Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Se shpejti Poli i Veriut pa akull Empty Se shpejti Poli i Veriut pa akull

Mon 2 May 2011 - 9:25
Duket e paimagjinueshme, por për herë të parë në historinë njerëzore akulli duket se po zhduket plotësisht nga Poli i Veriut këtë vit.

Zhdukja e akullit në detin Arktik mundëson lundrimin në Pol përmes barkave që përdoren edhe në det të hapur. Kjo është ngjarja më dramatike dhe shqetësuese, evidencë e impaktit të ngrohjes globale të planetit. Shkencëtarët thonë se akulli në 90 gradë në veri mund të shkrijë plotësisht këtë verë. “Nga pikëpamja e shkencës, Poli i Veriut është vetëm një pikë tjetër në glob, por simbolikisht është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Në Polin e Veriut duhet të ketë akull, jo ujë të rrjedhshëm”, thotë Mark Serreze, nga “Qendra Kombëtare Amerikane e të Dhënave të Akullit”, në Kolorado, SHBA.

Nëse kjo ndodh, atëherë edhe mundësitë që kombet arktike të eksplorojnë naftën e çmuar dhe depozitat minerale poshtë shtratit do të rriten. Deri më sot ka qenë e pamundur të penetrohet, për shkak të shtresës së trashë të akullit që qëndron në sipërfaqe. Shkencëtarët polarë besojnë se mundësitë për të parë Polin e Veriut plotësisht pa akull këtë verë janë 50:50, pasi shtresa e trashë e akullit e formuar gjatë këtyre viteve në Polin e Veriut ka avulluar dhe është zëvendësuar nga rripa akulli, të cilat janë formuar vetëm gjatë një viti.

Akulli që formohet gjatë një stine të vetme është mjaft delikat dhe shkrihet gjatë muajve të verës. Të dhënat e satelitëve gjatë javëve të fundit tregojnë se shpejtësia e shkrirjes është më e lartë se vitin e kaluar. Vjet u regjistrua humbja rekord e akullit polar në detin Arktik. “Çështja është se për herë të parë në histori, Poli i Veriut është i mbuluar me akullin që vjet nuk ekzistonte, akull që është formuar vjeshtën dhe dimrin e kaluar. Nuk do të ishte çudi sikur Poli i Veriut të shkrinte plotësisht”, thotë doktor Serreze.

Çdo vit akulli i detit shkrin para se të formohet përsëri gjatë dimrit të gjatë arktik, por humbja e vitit të kaluar ishte kaq e madhe, sa pjesa më e madhe e Oqeanit Arktik u kthye në det të hapur, dhe kufiri i akullit ishte vetëm 700 milje larg Polit të Veriut.

Reduktimi i akullit polar

Kjo do të thotë se rreth 70 për qind e akullit të detit këtë pranverë është akull që është formuar dimrin e kaluar. Shkencëtarët parashikojnë se të paktën 70 për qind e akullit të vitit të fundi, ndoshta edhe 100 për qind e tij, mund të shkrijë plotësisht këtë verë, thotë doktor Serreze.

Me të vërtetë, për Arktikun në tërësi, stina e shkrirjes fillon me më pak akull se në vitin 2007, gjë që do të thotë se situata është më kritike se vitin e kaluar. Do të shohim se çfarë do të ndodhë, por shumë varet nga moti që do të jetë në korrik dhe në gusht”, thotë ai. Ron Lindsay, një shkencëtar polar i Universitetit të Uashingtonit në Seattle, thotë se shumë varet nga ajo që do t’i ndodhë motit Arktik, për sa i përket erës dhe orëve me dritë. “Ka shumë mundësi që gjithë akulli të shkrihet në Polin e Veriut. Ndoshta nuk ndodh sivjet, por është e garantuar”, thotë doktor Lindsay.

Krahinat polare po përjetojnë rritjen më dramatike të temperaturave mesatare për shkak të ngrohjes globale dhe shkencëtarët druajnë se ndërsa gjithnjë e më shumë akull humbet, oqeani i hapur do të thithë më shumë nxehtësi dhe do t’i rrisë temperaturat lokale edhe më shumë. Profesor Peter Wadhams i Universitetit të Kembrixhit, i cili është një prej shkencëtarëve të parë civilë që ka lundruar nën detit e akullt arktik me nëndetësen e Flotës Mbretërore, thotë se kushtet janë pjekur mirë për një shkrirje paprecedent të akullit të Polit të Veriut.

Vitin e kaluar pamë se zona të mëdha në oqean u hapën, gjë e cila nuk kishte ndodhur më parë. Njerëzit presin që kjo të vazhdojë këtë vit dhe ka mjaft gjasa të zgjerohet deri në Polin e Veriut. Ka shumë mundësi që Poli i Veriut të jetë i ekspozuar këtë verë. Kjo nuk ka ndodhur më parë”, thotë profesor Wadhams.

Ka tregues të tjerë që tregojnë se deti Arktik po hapet. Shkencëtarët në “Nasa Goddard Space Flight” thonë se “polinia” e ujit të Veriut, një zgjerim me ujë të hapur i rrethuar nga të gjitha anët me akull, që normalisht formohet pranë Alaskës dhe bregdetit kanadez, është shumë më i gjerë se normalisht. Polinia thith nxehtësi nga dielli, gjë që “ha” kufijtë prej akulli.

Vendasit inuitë që jetojnë pranë Gjirit Baffit mes Kanadasë dhe Grenlandës, gjithashtu raportojnë se akulli i detit atje po fillon të çahet shumë më shpejt se normalisht dhe se janë parë të çara të gjera të akullit aty ku normalisht duhet të jetë i qëndrueshëm. Masat e marra nga satelitët, të mbledhura gjatë këtyre 30 viteve, tregojnë një rënie të madhe të sasisë së akullit arktik, gjë e cila po përshpejtohet gjatë viteve të fundit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi