- Ak-47Anetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 35
Postime : 13657
Hobi : Cdo gje
Vendndodhja : Tirane
Anetaresuar : 10/02/2011
Njeriu dhe dhelpra kanë qenë miqtë të mirë
Mon 25 Apr 2011 - 15:19
Njeriu ka mbajtur dhelpra si kafshë shtëpiake dhe atë shumë më herët se qentë, madje i ka mbajtur këto kafshë në shpinë.
Në një varrezë antike, të quajtur “Ujun al Hamam” apo në përkthim “Pranvera e pëllumbit”, e vjetër 16.500 vjet, e që ishte gjetur në veri të Jordanisë, tani i është zgjidhur rëndësia e tij, që hedh shikim të ri mbi ruajtjen e këtyre kafshëve qysh nga koha antike.
Varreza daton që nga koha e kulturës Natufian, që shënon fillimet e bujqësisë në Lindjen e Afërt, por gjithashtu ka qenë e njohur edhe për atë se i ka varrosur njerëzit bashkë me kafshët që i kanë ruajtur.
Me zgjidhjen e këtyre gjetjeve jepen pikëpamje të reja për ritualet e varrimit që kanë ekzistuar shumë herët në histori. Në një nga varrezat janë gjetur pjesë të skeletit të dhelprës së kuqe. Shumë nga eshtrat mungojnë sepse trupi ishte zhvendosur nga një vend tek tjetri.
Pas varrimit, varri i njeriut është hapur dhe zhvendosur, e për shkak të rëndësisë së lidhjes që ka pasur personi me kafshën dhe mbetjet e dhelprës janë zhvendosur bashkë me ato të pronarit”, sqaroi Lisa Maer, arkeologe nga Universiteti “Kembrixh”.
Arkeologët që kanë punuar në gërmime konsiderojnë se ky ritual ka përfaqësuar lidhje sociale për anëtarët e kësaj kulture. Sot konsiderohet se dhelprat janë më të vështirat për ruajtje (zbutje) për shkak të dinakërisë së tyre dhe kokëfortësisë, prandaj qentë kanë marrë primatin “miku më i mirë i njeriut”, e jo dhelprat.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi