Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptari i ekstremeve Empty Shqiptari i ekstremeve

Fri 29 Apr 2011 - 14:14
Shqiptari i ekstremeve GRAND-CANION-DT-28_tn_9
Ujëvara e Viktorias!
Mali Everest! Pengesa e madhe koralore! Porti i Rio de Zhaneiros! Agimi
polar! Vullkani Parikutin! Kanioni i Madh!


7 janë mrekullitë natyrore dhe 1
është shqiptari që ka qenë në disa prej tyre. Ndër të tjera, ai mban
statusin e shqiptarit të parë në Grand Canyon.

“Cdo moment në Grand Canyon është sikur të jesh brenda një kartoline”, shprehet i riu shqiptar që e ka vizituar.

Genti është një nga njerëzit që arriti të shijonte peisazhin piktoresk
dhe të eksploronte natyrën e egër në një ekspeditë 17 ditore, plot
aventura dhe kuriozitet për një vend që e sheh për herë të parë.

“Arrita që të isha pjesë e kësaj ekspedite pasi një miku im italian,
Davide Alemani, bëri aplikimin online dhe si një nga guidat më të
kualifikuara arriti të ishte i përzgjedhuri. Ai mund të merrte me vete
16 persona të tjerë dhe ne ishim një grup maksimal dhe i larmishëm. Kur
më telefonoi, i lashë të gjitha angazhimet e tjera dhe vendosa të shkoj
drejt një ekspeience të re”, shpjegon Genti.

Një grupi kaq ndërkombëtar, por edhe shumë harmonik me njëri-tjetrin nuk
do t´i mungonte as eksperienca në manovrimin e situatave dhe as
përgjegjësia për të lundruar në rrjedhën e lumit Kolorado. Rastësia,
kujdesi apo mirëorganizimi i secilit prej pjesëmarrësve kanë bërë që të
mos kishte as probleme shëndetësore, as rënie në ujë dhe as përmbytje të
rafteve, gjë që do të rrezikonte ushqimin 1-javor të secilit prej tyre.
Një fije e hollë ndante shpirtin aventurier, nga instikti për
mbijetesë.

“Pasi kishim udhëtuar përgjatë të gjithë ditës, mbrëmjeve ndalonim në
stacionet e përcaktuara dhe pasi kishim rregulluar gjithçka, mblidheshim
rreth zjarrit dhe fillonim diskutimet, shkëmbimin e eksperiencave dhe
përshtypjeve”, tregon Genti.

Me syrin e një vëzhguesi që pavarësisht se ka mbaruar shkenca politike,
prej shumë vitesh vazhdon e vazhdon të kërkojë pambarimisht me “shpirtin
e një endacaku të kohëve moderne” atë që nuk është e lehtë të prekësh,
por që nuk është as e paprekshme.

Siç thotë edhe Genti, Shqipëria është një vend që ka shumë për të dhënë,
si për vetë shqiptarët ashtu edhe për turistët. Ja si na i përshkruan
ai bukuritë shqiptare dhe ato ndërkombëtare, kur mes tyre ka vënë të
njëjtin gur peshe.

“Nqse do t´i krahasonim nga pikëpamja natyrore, në Shqipëri kemi disa
vende si kanioni i Osumit apo Gryka e Devollit kurse përsa i përket
pikëpamjes ekologjike, atje gjithçka ruhet me kujdes, madje nuk mund të
hedhësh as një bisht cigareje. E vetmja shenjë që e bën të dallueshme që
aty ka pasur edhe njerëz të tjerë përpara është tek-tuk ndonjë gjurmë
në rërë”, thotë Genti.

Gjatë të gjithë rrugëtimit, asnjëri prej tyre nuk kishte vënë re ndonjë
shenjë sigurie nga administruesi i këtij kanioni që është shteti i
Arizonës, por ata nuk mohojnë as ekzistencën e një survejimi shumë
efikas që në asnjë moment nuk të bënte të dyshoje për asgjë.

Madje as pajisjet elektronike nuk funksiononin. Mungesë valësh
telefonike dhe një izolim total nga bota jashtë. Historia e Robinson
Kruzo që vazhdon të përsëritet në variante të ndryshme me persona dhe
situata të larmishme.

Gjithsesi, Genti dëshiron të rikthehet atje, në Kanionin e Madh me të tjerë miq e me një pjesë të mirë të tyre shqiptarë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi