Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiperi “Shqipëria refuzon planin serb për ndarjen e Kosovës”

Mon 6 Jun 2011 - 16:11
Tirana ka hedhur poshtë idenë e Beogradit për ndarjen e Kosovës, shkruan sot shtypi i Prishtinës. Me kryetitullin në ballinë “Përgjigjet Tirana”, gazeta Express përkujton se zyrtarë të lartë në Qeverinë e Serbisë duke folur për mundësinë e ndarjes së Kosovës, kanë përfshirë në debat edhe shtetin shqiptar. Gazeta prishtinase shkruan te dielen se Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, ka ripërsëritur se qëndrimi i shqiptarëve është i qartë dhe se e mbështesin plotësisht integritetin territorial të Kosovës. “Republika e Shqipërisë qëndron fort për integritetin territorial të Kosovës dhe atë e mbështet fuqishëm për njohje të reja të pavarësisë së saj”, ka thënë Haxhinasto, në një prononcim për Express. Sipas vlerësimeve të Ministrit shqiptar, ideja e krijimit të shteteve etnikisht të pastra nuk funksion në territorin e Bashkimit Europian, ku synojnë të integrohen edhe vendet e Ballkanit. “Ndarja e territoreve dhe shkëmbimeve të territoreve është një filozofi krejtësisht arkaike dhe e dështuar”, ka vlerësuar kryediplomati shqiptar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi