Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Flori Mumajesi rrezikon pjesëmarrjen ne Top Fest Empty Flori Mumajesi rrezikon pjesëmarrjen ne Top Fest

Tue 24 May 2011 - 16:26
Flori Mumajesi dhe kënga e tij “Tallava” ka qenë një nga risitë e edicionit të tetë të Festivalit “Top Fest”.Kënga që ka sjellë një tjetër frymë mes konkurrenteve dhe parodia që ai u bën gjithë njerëzve që pëlqejnë këtë rrymë muzikore, por që nuk preferojnë ta pohojnë këtë publikisht, është shoqëruar me komente nga më të ndryshmet në rrjetin social Facebook.Përsos kësaj, paraqitja e tij skenike në prezantimin e parë të këngës, ka qenë mbresëlënëse.Veshja e tij dhe ekrani përpara fytyrës kanë qenë mjaft interesante, transmeton Mapo.Nga ana e vet, kantautori i suksesshëm ka pohuar në media se do të ishte i kënaqur, nëse kjo këngë do të vlerësohej me çmimin “Tendencë”.Deri këtu, gjithçka duket në rregull! Por ndryshimi i natës finale të Top Fest më 5 Qershor duket se e vështirëson pjesëmarrjen fizike të Mumajesit. Kjo pasi në datë 4 Qershor, Flori do të jetë i pranishëm në Sofje të Bullgarisë, për të prezantuar këngën e tij konkurrente në këtë garë “Origjinale”.Këngë e krijuar prej tij dhe që përfaqëson Shqipërinë në këtë edicion të dytë të ndarjes së Çmimeve Ballkanike. Nuk dihet nëse ai do të arrijë të jetë prezent edhe në Pallatin e Kongreseve një natë më pas, por mungesa e tij do të sillte padyshim mërzi te fansat shqiptarë, që presin ta shohin në skenë atë natë!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi