Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

FSHF: Flamurtari nuk merr 3 pikët, Laçi dënohet 2 ndeshje e 500 mijë lekë Empty FSHF: Flamurtari nuk merr 3 pikët, Laçi dënohet 2 ndeshje e 500 mijë lekë

Tue 3 May 2011 - 17:33
TIRANE – Lajmifundit – Komisioni i disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit shpalli pak çaste më parë vendimin për ankesën e skuadrës së Flamurtarit ndaj incidenteve të rënda të ndodhura disa ditë më parë në ndeshje me Laçin në fushën e kësaj të fundit.
Komisioni i disiplinës në FSHF është shprehur se ndeshja u shoqërua me incidente të dhunshme e të dënueshme, pasi janë hedhur fishekzjarre e mjete të forta drejt portierit vlonjat, por nuk është vënë në rrezik jeta e tij.
Bazuar në ankimin e skuadrës së Flamurtarit, ku kërkohej dhënia e tri pikëve në tavolinë për këtë ndeshje, Komisioni i disiplinës ka hedhur poshtë këtë pretendim. Rrjedhimisht në Supërgligë, gjendja e pikëve mbetet e njëjtë pra skuadra e Skënderbeut kryeson tabelën me 4 pikë diferencë ndaj vlonjatëve.
Komisioni i disiplinës vendosi sot që skuadra e Laçit të dënohet me 500 mijë lekë gjobë dhe dy ndeshje pa tifozë për aktet e dhunës të ndodhura në ndeshje me Flamurtarin. Skuadra e Vlorës protestoi dje në Tiranë duke kërkuar vendosjen e drejtësisë.
Një javë më parë gjatë ndeshjes në Laç, portieri i Flamurtarit pësoi lëndime serioze pasi u qëllua me sende të forta kur ndodhej në fushë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi