- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Misri mund të shërbejë edhe si ilaç
Wed 11 May 2011 - 3:48
Përmban shumë fijeza bimore dhe kështu zvogëlon rrezikun nga shfaqja e kancerit të zorrës së trashë. Sot misri radhitet në drithërat më të rëndësishëm në botë. Shërben për ushqimin e njeriut, ndërsa përdoret edhe në përpunimin e prodhimeve industriale. Misri përmban shumë pak yndyrë, ndërsa është i pasur me niseshte, albumina dhe sheqer. Përmban vitamina B dhe C, thartirë folike, fosfor, kalium dhe magnez. Me pjekje ose zierje, misri bëhet akoma më i shëndetshëm, sepse lirohen molekulat të cilat e mbrojnë organizmin nga ndikimet e dobëta të radikalëve të lirë. Kokrrat e misrit janë të pasura me fijeza të cilat e ulin nivelin e kolesterinës në gjak. Misri mbron nga kanceri, nga sëmundjet e zemrës, nga. katarakti dhe nga sëmundja e Alzhaimerit.
Këshillohet
Misri u rekomandohet edhe shtatzënave në tre muajt e parë. Në mjekësinë popullore është i vlefshëm sidomos tufa e misrit, që është mjet i jashtëzakonshëm për tajitjen e urinës si dhe mjet shumë i dobishëm dhe jo i dëmshëm për dobësim (ulje të peshës). Përmban shumë fijeza bimore dhe kështu zvogëlon rrezikun nga shfaqja e kancerit të zorrës së trashë. Çaji nga tufa e misrit përdoret te rastet e sëmundjeve të rrugëve urinare, te sëmundjet e zemrës, edemat dhe reumatizmi. Nëse përdoret një kohë të gjatë, i zbërthen gurët dhe e nxjerr rërën nga veshkat. Një lugë e tufës së tharë të misrit hidhet në 3 dl ujë të valë. Zien 3 minuta. Pihet 3 herë në ditë nga një filxhan çaj. Për uljen e tensionit të gjakut: 3 lugë miell misri qiten në 3 dI ujë të ftohtë. Lëngu i përgatitur nuk duhet të përzihet. Mielli lihet në fund të enës si telfe. Ky lëng duhet pirë çdo ditë, për një periudhë të gjatë kohore, ndërsa kujt i pëlqen, mund ta shfrytëzojë në vend të ujit.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi