Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kajo
Kajo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1050
<b>Hobi</b> Hobi : leximi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Kukës
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2011

ÇËSHTJE USHTARAKE TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT Empty ÇËSHTJE USHTARAKE TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT

Thu 12 May 2011 - 11:31
ÇËSHTJE USHTARAKE TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT

Lidhja Shqiptare e Prizrenit u mbajt me 10 qershor 1878, tre vjet pas fillimit te krizes se re Lindore. Jeta dhe veprimtaria tre vjecare e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, 1878-1881 perben nje nga epopete e medha e te lavdishme te popullit e te kombit shqiptar. Me veprimtarine e shumeanshme, energjine dhe luften e saj, ajo shenoi nje nga faqet me te ndritura ne historine e popullit tone.
Vendimet dhe planet e Lidhjes synonin organizimin teresor te forces se mundshme luftarake te popullit shqiptar. Se pari, me perpjekje kembengulese ajo mundi t`i shkepuse Portes se Larte te drejten per mobilizimin e forcave vullnetare te vetmbrojtjes nga agresionet e ushtrive fqinje. Se dyti, me menyren e organizimit te vete, ajo synoi dhe zbatoi masa per te menjanuar skemat dhe shabllonet e ngurta organizative ushtarake feudale, te cilat kufizonin si ne sasi dhe ne cilesi forcen ushtarake te veprimtarise së saj. Lidhja synoi te bente nje organizim teresor ushtarak, i cili do t`i fuste format e luftimit ne binaret e veprimtarise se rregullt dhe do t`i ngrinte ne shkallen strategjike, por duke mbajtur parasysh dhe duke u mbeshtetur ne format organizative popullore e tradicionale. Ne kete kuptim ajo pervijoji edhe pervojen e mire luftarake te se kaluares.
Parashikimi i sasise se forcave te gatishmerise u be ne varesi me shkallen e rrezikut dhe te forcave armike qe parashikohej te kalonin ne agresion, Malin e Zi i cili vuri ne levizje thuajse te gjithe forcen ushtarake. Lidhja planifikoi 13.000-15.000 luftetare per ruajtje. Per ruajtjen e drejtimit Mali i Zi-Shkoder, me rreth 50-60 km gjatesi, forcat e ruajtjes arrinin ne 5.000-6.000 veta. Per ruajtjen e drejtimeve verilindore dhe lindore, perballe Serbise dhe Bullgarise, me gjatesi rreth 200 km, u parashikua nje force prej 6.000-7.000 vetash. Ne drejtimin jugor, ne sektorin e Prevezes dhe te Artes, rreth 30-40 km i gjate, u parashikuan te vepronin forcat ekzistuese shteterore, sepse atje nje pjese e madhe e oficereve dhe ne teresi trupa e ushtareve ishin shqipetare. Ne kete menyre sasia e pergjithshme e forcave te ruajtjes dhe te sigurimit luftarak, ne te gjithe drejtimet e kercenuara rreth viseve shqiptare, paraprakisht arrinte me se 25.000 vullnetare (luftetare). Forcat e gatishmerise dhe te rujatjes moren forma dhe tipare te formacioneve te rregullta. Rajonet e perqendrimit te tyre i kthenin ne kampe ushtarake, ku behej pergatitje dhe stervitje luftarake, pajisej dhe furnizohej trupa, behej organizimi etj.
Tipar dallues i sistemit te gatishmerise ishte edhe futja ne veprim e forcave sipas nje radhe te percaktuar. Ne varesi nga veprimet e kundershtarit dhe prej largesise se rajonit te grumbullimit te forcave, ato mund te kategorizohen, te radhes se pare ose te sigurimit luftarak; te radhes se dyte ose forcat e mbrojtjes fillestare, te radhes se trete ose te mbrojtjes se plote; rezervat ose perforcimet e mbrojtjes. Forcat e radhes se pare dilnin prej popullsise se rajoneve te drejtperdrejta, ne nje brez kufitar te thelle nga 10-20 km ose edhe ne shume. Numerikisht ato ishin te vogla. Ne Plave, Guci, Hot, Grude dhe Ulqin, secili sektor kishte 300-400 veta. Ne te gjithe vijen e kufirit me Malin e Zi numri i ketyre forcave arrinte ne 2.500-3.000 veta.
Radha e dyte perbehej nga forcat e rajoneve me ne brendesi te vendit. Ato perfshinin nje brez, qe fillonte afersisht 20 km pas kufijve te tokave shqiptare dhe shkonte prej rreth 50-80 km me ne thellesi. Krijimi i formacioneve te radhes se dyte behej me urdher te udheheqjes qendrore te Lidhjes.
Forcat e radhes se trete nxirreshin nga rajonet e brendshme ose me te thella te vendit, si ato te Dibres, Matit, Kavajes, Tiranes, Elbasanit, Beratit, Vlores etj. Disa nga formacionet e kesaj kategorie, si ato te rajoneve te Dibres, Matit, Kurveleshit, Mallakastres, Tepelenes dhe Skaraparit, perbenin rezervat e mirefillta strategjike. Si parim ato perforconin formacionet e radhes se dyte. Me futjen ne veprim te forces se radhes se trete, raporti i forcave rritej se tepermi. Sipas llogarive te peraferta, ai do te arrinte ne 1.5 me 1 ose edhe me teper, ne fafvor te Lidhjes.
Kajo
Kajo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1050
<b>Hobi</b> Hobi : leximi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Kukës
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2011

ÇËSHTJE USHTARAKE TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT Empty Re: ÇËSHTJE USHTARAKE TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT

Thu 12 May 2011 - 11:32
Lidhja e zhvilloi me tej sistemin e plotesimit e te mobilizimit, te bazuar ne kriteret zakonore krahinore dhe nderkombetare te meparshme. Ajo vendosi kritere normative dhe rregulluese te njesuara per krejt viset shqiptare, duke krijuar per kete qellim edhe nje varg organesh ne qender e ne baze. Mobilizimi shtrihej ne te gjithe popullsine e Shqiperise, pa asnje perjashtim. Hapi i pare i mobilizimit, ishte regjistrimi i pergjithshem. Kerkesa kryesore e ketij rregjistrimi ishte qe te dilte plotesisht dhe saktesisht, sic shprehej ne urdheresen ushtarake, numri i njerezve te afte per te mbajtur arme. Lidhur me kete percaktohej se cilido qofte dhe i cdo besimi duhej te ishte i gatshem t`u pergjigjej ne kohe mbrojtjes se atdheut. Si norme e zakonshme e mobilizimit ishte nje luftetar per shtepi, por ne raste dhe ne vende te ndryshme, sidomos ne krahinat kufitare, qe u rrezikuan ose u sulmuan prej ushtrive armike, kjo norme u tejkalua duke arritur në tre burra per shtepi ose deri te të gjithe burrat e afte per te luftuar. Sipas regjistrimit qe beri Lidhja, ne te gjitha viset shqiptare ky plotesim perfshinte rreth 260.000 veta, qe ishte baraz me 15-16 % te popullsise. Vilajeti i Kosoves me Shkupin, Manastirin dhe rrethet e tyre, do te nxirrnin rreth 130.000 luftetare. Shqiperia e Jugut, prej Beratit, perfshi rrethinat e Janines, Prevezes dhe Artes, do te nxirrte 70.000 luftetare. Sanxhaku i Shkodres, se bashku me Shqiperine e Mesme deri ne Oher, llogaritej te jepte 60.000 luftetare.
Ne pergjithesi mobilizimi dhe plotesimi u planifikuan, madje, edhe u kryen, ne periudha kohe te shkurtera nga nje deri ne dy jave, kurse ne raste te ngutshme edhe brenda 3-5 diteve, sic ndodhi gjate organizimit te mbrojtjes se Hotit e te Grudes, ne prill te vitit 1880. Ne programin e saj te vecante ushtarak percaktohej se Kjo klase e ushtrise vullnetare ose Roja kombetare, sic quhej ajo, do te organizohej sipas rregullave te vecanta. Detyra kryesore e kesaj ushtrie ishte ruajtja dhe mbrojtja e teresise tokesore te Shqiperise. Por sistemi ushtarak i Lidhjes, duke qene i orientuar nga vullnetarizmi dhe duke pasur mbeshtetje ekonomike te dobet, nuk mundi te formonte nje ushtri te mirefillte te rregullt e te perhershme. Ne kuptimin e krijimit te ushtrise se madhe, te plote e te mireorganizuar, ushtria e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, pergjithesisht, mbeti nje mundesi dhe parashikim. Sipas programit te saj u realizua vetem mobilizimi, plotesimi dhe organizimi pjesor ose i kufizuar, per te kundervepruar ne drejtimet e kercenuara e te vecanta.
Ne pershtatje me mundesine e mesymjes se armikut nga disa drejtime, ushtria shqiptare e parashikuar nga Lidhja do te formohej nga disa grupime te vecanta. Ne udheresen ushtarake te kesaj Lidhje percaktohej se e gjithe fuqia e armatosur do te ndahej ne pese korpuse. Pra, ajo,do te perbehej nga grupforca te medha nderkrahinore, te cilat u quajten ushtri krahe ose korpuse. Prej ketyre, kater do te ishin ne Shqiperine e Veriut (korpusi i Kosoves, i Novipazarit, i Shkodres dhe i Shkupit) dhe nje ne Shqiperine e Jugut.
-Korpusi i Kosoves mund te arrinte deri 70.000 veta. Ai do te kishte si detyre te mbrohej ndaj mesymjes serbe, kurse ne kuadrin e veprimeve mesymese per clirimin e tokave te pushtuara prej Serbise, ai do te perbente forcen kryesore ne krahasim me korpusin e Shkupit dhe te Novipazarit. Gjthashtu, ai do te ndihmonte korpusin e Shkodres dhe te Novipazarit ne luften kunder Malit te Zi.
-Korpusi i Novipazarit do te formohej nga 20.000 veta dhe perbente forcen ndihmese ose perforcuese per mbrojtjen dhe kundermesymjen ndaj Malit te Zi dhe Serbise.
-Korpusi i Shkupit mund te arrinte deri ne 40.000 vete dhe pergjigjej per mbrojtjen ne drejtimin strategjik lindor.
orpusi i Shkodres, duke u plotesuar edhe me kontigjente nga rrethet e Tiranes, Elbasanit, Ohrit, Matit dhe Dibres mund te arrinte deri ne 60.000 luftetare dhe perbente forcen kryesore per mbrojtjen dhe kundermesymjen ne drejtim te Malit te Zi.
-Korpusi i Shqiperise se Jugut do te formohej nga 25-30 grupe luftetaresh qe llogariteshin afersisht 70.000 veta. Detyra e tij ishte mbrojtja kunder agresionit grek.
Kajo
Kajo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1050
<b>Hobi</b> Hobi : leximi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Kukës
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2011

ÇËSHTJE USHTARAKE TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT Empty Re: ÇËSHTJE USHTARAKE TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT

Thu 12 May 2011 - 11:32
Si rrjedhoje, numri i njesive te secilit korpus ishte i ndryshem. Keshtu, ne korpusin e Kosoves e te Shqiperise se Jugut, mund te formoheshin 15-18 brigada kembesorie, ne ate te Shkodres deri 14-15 brigada kembesorie, ne te Shkupit deri 8-9 brigada kembesorie dhe ne Novipazar deri 5-6 brigada kembesorie. Si njesi strategjike, korpusi mund te plotesohej e te formohej pjeserisht ose edhe plotesisht ne varesi me situatat. Per mbrojtjen e drejtimeve strategjike te tjera, u bene plotesime te pjeseshme. Keshtu, per Plaven dhe Gucine, per Hotin dhe Gruden u plotesuan 2-3 brigada ose afersisht nga nje divizion ne secilin drejtim. Ne teresi formacionet e plotesuara ne te gjitha drejtimet strategjike, te marra se bashku arriten afersisht 40.000 veta, prej te cileve 9.000-10.000 ne Plave e Guci, deri 12.000 ne Hot dhe Grude, rreth 3.000 ne Ulqin, rreth 5.000 ne Shqiperine e Jugut dhe po keshtu 7.000-8.000, ne vitin 1881 ne luften e kunder osmane.
Si korpusi edhe njesite taktike, qe do te hynin ne perberje dhe ne varesi te tij, ishin te perkoheshme. Ato mund te plotesoheshin e te qendronin ne keto permasa aq kohe sa do te zhvillohej lufta dhe me efektiv te zvogluar per aq kohe sa do te vijonte kercenimi dhe duhej mbajtur gatishmeria luftarake. Efektivi i plote i regjimentit do te ishte 2.000 veta, ndersa i brigades 4.000 veta. Por, ne rast nevojash te ngutshme, ata mund te ishin edhe me te vogla, batalioni 300 veta dhe brigada 2.500 veta. Me kete parashikim Lidhja bente hapa konkrete per hedhjen e themeleve organizativo-ushtarake te rregullta dhe per nje pergatitje dhe drejtim ushtarak me baza shkencore.
Organizimi ushtarak me i larte i Lidhjes ishte seksioni i financave dhe i mbrojtjes. Ky seksion mori formen e nje Keshilli dhe Shtabi ushtarak madhor dhe, si i tille, veproi deri ne prill 1881, kur Lidhja Shqiptare e Prizrenit u shtyp me dhune nga ushtria osmane. Seksioni i mbrojtjes ishte i ngarkuar me detyrat e hartimit te planeve dhe urdherave per mobilizimin dhe plotesimin e formacioneve te armatosura, te organizimit dhe te kontrollit te gatishmerise, te drejtimit te bashkerendimit te veprimeve luftarake strategjike per gjithe vendin etj. Por sfera e veprimtarise se tij drejtuese u shtri thuajse vetem ne Shqiperine Verilindore, Kosove, Rrafshin e Dukagjinit, Lume, Diber, Shkup dhe kryesisht per pergatitjen dhe organizimin e luftimeve mbrojtese ne ato vise. Perberja e ketij organi ishte e vogel dhe e thjeshte. Ai kishte nje kryetar, Sulejman Vokshin, pak anetare dhe personelin ose disa nepunes te sherbimit te finances dhe nderlidhjes. Ne kete menyre, megjithese ai ishte nje Organ i Udheheqjes Qendrore te Lidhjes mbeti ne nivelin e nje grupi drejtues operativ. Organe drejtuese politike dhe ushtarake ne nje shkalle me te vogel ishin edhe Komitetet e Mbrojtjes te degeve kryesore te Lidhjes. Keto komitete qe moren formen dhe paten funksione kryesisht ushtarake, moren persiper barren e organizimit dhe drejtimit te luftes mbrojtese. Ato, nga gjiri i tyre, nxorren edhe shtabe ushtarake te posacme. Ne Vilajetin e Kosoves ky shtab u perbe nga shume prijes popullore dhe shqiptraresh kuadro ushtarake ne ushtrine osmane. Kryetar tij u caktua Ali Pash Gucia.
I tille ishte Komiteti luftes, formuar prej 37 anetaresh ne Vilajetin e Janines ne shtator 1879 per te bere pergatitjen dhe organizimin ushtarak ne krahinat e Shqiperise se Jugut. Po keshtu, ne Vilajetin e Shkodres, komiteti nderkrahinor i mbrojtjes formoi shtabin ushtarak me kryetar Hodo Sokolin, ish-kolonel i karrieres ne ushtrine osmane. Ne kuadrin e sigurimit material, problemi kryesor u be furnizimi dhe pajisja me armatim dhe municion i formacioneve luftarake. Lidhja kerkoi te siguronte shume arme te reja kembesorie. Vetem kontigjenti i pare i pushkeve te kerkuara per nevojat e mbrojtjes se Shqiperise se Jugut ishte 20.000-30.000 cope. Po keshtu nga Kosova, Shkodra, Dibra dhe krahina te tjera, u kerkuan sasira te medha armesh. Per plotesimin e nevojave te mbrojtjes se vendit udheheqja e Lidhjes parashikoi edhe rrembimin me force te armatimeve nga depot shteterore dhe ushtarake osmane. Nje nga masat e para per sigurimin e armeve qe mori Lidhja
Kajo
Kajo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1050
<b>Hobi</b> Hobi : leximi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Kukës
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2011

ÇËSHTJE USHTARAKE TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT Empty Re: ÇËSHTJE USHTARAKE TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT

Thu 12 May 2011 - 11:33
ishte ndalimi i qarkullimit te armeve nga administrata shteterore turke si brenda Shqiperise, ashtu edhe nxjerrja e tyre jashte viseve shqiptare.
Nje baze furnizimi me arme dhe municione ishin qendrat tradicionale shqiptare te prodhimit e te riparimit te armeve te zjarrit, te armeve te ftohta dhe municioneve. Te tilla ishin Shkodra, Prizreni, Tetova, Gjakova, Peja, Dibra, Mati, Lezha, Tirana, Elbasani, Vlora, Delvina, Janina, Preveza, Gjirokastra etj. Furnizimi me ushqim, pajisja me veshmbathje dhe strehimi i forcave te Lidhjes u mbeshtet teresisht ne burimet e vendit dhe ne mundesite vetiake te luftetareve dhe prijesve. Ndihmat qe dhane udheheqesit e Lidhjes dhe prijesit popullore ishin po ashtu te medha. Avdyl Frasheri dhe shume nga prijesit kosovare te Rrafshit te Dukagjinit, si Sulejman Vokshi, Ali Gucia, Jakup Ferri, Ahmet Gjakova, Haxhi Zeka etj., vune ne dispozicion te mbrojtjes gati te gjithe pasurine dhe mbajten me shpenzimet e tyre kontigjente te medha te vullnetareve,sidomos gjate dimrit 1879-1880.
Lidhja percaktoi edhe konceptin strategjik thelbi i te cilit e perbente kryesisht idene e luftes mbrojtese. Tipari kryesor mbrojtjes do te ishte mbrojtja me kembengulje e cdo pellembe toke. Per rrjedhoje, teatro te luftes do te beheshin krahinat buze kufirit dhe ato me te aferta. Ne kuadrin e luftimeve mbrojtese, krahas asgjesimit te forcave armike qe mund te futeshin ne brendesi te territoreve shqiptare, Lidhja parashikonte te ndermerrte edhe veprime kundermesymese. Ne kete menyre mbrojtja nuk do te ishte pasive, por kryesisht aktive. Ne pershtatje me terrenin, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, si veprimet luftarake mbrojtese, ashtu edhe ato kundermesymese i parashikoi ose i kreu ne praktike me drejtime. Drejtimet strategjike me kryesore te veprimeve luftarake ishin Mali i Zi-Shkoder, Mali i Zi-Rrafshi i Dukagjinit, Novipazar-Rrafshi i Dukagjinit, Serbi-Fushe Kosove dhe Greqi-Çameri.
Ne perputhje me kuptimin e pergjithshem per luften u be edhe planifikimi i mbrojtjes. Planet mbrojtese te shkalles strategjike pasqyrohen ne programet politike dhe ushtarake te udheheqjes qendrore te Lidhjes dhe te degeve te saj kryesore, si ajo e Shkodres, e Dibres, e Shqiperise se Jugut etj.
Kararkteristike dalluese e planeve strategjike te Lidhjes eshte fakti qe, ne kuadrin e gjithe detyrave, ne plan te pare u vune ato te mbrojtjes se tokave shqiptare qe vijonin te kercenoheshin, sidomos i atyre ne drejtim te Malit te Zi dhe me pas, ato ne drejtim te Serbise. Ne kete menyre qellimi i ketyre planeve ushtarake te Lidhjes ishte ndalimi i mesymjes se ushtrive agresive. Ne plan te dyte Lidhja vuri mbrojtjen e viseve Jugore dhe Lindore, dhe me pas clirimin e atyre te pushtuara prej Malit te Zi dhe Serbise para themelimit te saj. Secili korpus (grupforce) do te mbronte ose do te kundermesynte ne nje drejtim e me front te gjere, deri ne 100 km ose edhe me shume. Lidhja planifikoi mbrojtjen ne nje front te pergjithshem rreth 500-600 km te gjate. Por per shkak te terrenit malor te ashper, qe qarkonte viset shqiptare, vija e frontit nuk zihej dhe as mbulohej me forca ne tere gjatesine e saj.
Plani strategjik i Lidhjes mbante parasysh edhe perhapjen e vendosjn e forcave ne rajone te pershtatshme e sa me afer sektoreve te mrojtjes. Rajonet kryesore te perqendrimit te forcave kryesore shtriheshin ne nje brez, qe fillonte rreth 20 km pas vijes kufitare, por nuk e kalonte thellesine 50 km ne brendesi te vendit. Keshtu, rajonet e grumbullimit te korpuseve te veriut ishin: Prizreni, Peja, Gjakova, Prishtina, Mitrovica, Novipazari dhe Shkodra, ndersa ne Shqiperine e Jugut ishin Janina, Preveza, Arta etj. Ne kete menyre plani strategjik parashikonte organizimin dhe veprimin e shpejte te mbrojtjes strategjike me forca te mjaftueshme dhe brenda nje kohe te shkurter nga 1-4 dite.
Lidhja parashikoi edhe kundermesymjen per clirimin e viseve shqiptare te pushtuara nga Mali i Zi dhe Serbia para vitit 1878. Ne vendimet kryesore dhe ne programin e saj ushtarak percaktohej se, ne qofte Serbia nuk do t`i leshonte me te mire viset e pushtuara prej saj pa te drejte, atehere kunder saj do te mobilizoheshin formacione
Kajo
Kajo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1050
<b>Hobi</b> Hobi : leximi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Kukës
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2011

ÇËSHTJE USHTARAKE TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT Empty Re: ÇËSHTJE USHTARAKE TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT

Thu 12 May 2011 - 11:33
vullnetare dhe do te perpiqej deri ne fund per te arritur zbrazjen e ketyre viseve. Po keshtu do te veprohej edhe kunder Malit te Zi.
Ne vitin 1881 Qeveria e Perkohshme Shqiptare e Prizrenit hartoi edhe idene e nje kundermesymje per clirimin e krejt viseve veriore dhe verilindore nga sundimi turk dhe pushtimet malazeze. Per realizimin e kesaj u mendua se duheshin krijuar dy grupforca te medha me nga 40.000 vullnetare dhe nje rezerve prej rreth 20.000 veta. Sipas idese, operacioni kundermesymes per clirimin e krejt Shqiperise se Veriut do te niste me veprimin e dy grupforcave: njera prej 12.000 luftetaresh qe do te marshonin ne drejtimin Fushekosove-Shkup-Manastir dhe tjetra prej njesive ne drejtimin Diber-Oher-Manastir. Krahas kesaj, forca te tjera vullnetare te Kosoves e te Rrafshit te Dukagjinit, ne bashkeveprim me popullsine e Sanxhakut e te Shkodres, do te mesynin ne drejtim Shkoder-Podgorice, per te ndjekur autoritetet osmane dhe per te cliruar bashkatdhetaret e tyre te Ulqinit dhe te Podgorices nga pushtimi Malazes.
Planet kundermesymese te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit per clirimin pjesor ose te krejt vendit nuk u realizuan per shkak te pengesave te medha qe sillte sundimi osman dhe gjendjes se dobet e te pastabilizuar te organizimit politik dhe ushtarak te Lidhjes. Parashikimi i bashkeveprimit strategjik, pasqyrim me te gjere gjeti ne planet e luftes per Shqiperine e Veriut. Ne to parashikohej bashkerendimi i grupmoshave, qe do te krijoheshin ne Kosove, ne Rrafshin e Dukagjinit, ne Shqiperine e Mesme e deri ne Oher, si dhe per veprimet kunder Malit te Zi dhe kunder Serbise. Ne urdheresen e Komitetit Qendror te Lidhjes, derguar deges se Shkodres, thuhej se, ne qofte se ne rast lufte me Malin e Zi, Serbia mbetet neutrale, atehere ne ndihme te Shkodres do te dergohej nje korpus nga trupat e caktuara kunder Serbise per te vepruar ne Mal te Zi dhe, anasjelltas; nje kontigjent i caktuar kunder Malit te Zi (nga korpusi i Shkodres) do te shkoje ne ndihme te trupave qe do te vepronin kunder Serbise. Dhe me tej, theksohej se ne qofte se do te detyroheshin te luftonin njekohesisht kunder forcave te te dy armiqve, qendresa do te organizohej ne marreveshje dhe bashkeveprim midis dy korpuseve. Lufta mbrojtese me e organizuar dhe me e fuqishme nga forcat e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit u zhvillua kunder mesymjes se ushtrise malazeze. Tiparin me te rendesishem te veprimeve luftarake te forcave te Lidhjes e perbente morali i larte dhe vendosmeria per te luftuar balle per balle me armikun megjithe infenoritetin ne forca e mjete ndaj tij.
Beteja e pare e rendesishme u zhvillua 4-7 dhjetor 1879. Rreth 4.000 forca malazeze sulmuan ne drejtim Andrejevice-Plave dhe 6.000 trupa te tjere filluan marshimin per pushtimin e Plaves e Gucice dhe u futen 6-7 km ne token Shqiptare, deri afer qytetit te Plaves. Shtabi ushtarak i Lidhjes i perbere nga Ali Gucia (kryetar) Jakup Ferri, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka, Filip Ceka, Jusuf Sokoli mori ne kohe masat e nevojshme per mbrojtjeje. Keshtu 2.500-3.000 vullnetare te organizuar ne batalione qe perbenin forcen kryesore u perqendruan ne Plave, 3-4 batalione ne Guci, 3-4 batalione ne lindje te Velikes. Keto forca se bashku me nje formacion vullnetaresh nga Novipazari jo vetem qe dolen fitimtare mbi armikun por arriten te pushtonin edhe disa fshatra pertej kufirit. Forcat malazese u thyen dhe u torhoqen te shpartalluara ne territorin e tyre. Humbjet arriten ne qindra te vrare nga secila pale nderluftuese.
Beteja e dyte u zhvillua ne dhjetediteshin e pare te muajit janar 1880. Malazezet ne kete beteje aktivizuan rreth 10.000 forca ndersa perballe tyre, forcat e Lidhjes arriten deri ne 8.000 vullnetare te armatosur dobet dhe me mungesa te theksuara ne municion. Edhe ne kete beteje mesymjen e filluan malazezet. Ata vune ne levizje tere ushtrine, 5 brigada. Kete here fronti i mesymjes ishte me i gjere. Vec drejtimit Adrejevice-Plave, ajo u zhvillua edhe ne drejtim Adrejevice-Guci. Edhe ne kete beteje pas luftimesh te ashpra shqiptaret arriten fitoren e merituar. Nga te dy palet pati me qindra te vrare e te plagosur.
Kajo
Kajo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1050
<b>Hobi</b> Hobi : leximi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Kukës
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2011

ÇËSHTJE USHTARAKE TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT Empty Re: ÇËSHTJE USHTARAKE TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT

Thu 12 May 2011 - 11:34
Humbja e betejes se dyte ne Plave dhe ne Guci, demet e renda qe pesoi ushtria, e detyruan Malin e Zi te terhiqet me frike e turp nga fusha e betejes. Vrulli atdhetar dhe trimeria, fuqia dhe fitoret qe korren forcat e Lidhjes ne dy betejat e para, lane pershtypje te thella dhe ne opinionin nderkombetar. Disa dite me vone, kryekonsulli austro-hungarez ne Shkoder, Shmuket, i cili e ndoqi se afermi zhvillimin e betejes, i raportonte qeverise se vet: Vete malazezet pohojne se shqiptaret luftuan burrerisht dhe fituan mbi ta. Dhe me te vertete ushtria e Lidhjes theu ate ushtri qe ka qene kurdohere e zonja t`u beje balle fuqive turke. Pas thyerjes se malazezeve ne kete sektor dhe ndryshimit te vendimit te Fuqive te Medha, teatri i luftes kaloi nga Plava e Gucia ne Hot e ne Grude.
Mbrojtja e Hotit dhe e Grudes, ne prill-korrik te vitit 1880, perben veprimin e dyte te rendesishem ushtarak te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit kunder agresionit te Malit te Zi. Organizimi i saj filloi ne mars 1880, pasi u muar vesh se Fuqite e Medha kishin vendosur qe ne vend te Plaves e Gucise, Malit te Zi t`i jepnin krahinat e Hotit, Grudes dhe te Kelmendit. Por tashme forcat e Lidhjes, me besimin qe kishin fituar ne fuqine e vet, e ngriten ne shkallen me te larte vendosmerine per te luftuar me arme cdo armik. Me dhenien e kushtrimit, fillimisht, gati te gjithe burrat e krahinave te Hotit, Grudes dhe Kelmendit, te perforcuar edhe me disa qindra luftetare prej qytetit te Shkodres, u perqendruan afer kufirit dhe qendronin ne gatishmeri per te mos lejuar dorezimin e viseve shqiptare nga ushtria turke ushtrise malazaze.
Menjehere pas kesaj filloi grumbullimi dhe organizimi i forcave vullnetare ne qytetin e Shkodres dhe ne krahinen perreth e me tej si ne Mirdite, Mat, Puke etj. Krahas kesaj thirrje per ndihme iu drejtua edhe Krujes, Dibres, Tiranes, Elbasanit. Krahinat e ndryshme te vendit treguan gatishmeri per te derguar vullnetare, sipas zakonit nga nje burre per shtepi, kurse viset e Malesise se Madhe u zotuan te mobilizonin te gjithe burrat e afte per arme. Shtabet ushtarake, te formuar ne vilajetin e Kosoves e te Janines, njoftuan se ishin gati te dergonin forcat e tyre vullnetare, kur te ishte e nevojshme. Por shtabi ushtarak i Shkodres, duke pare gatishmerine e masave popullore, i konsideroi te mjaftueshme forcat luftarake te mobilizuara vullnetarisht ne vilajetin e vet. Thirrjes iu pergjigjen edhe shume ushtarake shqiptare te rreshtuar ne repartet osmane. Me 21 prill, nje dite para kohes se caktuar per te bere dorezimin e viseve shqiptare ushtrise se Malit te Zi, vullnetaret shqiptare, me nje force prej 6.000 veta zune Tuzin dhe rajonin perreth. Ata kapen te gjitha fortifikatat dhe pozicionet pergjate kufirit dhe qendronin ne gatishmeri per te perballuar mesymjen e ushtrise malazeze.
Vullnetaret shqiptare, duke u perhapur drejt rajonit te Medunit e Kucit ne veri, ne bregun e liqenit te Shkodres ne jug dhe deri ne Helm ne lindje, krijuan nje brez mbrojtjeje me gjeresi 30 km dhe te thelle afersisht 10 km. Me 22 prill pararoja e ushtrise malazeze prej 9.000 veta, te rreshtuar ne 20 batalione, te perqendruarar ne qytetin e Podgorices dhe rreth saj, marshoi drejt kufirit, u hodh ne mesymje drej Tuzit dhe Grudes ose krahut te djathte te brezit te mbrojtjes se vullnetareve shqiptare. Ndeshja e pare u be perpara ures se Cemit dhe ne Helm. Pasi zune me shpejtesi pozicionet e boshatisura prej ushtrise osmane, ushtaret e Lidhjes u vune ne gatishmeri per lufte. Kur dy kolona te ushtrise malazeze iu drejtuan Ures se Rzharnices disa qindra luftetare shqiptare u perqendruan menjehere atje dhe iu pergjigjen sulmit te armikut me zjarr. Qe ne krismat e para grupet e vullnetareve te Malesise se Madhe u hodhen ne sulm te furishem kunder forcave malazeze ne Helm. Ushtria malazeze u thye dhe u terhoq per ne Podgorice, duke lene te vrare e te plagosur. Po keshtu edhe mesymja e saj ne drejtim te Grudes, sidomos ne sektoret e Medunit dhe te Kucit, nuk pati sukses. Ne fund te muajit prill ne vijen kufitare qene perqendruar 7.000 vullnetare, numri i te cileve pas nje jave, me ardhjen e forcave mirditore, u rrit ne rreth 9.000 veta. Prej tyre, 7.000 qendruan ne gatishmeri ne shtepite e tyre qe, ne rast se jepej kushtrimi, ato te niseshin per ne front. Perpara
Kajo
Kajo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1050
<b>Hobi</b> Hobi : leximi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Kukës
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2011

ÇËSHTJE USHTARAKE TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT Empty Re: ÇËSHTJE USHTARAKE TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT

Thu 12 May 2011 - 11:35
kesaj force ushtria malazeze u step, madje mori masa mbrojtese, e trermbur nga mesymja e shqiptareve. Mbrojtja e Hotit dhe e Grudes nxori edhe nje here ne pah aftesite organizuese dhe drejtuese luftarake te shqiptareve.
Fitorja e Hotit dhe e Grudes e ngriti edhe me larte moralin dhe besimin e vullnetareve shqiptare, aq sa nga radhet e tyre doli propozimi per te organizuar nje mesymje kunder ushtrise malazeze dhe per ta detyruar Knjaz Nikollen qe te hiqte dore nje here e pergjithmone nga lakmia e tij per trojet shqiptare. Kete ide e perqafoi Hodo Sokoli, kryetari i shtabit ushtarak te Shkodres, por edhe Ali Pash Gucia, kryetar i shtabit ushtarak te Kosoves, i cili u zotua te fillonte shpejt mesymjen me forcate tij nga Plava dhe Gucia, per t`u futur ne thellesi te viseve malazeze. Por udheheqja e Lidhjes se Prizrenit, per te mos shkaktuar nderlikime nderkombetare, nuk u pajtua me planin e mesymjes se propozuar nga poshte.
Duke pare forcen dhe kembenguljen e shqiptareve, Fuqite e Medha e ndryshuan perseri vendimin. Anulluan dhenien e Hotit e te Grudes, Malit te Zi. Per te kompensuar kete, caktuan krahinat e Ulqinit e te Tivarit dhe rrethinat e tyre. Si reagim ndaj vendimit te ri te Fuqive te Medha, edhe Lidhja Shqiptare e Shkodres organizoi mbrojtjen e Ulqinit. Organizimi i mbrojtjes filloi ne gusht dhe mbaroi ne muajin nentor 1880. Ne gusht afersisht 2.000 vullnetare te qytetit dhe rrethines se Ulqinit, rrembyen armet. Pas kesaj, valiu turk me 6 batalione, shkoi ne Ulqin.
________________________________________
Por edhe ekspedita e tij nuk dha rezultat. Madje pasi u muar vesh se flota luftarake e Fuqive te Medha do te shkonte ne Ulqin, me 17 shtator 1880, rreth 6.000 vullnetare shqiptare sulmunan dhe moren ne duart e tyre Ulqinin, duke e detyruar ushtrine turke te mbyllej ne kazerma dhe me vone te largohej fshehurazi nga qyteti. Mirepo me 25 tetor ne Shkoder erdhi marshalli Dervish Pasha me 21 batalione. Ne muajin nentor, si rrjedhoje e trysnise, premtimeve dhe kercenimeve, ne Komitetin Kombetar te Shkodres ndodhen percarje, qe u shoqeruan edhe me dobesimin e mbrojtjes se Ulqinit. Numri i vullnetareve mbeti afersisht 3.000 veta. Perballe tyre grupimet e forcave rrethuese armike arriten gati 10 here me shume ne forca te gjalla dhe te pakrahasueshme ne armatimin dhe ne tekniken luftarake. Keshtu forcat ushtarake malazeze ishin 6.000 veta dhe 4 bateri artilerie ne afersi te malit Suterrman nga veriu. Flota luftarake detare e bashkuar e Fuqive te Medha, 17 anije te medha me 138 topa dhe 7.300 detare, zoteronte krejt detin perpara qytetit. Ushtria osmane prej 22 batalione mbante te bllokuar te gjithe rajonin Lezhe dhe Shengjin e deri ne Shkoder. Qellimi forcave te kualicionit ishte qe me anen e demonstrimit te forces dhe trysnise e bllokimit, t`i detyronte shqiptaret te hiqnin dore nga lufta per mbrojtjen e Ulqinit dhe t`ua dorzonin ate malazezeve.
Vullneti i Fuqive te Medha dhe nderhyrjet e kercenimet e Portes se Larte per te dorezuar Ulqinin vijuan te ndeshnin ne kundershtimin e vendosur te shqiptareve. Te 3.000 vullnetaret shkodrane, te komanduar nga Isuf Sokoli zune pozicionet dhe qendruan ne gatishmeri per te perballuar sulmin nga do qe te vinte. Me 21 nentor 1880 ai urdheroi te kalonte ne mesymje ne drejtim te Ulqinit. Me 22 nentor repartet e skalionit te pare te ushtrise turke u ndeshen me vullnetaret shkodrane afer Klenjes dhe ne malin e Mazhures. Ne fillim mbrojtesit i sprapsen sulmet e ushtrise turke, por me futjen ne luftim te forcave te tjera, sidomos te zjarrit te artilerise, vullnetaret shqiptare u detyruan te lene vijat mbrojtese dhe te terhiqen. Ne kete menyre trupat osmane hyn ne Ulqin. Sipas marreveshjeve dhe kushteve te kerkuara me kembengulje nga qeveria malazeze, largesia e trupave turke, qe do te largoheshin nga qyteti, dhe atyre malazeze qe do ta merrnin ate, u be deri ne 50 hapa, aq sa Dervish Pasha deklaroi se u desh t`i merrte prej dore malazezet per t`i prure ne Ulqin.
Veprimin e fundit te luftes se armatosur te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit e perbejne kryesisht betejat mbrojtese kunder osmane te prillit 1881. Ne dhjetor 1880
Kajo
Kajo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1050
<b>Hobi</b> Hobi : leximi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Kukës
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2011

ÇËSHTJE USHTARAKE TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT Empty Re: ÇËSHTJE USHTARAKE TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT

Thu 12 May 2011 - 11:35
udheheqja e Lidhjes u shpall Qeveri e Perkoheshme. Gjate muajve dhjetor, janar e mars 1881, ajo kreu disa operacione politiko-ushtarke dhe shtriu pushtetin e saj ne Kosove, ne rajonin e Shkupit ne rrethin e Dibres, por pa zhvilluar ndonje luftim te rendesishem me forcat turke. Betejat kryesore ndermjet forcave te Lidhjes dhe ushtrise perandorake osmane u zhvilluan prej 17-22 prill 1881 ne rajonin Ferizaj, Slivove, Shtimlje, Caraleve, Duhel dhe Suhareke. Me 22 prill luftimet u zhvilluan ne Qafe te Dules, ne Suhareke dhe ne Prizren. Me 23 prill forcat osmane pushtuan Prizrenin. Ne keto luftime turqit lane rreth 2.000 te vrare, kurse shqiptaret me se 1.000 veta. Ne maj dhe ne qershor qendresa vijoi ne Rrafshin e Dukagjinit e ne Lume, kurse ne korrik edhe ne Diber, por me forca rajonale. Ne vjeshte te vitit 1881 veprimet luftarake rane krejtesisht.
Betejat e forcave te Lidhjes kunder ushtrise osmane perbejne nje deshmi tjeter te vendosmerise, te karakterit dhe te kuptimit te ri ushtarak qe arriti Lidhja Shqiptare e Prizrenit per luften e armatosur. Ne teresi llojet dhe format e luftimit qe perdoren dhe zbatuan forcat e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ne teatrot e ndryshme te luftes se armatosur, paten ndryshime thelbesore ne krahasim me ato qe u zbatuan ne etapen e pare te Rilindjes Kombetare. Per te arritur qellimin e mbrojtjes, Lidhja iu permbajt parimit te perqendrimit te forcave te mjaftueshme ne cdo front e sektor qe kercenohej.
Perfundime e mesime mbi veprimtarine politike e ushtarke te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Lidhja ne nje situate teper te veshtire mori ne duart e veta fatin e kombit dhe deklaroi boterisht se zot i vetem i tokave shqiptare ishin vete shqiptaret. Levizja perfaqesonte interesat kombetare dhe ekonomike e shoqerore te kombit shqiptar duke i realizuar ato nepermjet zbatimit te nje programi perparimtar demokratik. Meqenese poltiken ne Ballkan e benin Fuqite e Medha dhe se nuk u realizua ndonje aleance e perbashket me ndonje fuqi tjeter, Lidhja u mbeshtet teresisht ne forcat e brendshme. Krahas perpjekjeve per ruajtjen e Shqiperise nga coptimet e shovinisteve fqinje, Lidhja luftoi per bashkimin e trojeve shqiptare ne nje teresi te vetme kombetare autonome.
Rendesia e vecante e veprimtarise se Lidhjes qendron se perhere te pare pas periudhes se lavdishme te Skenderbeut diti te bashkoje, organizoje e drejtoje levizjen popullore shqiptare per ruajtjen e teresise territoriale e shpetimin kombetar. Lidhja percaktoi e zbatoi me rigorozitet, si te vetmen rruge per shpetimin kombetar, luften e armatosur. Pavaresisht se perpjekjet me arme u kufizuan ne nje pjese krahinash te Shqiperise se Veriut, ideja dhe fryma e lidhjes ndikuan ne te gjitha trojet shqipatre. Nga gjiri i Lidhjes dolen njerez te medhenj e te shquar te penes e te pushkes; udheheqes e komandante te degjuar, te fjales e te vepres; shkrimtare e patriote si: Abdyl Frasheri, Sulejman Vokshi, Ymer Prizreni, Sami Frasheri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Mic Sokoli. Ali Ibra etj.
Veprimtaria e Lidhjes eshte pjese perberese e levizjes popullore ballkanike dhe evropiane, sepse drejtoheshin ndaj te njejtit pushtues, Perandorise Osmane dhe synonin çlirimin dhe bashkimin e kombeve te shtypura. Per realizimin e qellimeve startegjike te Levizjes Kombetare Shqipetare, u krijuan Forcat e Armatosura me karakteristikat e nje ushtrie moderne te kohes e cila ishte nje prej ushtrive te para kombetare me karakter popullor e çlirimtar. Ne kuadrin e pergjithshem te detyrave te tyre, Lidhja dhe forcat e saj te armatosura, zbatuan kryesisht nje strategji mbrojtese. Edhe pse u shtyp Lidhja Prizrenit, la gjurme te pashlyera ne ndergjegjen dhe kujtesen e kombit shqiptar.Ajo ushtroi nje ndikim te thelle ne ngjarjet e mevonshme historike shqiptare.
Sponsored content

ÇËSHTJE USHTARAKE TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT Empty Re: ÇËSHTJE USHTARAKE TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi