Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Gjurmët e lashta të KOSOVËS Empty Gjurmët e lashta të KOSOVËS

Tue 10 May 2011 - 1:39
Harta arkeologjike e Kosoves, eshte vellimi i pare i vepres qe vjen si rezultat i bashkepunimit ne mes te Akademise se Shkencave te Shqiperise dhe Akademise se Shkencave dhe te Arteve te Kosoves. Punimi prej 393 faqesh, me permbledhje ne gjuhen angleze, eshte i pajisur me ilustrime me ngjyra, ku perfshihen 520 figura, harta, skica, planimetri, ortofoto dhe 27 tabela me material te skicuar arkeologjik.

PRISHTINE - Botimi i Hartes Arkeologjike te Kosoves vell. I, vjen si rezultat i bashkepunimit ne mes te Akademise se Shkencave te Shqiperise dhe Akademise se Shkencave dhe te Arteve te Kosoves. Punimi prej 393 faqesh, me permbledhje ne gjuhen angleze, eshte i pajisur me ilustrime me ngjyra, ku perfshihen 520 figura, harta, skica, planimetri, ortofoto dhe 27 tabela me material te skicuar arkeologjik.

Si botim i pare i ketij lloji per kete territor ai pershin ne vetvete rezultatet e kerkimeve dhe studimeve te disa breza arkeologesh, veprat e te cileve vleresohen ende edhe ne ditet tona. Si i tille ai mund te mund te konsiderohet si vazhdim i kerkimeve te kryera me pare, gjate viteve 70-te, per perpilimin e hartes arkeologjike te ketij rajoni nga Muzeu i Kosoves. Por materialin mbizoterues e perbejne kerkimet e perbashketa arkeologjike ne territorin e Dardanise Perendimore gjate viteve 2000-2005. Kjo pune u kurorezua me evidentimin dhe dokumentimin shkencor 264 qendrave arkeologjike te periudhave te ndryshme historike, duke e pasuruar ndjeshem korpusin e trashegimise kulturore te ketij areali.

Ky punim shkencor fillon me dy artikuj hyres, te shkruar nga Akademik Rexhep Ismajli dhe Prof. Muzafer Korkuti, ku vleresohet bashkepunimi ndermjet dy Akademive te Shkencave si dhe shtrohet nevoja e zgjerimit te metejshem te puneve te perbashketa ne lemej te ndryshem te kerkimit shkencor. Bashkedrejtuesit e projektit, Luan Perzhita dhe Kemajl Luci, ne ekspozene e tyre Kerkime Arkeologjike ne Kosove 2000-2005, marrin ne shqyrtim ecurine e hulumtimeve te perbashketa dhe bejne nje vleresim te pergjithshem te qendrave arkeologjike te hulumtuara.

Me pas, lenda paraqitet e ndare ne disa kapituj, te sistemuar ne rend kronologjik:

Pellgu i Drinit te Bardhe ne prehistori, me autor Adem Bunguri eshte nje sinteze e zgjeruar per prehistorine ketij areali. Shtjellimi i lendes arkeologjike ze fill nga periudha neolitike e deri ne shekullin e IV para Kr. Ne kapitullin vijues, Qendra prehistorike, me autore Adem Bunguri, Kemajl Luci dhe Tomor Kastrati, paraqiten 55 qendra arkeologjike te kesaj epoke. Vendbanimet shpellore, te hapura, tarracore, apo te fortifikuara, dhe nekropolet tumulare jane prezantuar te sistemuara mbi kritere kronologjike dhe tioplogjike.

Ne kapitullin e peste, Mbi disa tipare te zhvillimit kulturore ne Dardanine Perendimore ( shek.I-IV), Luan Perzhita dhe Fatmir Peja, ne bazen e nje analize te te dhenave arkeologjike, shqyrtojne me kujdes shperndarjen e vendbanimeve te shek I-IV pas. Kr. ne pellgun e Drinit te Bardhe. Pasi bejne nje klasifikim te ketyre vendbanimeve autoret cekin edhe aspekte te ndryshme te zhvillimit ekonomik, kulturor dhe urban. Ne kapitullin e pasues Qendra dhe gjetje arkeologjike te shekujve I-IV, po keta dy autore pershkruajne 75 qendra arkeologjike te kesaj periudhe. Aty specifikohen vendbanimet e shekujve I-IV, mbishkrime latine te shek. II-III, si dhe gjetje te tjera, qe jane konstatuar me pare ne kete rajon.

Ne kapitullin e shtate, Veshtrim mbi fortifikimet e shek. IV-VI ne territorin e Dardanise Perendimore, autori Gezim Hoxha shtjellon ne menyre analitike vendbanimet fortifikuara te periudhes antike te vone dhe arrin ne nje klasifikim tipologjiko-kronologjik te tyre. Kjo situate detajohet me tej ne kapitullin e tete, Fortifikime te periudhes se vone antike dhe mesjetare, me autore Luan Perzhiten dhe Gezim Hoxhen. Aty eshte perfshire gjurmimi dhe dokumentimi per here te pare i 21 vendbanimeve te fortifikuara apo keshtjellave te shekujve IV-VI dhe te Mesjetes ne territorin e Dardanise Perendimore. Panorama e paraqitur nga autoret mund te konsiderohet si nje hap i pare ne drejtim te studimit sistematik te fortifikimeve te ketyre periudhave ende te pahulumtuara si duhet.

Kapitulli i nente Gjurme te monumenteve te kultit te krishtere dhe te varrezave mesjetare, i autorit Gezim Hoxha, perben nje aspekt pershkrues dhe dokumentues te 115 vendgjetjeve, me gjurme te kishave dhe varrezave mesjetare. Disa prej ketyre gjurmeve paraqiten me mjaft interes per hulumtime e kerkime te metejshme arkeologjike dhe historike.

Pjese e ketij botimi eshte edhe Katalogu i qendrave arkeologjike, i renditur sipas ndarjeve administrative aktuale. Kjo paraqitje plotesohet me Apendikset 1 dhe 2, te formuluar nga Luan Perzhita dhe Fitim Humolli, me te dhena te detajuara hartografike te te gjitha qendrave arkeologjike te prezantuara. Ne fund kjo veper eshte e pajisur nga indeksi i emrave te qendrave arkeologjike, dhe nje bibliografi e pasur.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi