Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ronaldo “urren” Barcelonën: Nuk iki nga Reali, paratë nuk janë gjithçka! Empty Ronaldo “urren” Barcelonën: Nuk iki nga Reali, paratë nuk janë gjithçka!

Tue 14 Jun 2011 - 16:43
Futbollisti i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit tek Manchester City. Në një rrëfim, i pari që pas ofertës shumëmilionëshe, portugezi ka deklaruar se është shumë i lumtur në Spanjë dhe gjatë kësaj vere nuk do të nënshkruajë për Cityn që ka ofruar 170 milionë euro për Ronaldon.
“Nuk është keq që ato shifra që përmenden, por nuk shkoj tek City. Unë ju jap fjalën se nuk do të ndodhë një transferim i tillë. Paraja nuk është gjëja më e rëndësishme. Me rëndësi është sjellja dhe dashamirësia e njerëzve, të cilën e përjetoj te Reali. Për këtë arsye jam i lumtur në Madrid dhe dëshiroj ta respektoj kontratën me Realin deri në fund. Madje, nëse klubi madrilen më ofron kontratë të re do ta nënshkruaja që tani”, ka theksuar Ronaldo.
Rreth zërave për transferimin eventual të Nejmarit nga Santoshi dhe Agueros nga Atletiko Madridi, portugezi është shprehur: “Nuk e kam ditur se po flitet për ardhjen e tyre. Që të dy janë futbollistë të shkëlqyer. Nuk mund ta paramendoj vetën së bashku me Agueron, sepse ai nuk është pjesë e Realit, por mund të them se ëstë futbollist i jashtëzakonshëm. Sa i përket brazilianit Nejmara e kam parë dy herë duke luajtur dhe më ka mahnitur. Është shumë i mirë”. Më tej, Ronaldo ka thënë se do të dëshironte që drejtuesit e klubit ta blejnë kartonin e Emanuel Adebajorit, i cili në afatin e dimrit iu bashkua Realit në formë huazimi nga Siti. “Nëse do të isha president i klubit, atëherë do ta mbaja Adebajorin në skuadër. Ai është një lojtar shumë i mirë dhe një person me karakter të lartë. Kurrë nuk është e mjaftueshme të jesh vetëm futbollist cilësor”, ka nënvizuar Ronaldo. Ndërkaq, në pyetjen rreth përforcimeve të Barçës për edicionin e ri, ylli portugez është përgjigjur: “Nuk më intereson aspak. Mund të sjellin edhe Maradonën apo Krojfin. Përkundër respektit që kam për Barcelonën, nuk më intereson se kë do të marrin si përforcim”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi