Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shoferi s`jep përparësinë, 3 të plagosur nga kamioni në Korçë-Pogradec Empty Shoferi s`jep përparësinë, 3 të plagosur nga kamioni në Korçë-Pogradec

Fri 17 Jun 2011 - 19:16
Tre persona, mes të cilëve edhe një fëmijë, mbetën të plagosur sot si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Korçë-Pogradec.
Makina me të cilën po urdhëronin të dëmtuarit sipas policisë është përplasur me një kamion pranë kryqëzimit të Maliqit.
Tre të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur kishin ndaluar me makinën e tyre në një karburant dhe teksa makina po dilte nga pika e karburantit për të hyrë në rrugë kryesore është përplasur nga një kamion i cili po udhëtonte me shpejtësi.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar urgjentisht në spitalin e Korçës ku po marrin ndihmën mjekësore, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Sipas të dhënave të deritashme drejtuesi i makinës ka gabuar pasi ka qenë duke hyrë në rrugë kryesore nga rruga dytësore por nuk i ka dhënë përparësi kamionit që ecte në vijë të drejtë në rrugën interurbane.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi