Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

Po fundosen ishujt e “Dubai World”? Empty Po fundosen ishujt e “Dubai World”?

Mon 25 Apr 2011 - 15:21
Bëhet e ditur se ishujt artificialë, të cilët krijojnë projektin “Dubai World” në formën e hartës së botës, po fundosen në det dhe se kanalet janë bllokuar me rërë.
Përfaqësuesi i kompanisë e cila përgjigjet për transportin e personelit dhe të lëndëve të ndërtimit, Richard Wilmot-Smith, deklaroi se ishujt sa vijnë e fundosen në det dhe se kërkimet e fundit tregojnë se ishujt janë prekur nga erozioni.
Projekti i përbërë nga 300 ishuj artificialë është një nga projektet më të mëdha dhe të famshme të Dubait. Projekti ishte ngadalësuar pak në fund të 2008 për shkak të uljes së çmimeve dhe problemeve financiare. Kompania e cila ka hapur një proces gjyqësor në lidhje me projektin “Dubai World” bëri të ditur se për shkak të mbylljes së kanaleve të udhëtimit me rërë është ulur thellësia e ujit, prandaj kërkohet një punim rregullues për kalimin e sigurt të mjeteve detare.
Gjatë dëshmisë së dhënë në gjyq , Wilmot-Smith deklaroi se “përkeqësimi i gjendjes së ishujve” është një argument për ndalimin e punimeve dhe për këtë arsye kompania nuk është e detyruar të paguajë pagesën vjetore, e cila kompensohet me 15 % të të ardhurave.
Ndërsa përfaqësuesi i kompanisë Nakheel, kompania përgjegjëse për zhvillimin e projektit “Dubai World”, Graham Lovett theksoi se projekti nuk është anuluar por është ngadalësuar për shkak të krizës ekonomike botërore. Lovvet gjithashtu pohoi se ky është një projekt 10-vjeçar dhe se do të përfundojë.
Ndërkohë, një përfaqësues tjetër i Nakheel dje ka refuzuar deklaratën e dhënë mbi fundosjen e ishujve.
Po fundosen ishujt e “Dubai World”? Ishuj-dubai-300x166
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi