Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Aksident me një të vdekur në hyrje të Sarandës, arrestohet shoferi Empty Aksident me një të vdekur në hyrje të Sarandës, arrestohet shoferi

Thu 5 May 2011 - 3:39
SARANDE – Lajmifundit - Policia e qarkut Vlorë deklaroi se ka vënë në pranga në qytetin e Sarandës autorin e një aksidenti me vdekje të ndodhur në këtë qytet. Sipas policisë lokale mësohet se shtetasi Ilir Ismail Jonuzaj, 35 vjec, banues në lagjen Nr. 1 Sarandë, u arrestua me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
Njoftohet se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 02.05.2011, rreth orës 23:30 duke
drejtuar automjetin Wolkswagen Polo me targë SR 7275 B, në rrugën hyrëse të Sarandës ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me mjetin tip Mercedes-Benz me targa SR 6319 B që kanë qenë i parkuar në anë të rrugës duke u aksidentuar vet drejtuesi i mjetit i cili ndodhet i shtruar ne Spitalin Civil Sarandë kurse shtetasi Orgest Daut Mjeshtri, 22 vjec, banues ne Mirak te Librazhdit që ndodhej ne automjetin Wolkswagen Polo, si pasagjer.
Ka i fundit është plagosur rëndë në vendin e ngjarjes dhe më pas ka gjetur vdekjen në spitalin e Sarandës. Policia tha se ndaj të arrestuarit dosja do ti referohet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi