Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Uthulla e mollës është e shëndetshme Empty Uthulla e mollës është e shëndetshme

Thu 28 Apr 2011 - 7:42
Uthulla e mollës është e shëndetshme Uthullaemolles

Uthulla e mollës është shumë e shëndetshme dhe ajo duhet të jetë pjesë përbërëse e ushqimit ditor. Ja disa receta të cilat janë treguar shumë të suksesshme në shërimin e disa gjendjeve dhe sëmundjeve.

Kundër lodhjes kronike
Të përzihen tri lugë të uthullës së mollës në një gotë mjaltë, dhe për çdo mbrëmje të merren nga dy lugë të kësaj përzierje, ose, një lugë uthull molle në një gotë ujë e cila pihet gjatë kohës së drekës

Për zvogëlimin e shtypjes së gjakut dhe kundër dhimbjeve të sinuseve
3 herë në ditë të pihet një gotë ujë me dy lugë uthull molle.

Për shpëlarje të fytit
Në 1 gotë me ujë të qitet një lugë uthull molle dhe të shpërlahet fyti çdo dy orë.

Kundër kokëdhimbjes
Të pihet një gotë ujë në të cilën keni qitur dy lugë mjaltë dhe dy lugë uthull molle.

Kundër djegieve
Në pjesën e djegur të qitet uthulla e mollës disa herë. Do ta parandalon paraqitjen e fshikëzave dhe lehtëson dhimbjen.

Kundër dhimbjeve reumatike në nyje
Vendet e dhimbshme gjatë natës të mbulohen me kompresa të lagura me uthull molle, dhe përsipër të mbulohet me kompresë të terët. Me çdo shujtë të pihet nga një gotë ujë në të cilën janë përzier 10 lugë të vogla uthulle molle.

Kundër ekzemave
Vendet me ekzema (lisha) të lyhen me uthull molle 4 herë në ditë. Së shpejti lisha dhe të kruarit do të zhduken.

Kundër venave të zgjeruara
Çdo mëngjes dhe mbrëmje vendet me vena të zgjeruara të fërkohet me uthull molle dhe dy herë në ditë të pihet 1 gotë ujë me 2 lugë uthull molle. Kjo terapi duhet të zgjatë një muaj.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi