Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

Piramida vertikale,një vizion i agrikulturës në vitin 2060 Empty Piramida vertikale,një vizion i agrikulturës në vitin 2060

Mon 25 Apr 2011 - 15:13
Farma në formë të piramidës është një koncept futuristik e dizajnuar nga profesorët Eric Ellingsen and Dickson Despommier.
Farma në formë të piramidës është një koncept futuristik e dizajnuar nga profesorët Eric Ellingsen and Dickson Despommier.
Sipas tyre farmat vertikale në vitet e ardhshme do të bëhen të patjetërsueshme në metropolet botërore. Numri i popullsisë në botë dita ditës po rritet me një shpejtësi marrëmëndëse,ndërsa prodhimi i ushqimit është zvogëëluar në mënyrë drastike,ngase tokat pjellore shfrytëzohen për ndërtimtari.
Ekpsertët pralajmërojnë se nëse nuk financohen këto famra në formë të piramidës,deri në vitin 2060 mbi 3 miliardë njerëz do të vuajnë nga uria.
Piramida ofron një solucion të ekosistemit,e cila do të mbulojë të gjitha që nga prodhimi i ushqimit deri tek menaxhimi i mbeturinave.
Farmat vertikale është një projekt i Universitetit të Kolumbisë. Karakteristikat kryesore të këtij sistemi futuristik do të jenë koncepti urban bujqësor,me shpresë se kjo do të sigurojë ushqim të mjaftueshëm për të gjithë.
Ajo do të jetë e aftë të prodhojë edhe peshq si dhe produkte të tjera të mishit,ndërsa mbeturinat e mbetura do të përdoren për një sistem ngrohjeje. Për të krijuar një burim të qëndrueshëm të ushqimit, ky universitet parashikon një proces shërues për farmat e sotshme horizontale.
Piramida vertikale,një vizion i agrikulturës në vitin 2060 Piramida-vertikale
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi