Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Dhunë në shkollë, plagoset në klasë 15-vjeçari në Laprakë Empty Dhunë në shkollë, plagoset në klasë 15-vjeçari në Laprakë

Fri 29 Apr 2011 - 2:29
TIRANE – Lajmifundit - Një nxënës i shkollës 9-vjeçare Lapraka e Re në Tiranë është plagosur dje pas dhunës fizike të ushtruar ndaj tij brenda ambienteve të klasës ndërsa policia ka vënë në pranga sot dy autorët e krimit.

Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë, të cilat thanë se shërbimet e hetimit dhe të parandalimit të krimit të Komisaraitit të Policisë Nr.3 Tiranë, kryen arrestimin në flagrancë i shtetasve Kreshnik Ylli Ferrollari, 22 vjec, lindur ne Çorovode e banues në Tiranë dhe Fatjon Agim Hysa, 21 vjec, lindur e banues në Koder Kamëz.

Policia tha se arrestimi i tyre u krye pasi dje rreth orës 10.30, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë hyrë ne ambinetet e shkollës 9 vjeçare, “Lapraka e re “, të ndodhur në rrugën “Gjergj Legisi”, dhe më pas kanë goditur me grushte e sënde të forta në klasë për motive të dobta, 15 vjecarin O.B. Po ashtu, gjate ushtrimit te kesaj dhunë kanë shkatërruar edhe disa orendi te kesaj klase.

Pas hetimeve të para materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të Shkatërrimit të pronës si dhe Plagosje e lehtë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi