Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

PS: Rama po thellon fitoren. PD: Basha përmbysi rezultatin Empty PS: Rama po thellon fitoren. PD: Basha përmbysi rezultatin

Mon 9 May 2011 - 21:07
TIRANE – Lajmifundit - Partia Socialiste reagoi ndaj deklaratave të kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli mbi kërkesën ndaj kreut të PS Rama të deklarojë se do t`i njohë rezultatet e zgjedhjeve. “Pyetja nuk është a do të pranojë Rama fitoren e qartë por a do ta pranojë Berisha humbjen e thellë në kryeqytet dhe kudo në Shqipëri. A e dini se keni humbur 3 çerekun e bashkive dhe komunave, atëherë kush duhet ta pranojë rezultatin ju apo ne?, u shpreh Kodheli.
Ajo tha se Edi Rama është 1243 vota përpara rivalit të tij Basha. Kodheli theksoi se Rama do të ketë fitore spektakolare të cilën ia kanë dhënë qytetarët e Tiranës.
Ndërkohë menjëherë ka dalë në konferencë për media deputeti i PD Aldo Bumçi. Ai theksoi se kandidati i “Aleanca për Qytetarin” Lulzim Basha ka përmbysur rezultatin.
"Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha ka arritur rezultate të mira duke përfituar terren deri në masën 50 për qind” theksoi Bumçi. Ai pohoi se PD është optimiste për rezultatin përfundimtar ajo do të presë rezultatin përfundimtar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi