Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Studiues të gjuhës shqipe Empty Studiues të gjuhës shqipe

Mon 2 May 2011 - 5:16
GOTFRID VlLHELM LAJBNIC ( 1646- 1717)

Në historinë e studimeve rreth gjuhës dhe popullit shqiptar, ndoshta filozofi i njohur Lajbnic ishte i pari qe u mor me lidhjen e shqipes me gjuhët e tjera. Në letrën e tij të 10 dhjetorit 1709, e cituar me 1897 në revisten rumune Albania, deklarohet se studiinet e tij te librave shqip, midis të cilëve edhe nje fjalor, e bindën se "shqipja ështe gjuha e ilireve të lashtë".

HANS ERIK TUNMAN (1746-1778)

Ky historian suedez, profesor në Universitetin e Halles, Gjermani, ishte një nga albanologët e pare, që studioi shkencërisht origjinën e gjuhës dhe te popullit shqiptar. I cuditur nga prania e një populli jogrek e josllav në Gadishullin Ballkanik, ai bëri kërkime në burimet greke, latine e bizantine dhe studioi fjalorin trigjuhesh të Theodhor Kavaljotit (greqisht, sllavisht e shqip) të botuar me 1770. Në veprën e tij "Hulumtime per historinë e popujve te Evropes Lindore" (1774) arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhdues autoktonë të popullsisë së lashtë ilire, të cilët as u romanizuan e as u asimiluan nga dyndjet e mevonshme.


JOHAN GEORG FON HAN (1811-1869)

Ky austriak, i diplomuar per drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, shërbeu si gjykates në shtetin e sapo cliruar grek, ku arvanitët shqiptaro-grekë e mahniten me gjuhën e tyre shqipe, që ishte aq e ndryshme nga greqishtja. Në vitin 1847 u emërua si nënkonsull i Austrise në Janinë, ku iu fut edhe studimit të gjuhës shqipe, se bashku me gjuhëtarin Kostandin Kristoforidhi, dhe bëri udhetime të shumta anekend Shqipërisë. Me 1854 ai botoi veprën e tij themelore, me tre vëllime, "Studimet Shqiptare", mbi kulturën, gjuhën dhe historinë shqiptare. Burimet antike e bindën se ilirët, epirotët dhe maqedonasit nuk ishin grekë, por ishin me të vjetër se ata dhe e kishin prejardhjen nga pellazgët e lashte.
Ai ishte, ndoshta, i pari qe studioi fjalorin e ilirishtes së vjetër. Ai vërtetoi se shume emra vendesh të viseve shqiptare ishin vazhdlm i drejtpërdrejtë i emërtimeve të dikurshme ilire dhe hartoi rregulla per shpjegimin e ndryshimeve fonetike, që kishin ndodhur tek emrat e vendeve me kalimin e shekujve. Kjo bëri që të arrinte në përfundimin se gjuha shqipe ishte vazhduese e drejtpërdrejtë e ilirishtes, kurse vetë ilirishtja rridhte nga pellazgjishtja.


FRANC BOP (1791-1867)

Gjuhëtari i shquar Frane Bop ishte profesor ne Universitetin e Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhësise krahasuese historike indoevropiane. Ne moshën 25 vjecare ai botoi veprën e tij të pare "Mbi sistemin e zgjedhimit të sanskritishtes në krahasim me greqishten, latinishten, persishten dhe gjermanishten".
Kur u njoh me shqipen, ai vuri re një ngjashmëri midis saj dhe sanskritishtes në gramatikë, në rrënjët e fjaleve, si edhe ne tingujt e diftongjet. Ai analizoi numërorët dhe përemrat e shqipes dhe, me pas, bëri një analizë të strukturës se saj gramatikore dhe të fjalorit. Ai vërejti ngjashmëri midis fjalorit të shqipes, nga njëra anë: dhe atij te armenishtes ose të gjuhëve balltlke, letonishtes dhe lituanishtes, nga ana tjetër, vecanërisht ne këto fusha: pyllëtari, bujqësi, punim druri, prodhime blegtorale, ekonomi shtëpiake, emërtimet e bimëve, të kohës, kafshëve, bagëtisë, sëmundjeve, pjesëve të trupit, si edhe termat sociale e juridike.
Bopi e botoi veprën e tij me 1854, duke vërtetuar përfundimlsht se shqipja ben pjese në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe nuk rrjedh nga ndonjë gjuhë tjetër simotër në kontinent, si edhe greqishtja.


DHIMITER KAMARDA

Kamarda, një filolog italian me origjinë shqiptare, ne librin e tij "Një ese e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe", të botuar ne Livorno me 1864, vërtetoi me dokumente lashtësinë e gjuhës shqipe. Duke ecur ne gjurmët e Hanit, ai bëri, gjithashtu, edhe një krahasim të rendësishëm filologjik te rrenjëve në sanskritisht, persisht, latinisht, greqishten klasike dhe shqip. Nga analiza kritike e dhjetra burimeve shkeneore ai arriti në përfundimin se gjuha e popullit shqiptar ishte nder me te vjetrat e të gjithë popujve të Evropës.


GUSTAV MAJER (1850-1900)

Majeri, një profesor austriak ne Universitetin e Gracit dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Vjenës, u specializua në fushën e studimeve historike të gjuhëve indoevropiane, greke, turke e shqipe. Botimi i tij thernelor "Mbi pozlten e gjuhës shqipe ne rrethin e gjuhëve indoevropiane", i vitit 1883, u pasua nga tetë a me shumë punime shkencore, si ai mbi formimin e shumësit të emrave, studimet krahasuese rreth numërorëve të shqipes dhe të gjuhëve të tjera indoevropiane, si edhe ato rreth historisë së Shqipërisë, gramatikës, fonetikës historike, gojëdhënave, poezlsë dhe proverbave popullore, te mbledhura në dialektet e krahinave të Shqipërisë dhe në ngulimet arbëreshe në Itali e Greqi. Ai njihet vecanërisht per hartlmin e Fjalorit etimologjik te gjuhës shqipe, me 1891. Ne sajë të studimeve të thella shkencore ky albanolog i shquar arriti në përfundimin se gjuha shqipe rridhte nga ilirishtja dhe përbënte një degë me vete në familjen e gjuhëve indoevropiane.


EDUARD SHNAJDER (187-19?)

Shnajderi, një studiues francez qe shërbente në qeverine osmane të Shkodrës, shtoi në librln e tij mbi "Pellazgët dhe pasardhesit e tyre" (1894) një lekslon të hollësishëm teknik, ku gjuha shqipe paraqitet sl "tingëllimi me i pastër e me besnik l gjuhës pellazge".


HOLGER PEDERSEN (1867-1953)

Gjuhëtarl i shquar danez, Pedersen, punoi 35 vjet si profesor i gjuhësise krahasuese indoevropiane ne Universitetin e Kopenhagës. Intereslmi i tij për gjuhët indoevropiane bëri që, fillimisht, të përqendrohej te shqipja e, me pas, edhe te keltishtja e armenishtja. Pas vizitës që bëri ne rivierën shqiptare, me 1893, per 15 vjet me radhe ai botoi një varg punimesh shkencore mbi gjuhën shqipe, duke dhënë analiza të vlefshme rreth aspekteve të vështira të gramatikës historike te shqipes, si: problemet fonetike me gjininë asnjanëse, tingujt grykore dhe struktura gramatikore. Gjithashtu, ai mblodhl e botoi folklorin shqiptar. Një studim i tillë shkencor e bindi atë se gjuha shqipe rridhte nga pararendësh e saj indoevropiane e ilire.


KRISTIAN SANDFELD-JENSEN (1873-1942)

Ky nxënës i Pedersenit i mbaroi studimet në Universitetin e Kopenhagës dhe ne sajë te talentlt të tij në fushën e gjuhësise u emërua si profesor i romanistikës, punë që e bëri deri sa vdiq. Ai ishte ndër të parët që shpjegoi afëritë midis gjuheve ballkanike, pjesëtare te grupeve të ndryshme gjuhësore, si rrjedhojë e bashkëjetesës së këtyre popujve që në kohët me të lashta, por vecanërisht gjate pushtimeve romake, bizantine dhe osmane. Ai e përcaktoi shqipen si nje nga gjuhet me te vjetra te Ballkanit dhe burimi i nje vargu tiparesh të pastra gramatikore e sintaksore në Ballkan, si: pozicioni prapashtesor i nyjës, zhdukja e paskajores dhe zëvendësimi i saj me lidhoren, formimi i kohës së ardhme me foljen ndihmëse dua etj. Gjithashtu, ai pranoi mundësinë e prejardhjes se shqipes nga ilirishtja.


NORBERT JOKLI (1877-1942)

Jokli, gjuhëtar austriak me origjinë gjermano-cifute, bibliotekar në Universitetin e Vjenës dhe studiues i shquar i gjuheve indoevropiane, ia kushtoi gjithe jetën e tij studimit të gjuhës shqipe. Ai shquhet per lëvrimin e fushave të ndryshme, si ajo e etimologjisë dhe e fjalëformimit, e marrëdhënieve të shqipes me gjuhet e tjera të lashta jogreke në Ballkan, e fonetikes dhe e morfologjisë historike të gjuhës shqipe, të cilën e përcaktoi si gjuhë indoevropiane. Para se të shpërthente Lufta II Botërore atë e ftuan tu mësonte albanologji studiuesve të talentuar shqiptarë, mirëpo vdekja e tij në nje kamp përqëndrimi nazist e privoi Shqipërinë nga shërbimet e këtij studiuesi të madh.


MAKSIMILIAN LAMBERC (1882-1963)

Gjate nje udhëtimi neper Greqi, Lamberci dëgjoi disa barinj shqiptarë duke folur në gjuhën e tyre amtare, e cila i ngjalli kureshtjen shkencore per të hulumtuar dialektin e arbëreshëve të Italisë së Jugut. Pas vizites që bëri në Shqipëri si emisar i Akademisë së Shkencave të Vjenës, ai menjëherë u shqua si studiues i folklorit dhe i mitologjisë shqiptare. Si u vendos në Laipcig, i vazhdoi studimet në fushën e albanologjisë, mbajti leksione rreth saj në universitet dhe ne vitet 1954-59 hartoi dhe botoi Kursin e gjuhës shqipe, në tre vëllime. Studimi i tij per emrat e përvecëm dhe besimet popullore mbështeti tezën e prejardhjes se shqiptarëve nga ilirët dhe të gjuhës shqipe nga ilirishtja.


ZEF SKIROI (1865-1927)

Ky filolog i shquar italian, ashtu si Kamarda, ishte me origjinë shqiptare dhe, së bashku me mikun e tij të ngushtë, Joklin, ishin frymëzuar nga Gustav Majeri. Ndër studiuesit e huaj të këtij shekulli, Skiroi, Jokli dhe danezi Pedersen janë konsideruar si tri albanologët me të shquar. Hulumtimet e profesor Skiroit nxorën në dritë librin e tij Gjuha Shqipe, botuar në Rome me 1932.


TE TJERE

Nje varg studiuesish arbëreshë, duke përfshirë edhe Jeronim De Radën (1814-1903), pohuan origjinën e shqipes si nje gjuhë indoevropiane me prejardhje nga pellazgjishtja përmes ilirishtes. Disa shkrimtarë të hershëm shqiptare ishin shumë krenare per lashtesine e gjuhës së stërgjyshërve të tyre. Vaso Pasha, gjuhëtar katolik, i emëruar guvernator i Libanit nën perandorinë osmane, shkroi studimin e tij të njohur "E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptaret", botuar në Londër me 1879. Ai argumentoi se perënditë e lashta greke ishin huazuar nga stërgjyshërit pellazgë të shqiptarëve dhe tregoi se emrat e tyre nuk rridhnin nga greqishtja, por nga shqipja. Ky pohim është mbështetur nga studiues të mevonshëm shqiptare si Kostandin Qekrezi dhe Kristo Dako.

Gjuha shqipe është përcaktuar si nje nga pjesëtaret me të vjetra të familjes indoevropiane edhe nga filologë të tjerë të njohur. Njëri prej tyre ishte francezi Antuan Meje, i cili botoi në Paris, me 1918, "Gjuhet ne Evropen e re". Nje tjetër është anglezi Jozef Suajer, i cili me 1929, pas pese vjet kërkimesh të gjithanshme në Shqipëri e gjetkë, botoi librin e tij Shqipëria: Lindja e nje mbretërie. Ai arriti në përfundimin se raca shqiptare e ka prejardhjen nga emigrantët e hershëm ariane dhe gjate kohës historike është përfaqësuar nga trako-ilirët dhe epirotët ose pellazgët, të cilët dikur patën populluar të gjithe Gadishullin e Ballkanit, që nga Danubi deri në detin Egje. Ai vuri ne dukje se shkrimtarët e vjetër grekë i cilësonin epirotët si johelenë dhe se banorët e Maqedonisë, Ilirisë dhe Epirit flisnin gjuhë të njëjtë dhe kishin zakonte të ngjashme.
Me tej, gjuhëtari shqiptar Leonidha Ndrenika hulumtoi rreth 60 burime historike, filologjike e letrare në bibliotekën e Vatikanit dhe gjetkë ne Itali. Me 1936 ai botoi në Shkodër rezultatet e kërkimeve të tij në librin / Pelasgi e la Loro Lingua (Pellazgët dhe gjuha e tyre). Në te ai hartoi, ndoshta, të parin fjalor krahasues në llojin e vet, i cili vërteton praninë e fjaleve pellazge-shqipe ne greqishten dhe latinishten klasike.

Vetëm në vitet pas Çlirimit u bë e mundur që gjuhëtarët shqiptare ti përqëndronin studimet dhe kërkimet e tyre në këto cështje gjuhësore dhe ti përdornin ato si mjet per zgjidhjen e misterit të origjinës parahistorike të gjuhës dhe të popullit shqiptar.


EQREM CABEJ (1908-1980)

Profesori shqiptar Eqrem Cabej, pa dyshim, është figura me e shquar në fushën e gjuhësisë. Studimet e larta i mbaroi në Austri, ku u specializua per gjuhësi krahasuese indoevropiane. Per gati gjysmë shekulli ai bëri studime, botoi e dha mësim në fushën e gjuhësisë shqiptare, ndonëse bëri hulumtime edhe në lëmin e etnograflsë, folklorit dhe historisë së letërsisë. Ndihmesa të shquara ishin studimet historike në fushën e etimologjisë dhe te leksikologjisë. Gjithashtu, ai bëri nje punë të vyer per fonetikën dhe gramatikën shqipe, per origjinën e gjuhës shqipe, marrëdhëniet e saj me gjuhet e tjera indoevropiane dhe njësimin e normës latrare. Ai ishte një specialist ne vërtetimin e faktit se emrat e lashte te vendeve, te lumenjve dhe te maleve ndryshojnë nga emrat e sotem shqiptarë ne perputhje te plote me ndryshimet fonetike qe ka pesuar gjuha shqipe gjatë shekujve. Ky fakt zinte nje vend qëndror ne zhvillimin e tezës se tij se shqiptaret janë pasardhesit e sotem të ilirëve dhe te banorëve të pare indoevropianë ne Ballkan. Kumtesa e tij gjuhësore ne Kolokuiumin e Pare mbi Studiniet Ilire (15-20 shtator 1972) dhe shkrime te tjera te shumta "vertetuan ne mënyrë bindëse origjinën ilire te gjuhes shqipe dhe
autoktoninë e popullit shqiptar".


ANDROKLI KOSTALLARI DHE KOLEGET E TIJ

Profesor Kostallari, ish-drejtor i Institutit te Gjuhësisë dhe te Letërsisë, arriti po të njëjtin përfundim si edhe kolegu i tij Çabej. Gjithashtu, ai ishte specialist ne fushën e onomastikës. Prof. Aleks Buda, ish-kryetar i Akademisë se Shkencave në Tirane, në nje konferencë qe drejtoi, me 2-4 korrik 1982, theksoi "vazhdimësinë iliro-shqiptare dhe autoktonine e shqiptarëve ne trevat e tyre". Këto trova historike, rastësisht, shtrihen thellë në ish-Jugosllavi e në Greqi, prandaj odo diskutim i kësaj natyre i nervozon fqinjët. Nje tjeter pjesemarrës ishte prof. Mahir Domi, i cili foli mbi origjinën ilire dhe zhvillimin e gjuhes shqipe.


SHABAN DEMIRAJ

Pa dyshim, trajtimi me i plote i origjines së gjuhes shqipe është Gramatika historike e gjuhes shqipe, botuar kohët e fundit nga prof. Shaban Demiraj. Ky vëllim prej 1200 faqesh ndahet në 27 kapituj. Duke hulumtuar tekstet me të vjetra shqipe, si edhe te gjitha dialektet, Demiraj vërtetoi se kontaktet e shumta të shqipes me gjuhët e tjera gjatë shekujve patën ndikim në fjalorin e saj, por nuk e prekën strukturën e saj gramatikore. Në mënyrë shkencore autori përpiqet të kapërcejë problemet e shumta, të ndërlikuara, të gjuhësisë historike dhe arrin në përfundimin se struktura gramatikore e shqipes e përcakton këtë gjuhë si nje degë me vete në familjen e gjuhëve indoevropianë. Studiuesit e huaj, me siguri, do të cmojnë përmbledhjet e gjera te autorit në anglisht. Demiraj trajton me hollesi domethënien e te ashtuquajturave ballkanizma, që gjenden ne shqipe dhe në disa gjuhe të tjera fqinje. Keto ballkanizma përfshijnë përdorimin e nyjës së shquar si prapashtesë, përdorimin e foljes ndihmëse "dua" në" formimin e kohës së ardhme, zëvendësimin e paskajores me lidhoren, përsëritjen e kundrinës se drejtë e të zhdrejtë nëpërmjet trajtave te shkurtëra të përemrave vetorë etj. Gjithashtu, ai vuri ne dukje se te gjithë studiuesit e gjuhësisë historike pajtohen me mendimin se fjalët greke në shqipe janë huazuar nga dialekti dorik dhe, me siguri, kanë depërtuar në gjuhen ilire gjatë shek. VII deri IV p.e.s. nëpërmjet ngulimeve korintase përgjatë bregdetit Adriatik dhe Jon. Po kështu, huazimet nga latinishtja u përfshinë në gjuhen ilire gjatë shekujve të pushtimit romak. Keto huazime të fjalorit, që gjurmohen fare mire në shqipen e sotme, dëshmojnë per praninë e vazhdueshme te folësve shqiptare në te njejtat treva që nga lashtësia deri me sot.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Studiues të gjuhës shqipe Empty Re: Studiues të gjuhës shqipe

Mon 2 May 2011 - 5:18
Louis Benloew: Shqiptarët, kombi më i vjetër i kontinentit



Në vitin 1877 filologu i shquar francez Louis Benloew shkrujati një vepër që tronditi rangjet shkencore e historike. Ky
libër i titulluar “Greqia përpara grekëve” sapo është sjellë në shqip përmes botimeve “Plejad”. Benloew, na intrigon që në krye të librit, ndërsa shkruan: “Duke filluar punën time, kam besuar se trajtoj thjesht një çështje gjuhësore dhe etnografike, gjithashtu më duket se kam prekur edhe një çështje të qenësishme, madje drithëruese, një çështje kombësie. Dhe çfarë kombësie! Kombësia më e vjetër e kontinentit tonë, së bashku me atë të Baskëve”. Benloew flet pwr kombin shqiptar.
“Greqia përpara grekëve” është një studim linguistik dhe etnografik i shkruar përpara një shekulli. Autorë të shumtë të huaj e kanë trajtuar çështjen pellazge dhe shqiptare dhe njëkohësisht kanë komunikuar midis tyre, por edhe me intelektualët shqiptarë të kohës, kudo që ata ndodheshin nëpër botë si andej edhe këtej Adriatikut.
Benloew shkruan: “prej shumë vitesh kam besuar se në një numër emrash gjeografikë dhe historikë apo parahistorikë të Greqisë së lashtë, kam hasur tregues të një popullsie zanafillore më të hershme se Helenët. Një ditë, ndërsa shihja fjalorin e shqipes të Xylanderit hamendësimet e mia, sipas mendimit tim, arritën një farë shkalle gjase, për të mos thënë edhe më shumë. Gjuha shqipe dukej se i jepte kuptim disa emrave të përveçëm, të cilët nëpërmjet rrugësh të tjera ishin të pashpjegueshëm, të tillë si Male, Pilos, Andani, Olimpi”. Sipas tij pista që mendonte se kishte zbuluar, kishte qenë ndjekur edhe nga të tjerë dhe se një ndihmë të madhe i dha Dora d`Istria, duke e njoftuar për punimet e bashkatdhetarëve të saj, me vendbanim në Itali, të shoqërurar me këshillat, të dhënat, botimet filologjike dhe historike si dhe broshurat e të gjitha llojeve. Gjithashtu arriti të njihej edhe me gramatologjinë shqipe të Demetrio Camardas, të gramatikës së De Radës dhe të shkrimeve të Vincenzo Dorsa.
Mendimi i autorit është se tashmë kishte ardhur momenti për të sakatosurit e historisë, për të harruarit e familjes së madhe europiane, për t‘i bërë të ditura ankesat e tyre, për të vlerësuar meritat e tyre në interes dhe madje për mirënjohje nga popujt e qytetëruar, se duhej admiruar forca e gjakut të fisit që triumfon edhe mbi urrejtjet fetare dhe jep mësime tolerance për të gjithë anëtarët e të njëjtës racë.
Idenë qendrore të këtij libri apo boshtin i tij, autori e paraqit qartë dhe me prova nëpërmjet thënies: “Sot ka dalë sheshit se në një epokë që nuk mbahet mend, Greqia nuk ka qenë e banuar nga grekët; kur këta të fundit depërtuan në vendin, të cilin ata duhej ta paraqisnin me emrin e tyre, ky vend nuk ka qenë shkretinë. Në tokën e Greqisë ka gjurmë të shumta të një qytetërimi më të hershëm në kohë sesa qytetërimi i grekëve. Stralli, veglat dhe sëpatat e një formë krejt zanafillore, të cilat gjenden aty me shumicë e provojnë këtë, ndërkohë që Grekët nuk kanë pasur asnjë kujtim të zanafillës së tyre dhe se në periudhën më të bukur të historisë së tyre ata nuk ngurruan që ta shpallin veten autoktonë.
Autori shprehet se grekët ishin të tretët në rradhë, të mbërritën në këtë tokë dhe se emrat e vendeve, maleve, lumenjve, personazheve legjendarë, të cilët nuk shpjegohen nëpërmjet mitologjisë greke dhe që duket se bëjnë pjesë në fjalorin e një idiome të huaj. Shumë nga këto qytete u përkisnin Pellazgëve, Lelegëve, Kaukonëve dhe Dardanëve. Deri më sot një gjuhë e vetme duket se arrin të na i bëjë të kuptueshëm emrat e këtyre viseve: kjo është gjuha shqipe. Prandaj autori i veprës është i prirur të mbështesë tezën se shqiptarët e ditëve të sotme janë pasardhësit e popullsive, të cilat përpara mbërritjes së grekëve, zinin viset që shtrihen nga deti Adriatik deri në Halis.

Admirina Peci
Gazeta Shqiptare
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Studiues të gjuhës shqipe Empty Re: Studiues të gjuhës shqipe

Mon 2 May 2011 - 5:19
Aristidh Kola - Gjuha e Perendive
Sponsored content

Studiues të gjuhës shqipe Empty Re: Studiues të gjuhës shqipe

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi