik dhe mbahej mal i shenjte. Ne maje te tij jetojne gjallesa mitologjike, nje zog i shenjte, hyjni te ndryshme.
Njerezit benin be mbi kete mal si ne nje gje me te shenjte e me te shtrenjte "per Baba Tomorrin", "per te mirin Tomorr". Shumekush, nga frika e respekti, as emrin nuk ia permend, por thone "ai" dhe bejne be "per ate çuke".
Figura, personazhe mitologjike nder ne ka shume, siç shihet edhe nga kjo qe u tha me siper, por besimet dhe ritet magjike ne kuader te mitologjise, gati qe as nuk mund te numerohen, sepse çdo krahine, çdo zone, bashkesi etnike, fisnore, fshatare, familjare, etj., mund te kene disa veçori, disa besime e bestytni, disa "bidate" ose zakone, te cilat nuk i ka tjeterkush. Madje, edhe njeriu si individ mund ta kete boten e tij vetiake nga sfera e magjise dhe e mitologjise ne pergjithesi. "Tim per shpi, adet per njeri", thote populli.
Mitologjia eshte pus pa fund, te cilit nuk i shterret kurre ujet. Prandaj, si u tha me pare, edhe me kete rast mund te japim vetem fragmente nga kjo fushe e gjere e kulures shume te lashte, me te lashte se çdo religjion dhe çdo norme tjeter morale te kodifikuar, ne çfaredo menyre, qofte nga çfaredo bashkesie te shkalles primitive ose te perparuar kudo ne bote.
Zakonet e ndryshme me ceremonial te caktuar, veprimet magjike, ne shumicen e rasteve lidhen me stine te motit, me festa, me dite te shenuara, me pjesen e caktuar te dites, pastaj me vend ose me objekt te caktuar.
Disa "adete" behen ne pranvere, disa te tjera ne vjeshte, disa diten e ndonje feste, te tjerat diten e marte, te premte, etj., kurse disa paradite ose ne mbremje, sepse "ashtu duhet", disa zakone lidhen me nje koder, me nje lis, me varre, me vende te shenjta ose te nderuara, dhe keshtu me radhe. Disa lidhen me fillimin ose me mbarimin e shume puneve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi