Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Dashurisë së paharruar Empty Dashurisë së paharruar

Sat 11 Jun 2011 - 11:58
Që kur i shkëmbyem fjalët e para e kam ditur se je i veçantë dhe se jam duke “u lëshuar” në diçka serioze, në diçka që mund të jetë edhe e mirë edhe e keqe. E kam ditur këtë.

E kam ditur nga ato fjalët e tua të mira se do të dashurohem në sytë e tu të ftohtë, të cilët aq shumë më kanë tërhequr, dhe e dija se do të vuaja. Ndërmjet nesh gjithmonë ka qenë ose dashuria ose urrejtja.

Momentalisht është kjo e dyta. Megjithatë, edhe kur të urrej jashtëzakonisht më mungon, edhe pse të gjithë që janë përreth meje i bindi se jam “OK” dhe se të kam harruar e tejkaluar. Por e vërteta është ndryshe. E dhimbshme…

Sinqerisht, më duhesh. Jashtë mase më nevojitesh. Sikur të jem e bërë e varur në ty, në të vërtetë, ti je droga ime. Kur nuk të shoh, çmendem, ndërsa kur të shoh, kur je afër meje, vuaj. Vuaj pasi që më je aq afër, dhe nuk mund të përqafojë.

Vuaj se më nevojitesh dhe ... të dua... por perëndia ka plane të tjera me ne. Shpesh i kujtojë disa ditë të lumtura nga lidhja jonë, të cilat janë të shumta. Më kujtohet kur nuk e kam ditur se çka janë lotët, por tani këtë shumë mirë e di.

Më ke lënduar, por sidoqoftë të dua. Askush nuk mundet të më sqarojë se pse të dua kaq shumë. Dhe e di se dashuria jonë nuk është sikur zjarri, që përsëri të ndizet. Por jeta është duke më shkuar tutje me mendime për ditët e dështuara...

E kujtoj, kemi qenë atëherë vetëm një, unë e ti. I kujtoj të gjitha, edhe atë të cilën më është dashtë ta harrojë që moti. E kujtoj shijen e buzëve tua të cilat nuk kam guxuar t’i puth.

E di, nuk mund t’i harrojë të gjitha kur do të doja, por pyetem se pse të kam dashur, edhe pse nuk kam guxuar.

Nita nga Gjilani
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Dashurisë së paharruar Empty Re: Dashurisë së paharruar

Sun 12 Jun 2011 - 13:38
Që kur i shkëmbyem fjalët e para e kam ditur se je i veçantë dhe se jam duke “u lëshuar” në diçka serioze, në diçka që mund të jetë edhe e mirë edhe e keqe. E kam ditur këtë. E kam ditur nga ato fjalët e tua të mira se do të dashurohem në sytë e tu të ftohtë, të cilët aq shum...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi