Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 109
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

Kepuce dhe canta prej cokollate Empty Kepuce dhe canta prej cokollate

Wed 3 Feb 2010 - 20:23
Frances Cooley nje kuzhiniere embelsirash ka zhvilluar nje koleksion kepucesh, duke perfshire ketu edhe kepucet me vija si zebra dhe me pika, te cilat ajo i pergatit ne kuzhinen e saj.

Frances Cooley, 47 vjec, eshte pronarja e Clifton Cakes ne Bristol, e mezi po ia del te kenaqe te gjithe klientet, pavaresisht se cmimi nuk eshte edhe aq i ulet; 21£ qe jane rreth 30 euro.

Ajo tha: "Njerezit jane te terhequr nga keto sepse jane dhurata perfekte per nje femer; cokollate dhe taka te arta te vena se bashku."

"Ato shiten me shume se embelsirat e tera. Vitin e kaluar shitjet kane qene me te vertete te pabesueshme."

"Ne disa dyqane ato jane shitur se bashku me shampanje ngjyre roze, dhe mund edhe te shihnit ndonje qe e pinte shampanjen nga kepuca."

Zonja Cooley e ka nisur kompanine e saj 10 vjet me pare, kur ajo e la profesionin e saj si dizenjuese grafike per te ndjekur pasionin e saj per embelsirat.

Mamaja e dy femijeve, akoma e vazhdon biznesin e saj te suksesshem nga shtepia duke furnizuar me shume se 25 dyqane.

Zonja Cooley shtoi: "Nje miku im, i cili eshte shef kuzhine, kishte nje takim tek Liberty ne qender dhe me sugjeroi qe ta shoqeroja ne rast se ata do te ishin te interesuarr te shisnin embelsirat e mia."

"Ata ishin menjehere te ineresuar per kepucet dhe filluan te flisnin per paketimet dhe dizenjot."

"Rreth 6 muaj me pare, une mora porosine e pare prej tyre, dhe pervec shitjes se produkteve te mia, Liberty ka perdorur cokollatat e mia per te promovuar evente te ndryshme."

Kepucet shiten me nje cmin qe fillon nga 8.5£ per nje pale te vogla 8 cm dhe deri ne 21£ per nje kepuce te vetme 17 cm.

Suksesi i tyre e frymezoi Frances Cooley-n qe te krijonte canta te kombinuara me kepucet, te cilat kushtojne 9.50£ per modelin 8 cm te kepuceve, dhe 25£ per versionin e 17 cm.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi