Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Spermë e prodhuar në laborator Empty Spermë e prodhuar në laborator

Wed 15 Jun 2011 - 11:31
Spermë e prodhuar në laborator Sperma
Për një kohë të gjatë është konsideruar se është e pamundur për t’u bërë, por japonezët treguan se janë mjeshtër të vërtetë për gjetjen e shpikjeve të reja. Një ekip i shkencëtarëve arritën që në mënyrë artificiale të krijojë spermë pjellore nga gjitarët, që do të mund të jetë hapi i radhës në trajtimin e inferilitetit tek çiftet që kanë problem me nisje të shtatzënisë. Historikisht, shkencëtarët kanë tentuar të krijojnë spermë jashtë trupit, me dekada të tëra, por deri më tani nuk kishin arritur suksese të rëndësishme në këtë fushë.

Takehiko Ogave dhe kolegët e tij nga Universiteti në Okinava zbuluan se arsyeja e suksesit është në ndryshimin e kushteve në të cilat ajo është prodhuar. Formacioni i spermës në epruveta dhe enë të laboratorit ku ishte e krijuar ka zgjatur rreth dy muaj. Më vonë sperma e pjekur është bashkëdyzuar me qeliza vezë, pas së cilës është zbuluar se është funksionale si edhe procesi natyror. Ky zbulim, sipas shkencëtarëve nuk do të jetë i përdorshëm vetëm tek çiftet që luftojnë inferilitetin, por edhe tek meshkujt që i janë nënshtruar kimioterapisë.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi