Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 109
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

E dashura Meme! Empty E dashura Meme!

Fri 5 Feb 2010 - 22:09
per vite me ralle me kane thene se i ngjaj time meme. Kjo nuk e di ne ka ardhur ne menyre ofensive apo jo,...rendesi ka se gjithmone e kam pritur shume krenarisht. Megjithate nuk kam arritur ta pranoj asnjehere perpara syve te tu. Te kam lenduar e me ke lenduar po ne te njejten menyre, prap me do dhe te dua...edhe pse asnjehere sta kam thene. Dhe per kete ty te ngjava, mi mesove ti te tera. Si ti mbaj gjerat per brenda, si ti them me sy...ashtu sic thote populli nganjehere fjalet jane vertet fukarallek. Eci ne bulevarde te tretur dhe perjetesisht me torturon ideja qe ste kam thene asnjehere "te dua", nderkaq qe kane qene 2 meshkujt e tjere( babait dhe vellaut) te cileve me paturpsi i kam thene te njejtet fjale qe ty sti thashe asnjehere! Ne qofte se sta thashe dje, ne qofte se sta them sot, atehere me humb shpresa se do te te mund ta them me vone.

Gjithnje kam adhuruar imazhin tend ne jeten time, angazhimin tend ne cdo gje qe ben, deshira jote per tu cimentizuar ne aktivitete te reja dhe deshira per tja dale mbane.
Kur te veshtroj thelle ne delikatesen e krenarise tende femerore, me kujtimin qe me sjell ndermend te kaluaren e larget qe te tashmen e humbet gjate rruges, me veshtrimin e nje femije qe tretet ne boshllek, kuptoj se tani jam une ai qe te kap per dore...

Mbaj mend se prej vitesh na eshte pllakosur nje bashkebisedimi pa fjale, e ka emrin heshtje. Shpesh me ke bere te dridhem...nuk do e kisha marre dot mend me kurre se heshtja do te mund te fliste aq fjale, aq shume sa ti te me lexosh shpirtin...te kuptosh cdo gje nga nje veshtrim ne sy...te penetrosh ne friket dhe vetmite e mija, qe shpesh me vetevrasin.

Jane pikerisht ato qe kerkoj, karakteristikat dhe vetite e tua! Nder dashurite e gjithsecilit ka dhe prej tyre qe peshojne aq shume sa fillojne te te ndryshojne gradualisht, duke te kthyer ne nje shembylltyre dashurije. Dashurija per ty meme, eshte nje prej tyre.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi