Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Maqedoni, Ilirët quhen “popull barbar” në librin e Historisë Empty Maqedoni, Ilirët quhen “popull barbar” në librin e Historisë

Tue 26 Apr 2011 - 23:22
Fyerja ndaj shqiptarëve në tekstet shkollore si duket nuk ka të ndalur në Maqedoni. Kësaj radhe në librin e Historisë për klasën e gjashtë paraardhësit e shqiptarëve – ilirët janë quajtur barbarë. Tani mbetet diskutabile nëse anëtarët shqiptarë të Këshillit nacional për shqyrtimin e librave mund t’i tërheqin këto libra. Shoqata e Historianëve Shqiptarë dhe Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë (LASH) “Naim Frashëri”, krerët e të cilëve janë anëtarë të Komisionit nacional për hartimin e librave thonë se do të bëjnë çmos për të penguar që të njëjtit të jenë në përdorim. Historiani Skënder Hasani ka reaguar ndaj këtij akti, duke e cilësuar atë si të shëmtuar. “Konkursi për librin e klasës së gjashtë është shpallur para 4-5 muajsh, ku kanë konkurruar disa autorë, fatkeqësisht në mesin e tyre nuk ka asnjë autor shqiptarë. Ne fort mirë e dimë se libri i klasës së gjashtë çfarë rrëmuje bëri në opinion sepse aty ishin paraqitur fyerje të mëdha për popullin shqiptarë ku shqiptarët u quajtën të ardhur prej malit dhe janë e keqja e këtij shteti”, ka thënë Hasani. Sipas tij, me shpalljen e këtij konkursi dëshirohet që përsëri të vazhdohet me avazin e vjetër. “Këto libra që janë paraqitur kanë kaluar në komisionin recensues, ku përsëri s’ka asnjë shqiptarë, dhe përfundimisht, vizën përfundimtare ky libër duhet ta merr në komisionin nacional për libra”, është shprehur më tej Hasani. Ai ka thënë se librat janë në komisionin nacional të librave, dhe se ai si historian do të bëjë çmos për të parandaluar këtë libër. Në përpilimin e librave për vitin e ardhshëm shkollor, të cilat ende janë në shqyrtim të Komisionit nacional, probleme janë evidentuar edhe në librin e Edukatës muzikore, ka thënë Nuhi Dardhishta, kryetar LASH-it. “Çështje problematike do ta bëjmë edhe librin e muzikës. Unë kam thënë në këshill, se librat pa recensentë dhe autorë shqiptarë nuk pranohen. Krejt librat janë maqedonisht. Sa i përket librit të muzikës, jam konsultuar me një arsimtarë të muzikës, sepse janë maqedonisht, nëse ata përkthehen në shqip, s’ka as autor as recensentë shqiptarë. Nuk e di si do të dalin këngët nga maqedonishtja shqip”, ka vijuar në prononcimin e tij Dardhishta. Ai ka shtuar se problemi është se nuk ka konkurruar asnjë autor shqiptarë por librat prej maqedonisht në shqip nuk mund të përkthehen. Ndërkohë, në Ministrinë e Arsimit kanë qenë të pakapshëm të marrim informatat se përse recensent nuk është asnjë shqiptarë.
Përndryshe, këto libra bëhen gati për vitin e ardhshëm shkollor, 2011/2012, ku për herë të parë startojnë me klasën e gjashtë, nxënësit që janë regjistruar në shkollë me ligjin e ri për arsimin fillor nëntë vjeçar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi