- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
“Himara, Dhërmiu, Saranda, plazhet më të pastra, pistë në Durrës e Kavajë”
Sun 5 Jun 2011 - 15:06
Plazhet më të pastra në Shqipëri mbeten ato në jug të vendit. Autoritetet e Agjencisë së Mjedisit dhe Pyjeve kanë kryer vlerësimet e fundit sipas të cilave plazhet e Himarës, Dhërmiut dhe Sarandës janë më të pastrat në vend. Agjencia bën të ditur se plazhet në veri të vendit kanë nevojë për një ndërhyrje si nga pushteti vendor ashtu dhe nga ai qendror.“Plazhi i Dhërmiut, i Himarës dhe pjesë të plazhit të Sarandës ngelen plazhe të pastra, pa mbetje mikrobiale. Sistemi i plazhit të Velipojës është i pastër. Rreth 14% janë plazhe me një cilësi shumë të mirë, 42% janë të mirë dhe rreth 43% janë jo të mirë. Plazhi i Shëngjinit, rreth 60% janë plazhe cilësore, por pjesa tjetër ka nevojë për ndërhyrje”, kanë thënë zyrtarët.Sipas tyre, gjendja është alarmante në plazhet e Durrësit, Kavajës dhe plazhin e vjetër të Vlorës. Ngarkesa e mikrobeve në këto plazhe është e lartë, thonë specialistët.“Në plazhin e Durrësit, Kavajës dhe plazhin e vjetër i Vlorës, nëse nuk ndërhyet nëpërmjet kanalizimeve, mbledhjes së ujërave dhe krijimin e impianteve për përpunimin e këtyre ujrave atëherë popullsia këtu e gjen jo shumë të pastër këtë plazh dhe shërbimin atje”, thanë burimet.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi